Connect with Us

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Kronika

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Publikuar

-

Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka nodhur në Fier, ku një 31-vjeçar kërcënoi se do të vetëvritej me kallash.

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabire Meta, hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet.

Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën e tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes.

“Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.”, tha i ati gjatë një interviste për Report Tv.

Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

LEXO EDHE:  U plagos nga fqinji dhe humbi jetën në spital/ Kryeplaku: U vranë për 3 rrënjë kumbulla

“Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel”, u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

“Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them”, tha e ëma./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërron jetë te Trauma kirurgu

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Mjeku Qesk Gjergji ka ndërruar jetë pak më parë në spitalin e Traumës, pasi u përfshi mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjergji, i cili është mjek kirurg në spitalin e Lezhës, mori plagë të shumta, dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Ai u përplas nga një makinë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku dhen dërroi jetë sipasojë e plagëve të marra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gruaja në Elbasan bie në pus/ Zjarrëfikësja drejt vendngjarjes

Publikuar

-

Nga

Gruaja në Elbasan bie në pus/ Zjarrëfikësja drejt vendngjarjes

Një grua ka rënë brenda një pusi në fshatin Mirakë të Elbasanit.

Zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat.

Policia njofton se gruaja është nxjerrë menjëherë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Librazhd / Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE