LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e vrau kulturën?!

20 Shtator 2020, 13:00, Opinione CNA
Kush e vrau kulturën?!

Nga Përparim Kabo

Kultura vritet me dy mënyra, vritet me antikulturën dhe kjo është e dallueshme, e prekshme dhe tejet provokuese, por ka edhe një mënyre tjetër. Kultura vritet me pseudokulturën që arrin kulmin me snobizmin i cili kur ka edhe mundësi monetare, blen modernitetin vezullonjës, e vesh atë, e kreh e nanurit e bojatis dhe me tej e deklamon, e shet dhe e sjell fal propagandës si gjendje shpëtimi. Kultura është investim i gjatë i vështirë që kërkon punë, kohë, që do përkushtim, motivim dhe vlera të cilat ushqehen nga liria.

Një shtet që mbledh vetëm taksa dhe vë gjoba dhe tregon forcën vetëm me njerëzit me uniformë, ia ka mbyllur shtegun kulturës, atje nuk ka më klimë ku njerëzit të ndjehen mirë shpirtërisht dhe të mekuar me ushqimin kulturor. Kultura ndërtohet edhe nga kritika e shëndetshme, por kjo formë sjellje e specializuar nuk duhet të shëndrohet në një thikë që fillimisht të përkëdhel lekurën dhe me tej ngulet thellë e më thellë, deri sa ç?ka është krijuar vritet, ose është e përmbysur dhe e pështyrë. Kultura është komunikim dhe ne kohën që jetojmë mediatizimi ka në dorë si të thuash fatin e saj.

Media e paguar mund që t’i shërbejë një kulturë të vjetër, të prapambetur, të helmuar dhe të padenjë ashtu si edhe mund të ndodhi që media e frymëzuar nga ndjenjat e skupit dhe të blerjes së vëmendjes mund të të përmbysi gjëra principiale dhe të t’a bej të zezën të bardhe, të bardhën të zezë, grin jeshile dhe të kuqen mavije…Kultura është investim historik dhe si e tillë ajo ka njerëzit e saj, ka të vetsakrifikuarit e saj, ka dëshmorët e saj.

Tashme në Shqipëri ne s’kemi më njerëz të tillë, jo se ata dhe ato nuk ekzistojnë; jo se ata dhe ato nuk punojnë dhe nuk rropaten, përkundrazi kemi dhe ata/ato luftojne me mish dhe me shpirt, por në një shoqëri pa ideale, ku injorantet kanë pushtetin dhe bëjnë ligjin, është e kuptueshme, të parët që goditen janë njerëzit e kulturuar ata që bëjnë dallimin. Pikërisht ata nuk duhen lejuar të ndërtojne klimën e shoqërisë. Kështu dalin të fortët të pasurit me rrugë kriminale, femra pa tru që shesin trupin të ata, e me tej media on line që bëjnë lajm jetët e tyre banale dhe i shesin ata si model të shoqërisë.

Kultura është në hall në këtë vend sepse u shkatrrua çfarë u ndërtua se paku në 100 vite. Tashmë prej 30 vitesh ne thasët e magazinës së historisë gjen eshtrat e saj….Pakultura dhe kriza e ideve ka shkaktuar gjendjen ku jemi, aq sa kemi njerëz me “armë në dorën e mendjes” që tanimë ndajnë fatet e ish kulturës sipas protokollit se cili është mik cili armik, cili është që bën e cili duhet hedhur në koshin e plehrave. Kultura sjell të ardhmen madje e parasjell atë, por tek ne syte e mendjes dhe të kulturës ose nuk janë ose janë prapa kokës, shohin të shkuarën dhe meren me të duke gjetur agjenta, tradhetare, të paafte, anti-atdhetare dhe turli emërtimesh që i takojnë fjalorit të rregjimit të djeshem…

Ja përse Shqipëria krahës krizës në fusha të tjera ka edhe një krizë kaq thelbësore…Një shoqëri e pakulturuar ose e keqkulturuar nuk ndërton dot sitemin e lirisë të rregullit edhe të demokracisë.

Lajmet e fundit nga