Connect with Us

Katër persona humbin jetën në 24 orë/ Luhatje shifrash nga Covid-19

Shëndeti

Katër persona humbin jetën në 24 orë/ Luhatje shifrash nga Covid-19

Publikuar

-

Katër persona humbin jetën në 24 orë/ Luhatje shifrash nga Covid-19

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjithashtu mësohet se janë kryer 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja janë në kë to bashki: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)

Testime totale 79730

Raste pozitive 12385

Raste të shëruara 6940

Raste Aktive 5083

Humbje jete 362  (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2501

Durrës 567

Shkodër 372

Lezhë 297

Elbasan 287

Korçë 245

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 116

Dibër 73

Gjirokastër 72./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,964 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Shifrat në Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

LEXO EDHE:  Procesi i zhvillimit të vaksinave është i sigurt, dyshimet janë të pabaza

Statistika (14 Maj 2021)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë nga QSUT/ Ekpi i kirurgjisë kryen ndërhyrjen e rrallë laparoskopike

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë nga QSUT/ Ekpi i kirurgjisë kryen ndërhyrjen e rrallë laroskopike tek një 40-vjeçare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë në rrjetet sociale.

Ajo njofton se në QSUT në Spitalin Kirurgjikal është është kryer me sukses një ndërhyrje e rrallë laparoskopike tek një 40-vjeçare.

Manastirliu falenderon mjekët me në krye prof. Arvin Dibrën, prof. asc. Majlinda Naço, dr. Ana Mandi etj, të cilët arritën të kryenin me sukses një ndërhyrje të tillë me shkallë të lartë vështirësie

LEXO EDHE:  Kërkoi pushim të hetimeve për “dosjen 339”/ 10 000 euro dhuratë, për prokuroren nga vëllai

LEXO EDHE:  Shifrat në Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

“Një ndërhyrje e rrallë laparoskopike, e shkallës shumë të lartë të vështirësisë, është kryer në Spitalin Kirurgjikal në #QSUT tek një 40-vjeçare, falë zotësisë së ekipit të kirurgjisë dhe infrastrukturës moderne që kemi siguruar, përmes investimit #transformues me ndërtimin e Spitalit të Ri Kirurgjikal

Super punë e prof. Arvin Dibrës, prof. asc. Majlinda Naço, dr. Ana Mandi, asistentët Rigers Gjyli, Renata Ceni dhe instrumentare Feranda Demiri”, shkruan ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Gripi dhe Covid-19/ Basti i Novavax, dy vaksina në një

Publikuar

-

Nga

Gripi dhe Covid-19/ Basti i Novavax, dy vaksina në një

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Kompania amerikane e bioteknologjisë ka kryer provat e para të kafshëve të një vaksine të vetme duke kombinuar ato që po zhvillon veçmas kundër gripit dhe Covid-19, me rezultatet fillestare pozitive.

👉Kjo vaksinë unike duhet të mbrojë nga gripi dhe Covid-19 . Kjo formule e Novavax përdor teknologji të ndryshme nga ajo e përdorur për vaksinat që tashmë janë licencuar gjerësisht në të gjithë botën. Është një e ashtuquajtur vaksinë “nën-njësi”, e bazuar në proteina që shkaktojnë një përgjigje imune, pa viruse.

👉Sipas kompanise,  ajo  ka kryer prova fillestare tek kafshët me vaksinën unike, me rezultate fillestare pozitive. Ajo e administroi këtë vaksinë që përmbante të dy produktet tek

furetët dhe hamsterët.

👉Kjo “ka shkaktuar përgjigje të forta kundër gripit A dhe B dhe mbrojtjes kundër SARS-CoV-2”, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, sipas  Novavax.

LEXO EDHE:  Psikologia: Ndryshimi i orës shkakton depresion dhe stres

LEXO EDHE:  “Qëndrimi im në spitalin privat në Tiranë ishte gabim i pafalshëm”/ Avni Ponari: Po të mos shkoja në Vjenë...

👉Një gjë është e sigurt, kjo vaksinë nuk do të mbërrijë menjëherë. Novavax njoftoi të hënën vonesat në kërkesën e saj për autorizim për vaksinën e saj anti-Covid, e cila bëri që çmimi i aksionit të saj të binte në burse.

👉Novavax ishte zotuar të vinte në dispozicion të programit ndërkombëtar të vaksinimit anti-Covid, Covax, 1,1 miliardë doza të kandidatit të saj të vaksinës.

👉Kompania ka në plan të fillojë testimin mbi njerëz, fillimisht në një numër shumë të vogël, “deri në fund të vitit”.

🙏”Ata besojmë se kjo vaksinë e re kandidate, që rezulton nga një kombinim (…) mund të jetë një mjet i rëndësishëm në të ardhmen në luftën afatgjatë kundër këtyre dy viruseve të frymëmarrjes (Gripi & Covid 19)”

LEXO TE PLOTE