Connect with Us

Intervista/ Si e kërcënojnë shoqërinë teoritë e konspiracionit

Blog

Intervista/ Si e kërcënojnë shoqërinë teoritë e konspiracionit

Publikuar

-

Intervista/ Si e kërcënojnë shoqërinë teoritë e konspiracionit

Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vlefshme teoricienëve të konspiracionit të të gjitha llojeve. “Der Spiegel” bisedoi me ekspertin e teorisë së konspiracioneve, Majkëll Bater mbi rreziqet që paraqesin ide të tilla për demokracinë tonë, dhe mbi mënyrën se si t’i bindim ithtarët e këtyre teorive se e kanë gabim. Bater, 43 vjeç, është profesor i letërsisë amerikane dhe historisë kulturore në Universitetin e Tybingenit në Gjermani.

A besoni ju se shumica e njerëzve që po protestojnë kundër masave të vendosura nga qeveria gjermane kundër koronavirusit, janë përkrahëse të teorive të konspiracionit. Dhe pse ndodh kjo?

Ata nuk mendojnë me argumente të arsyeshme, dhe e dëshmojnë hapur se e konsiderojnë koronavirusin si një shpikje ose si një rrezik të ekzagjeruar. Ata nuk mbajnë maska, i shpërfillin rregullat e distancimit social, dhe besojnë në një narrativë mjaft tipike.

Cilën?

Që elita – pra politikanët, shkencëtarët dhe media tradicionale – e kanë krijuar artificialisht këtë kërcënim për të garantuar privilegje të caktuara, dhe për t’ua hequr njërëzve të zakonshëm të drejtat që gëzojnë. Në vendet ku ka pasur një numër më të madh vdekjesh

nga pandemia, në lojë futen edhe narrativa të tjera.

Atje, historitë në lidhje me armët biologjike, që pretendohet se e kanë lëshuar virusin, po luajnë një rol më të madh. Në fillim, kur ekzistonte frika se Gjermania mund të kishte një numër të ngjashëm rastesh si në Itali apo Francë, kjo narrativë ishte më e përhapur këtu.

Doni të thoni që çdo teori konspirative, është e rrënjosur në rrethanat e momentit?

Kjo ka të bëjë me zhvillimin e ndjenjës së koherencës për jetën e gjithsecilit. Edhe nëse është kryesisht sub-kriminale, ajo është një domosdoshmëri elementare e njeriut. Përmes internetit, është veçanërisht e lehtë ta bësh këtë me ndihmën e mediave alternative. Rezultati është zhvillimi i kundër-publikut, në të cilin njerëzit, pikëpamjet e të cilëve konsiderohen të rreme në publikun tradicional, nderohen dhe respektohen si autoritete.

Por në protestat që janë zhvilluar kohët e fundit, nuk kanë marrë pjesë vetëm ata që nuk besojnë se koronavirusi ekziston. Atyre u janë bashkuar edhe shumë njerëz, që prej kohësh janë kundër vaksinave, apo që besojnë se valët e telefonisë celulare janë të rrezikshme…

Edhe ata besojnë se janë viktima të një komploti, dhe kanë një gjë të përbashkët:Kanë identifikuar të njëjtët fajtorë. Ata brohorisin “Poshtë Merkel!”, dhe do të donin të zhduknin demokracinë përfaqësuese, në të cilën njerëzit nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e marra.

Në një dokumentar televiziv të kohëve të fundit, një burrë tha para kameras se elita gjermane pi gjakun e fëmijëve të vegjël. Çfarë i shtyn njerëzit në shekullin XXI të besojnë në fantazi të tilla?

Kjo është më pak befasuese nga sa mund të duket në pamje të parë. Në një shoqëri të iluminuar, njerëzit duhet të përballen me shumë pasiguri, dhe të kuptojnë se për shumë pyetje dhe probleme, nuk mund të ketë kurrë një zgjidhje. Por jo të gjithë mund të përballen me atë lloj pasigurie.

Dhe koronavirusi na ka ballafaquar me shumë pasiguri:Gjetjet shkencore mbi Covid-19, po ndryshojnë vazhdimisht, dhe struktura federaliste e Gjermanisë, me vendimet e saj të paqëndrueshme nga landi në land, e forcon edhe më shumë këtë ndjenjë. Disa njerëz e shohin si ngushëlluese të demonizojnë ata që janë në krye të vendit.

Teoricienët e konspiracionit ndihen më rehat se të tjerët?

Teoritë konfirmojnë pikëpamjen e tyre për botën – dhe i largojnë ata nga përgjegjësia. Ata që besojnë se rreziqet e koronavirusit janë fryrë, ndaj as nuk duhet t’u binden rregullave, dhe as të shqetësohen për shëndetin e tyre apo të familjeve të tyre. Edhe për shkak se janë në gjendje t`i shohin të gjithë ata që janë të shqetësuar si pjesëtarë të një komploti armiqësor, ata nuk kanë pse të shqetësohen as për shkeljen e së drejtës së tyre për integritet trupor.

Teoritë e konspiracionit, kanë qenë pjesë e politikës që nga antikiteti. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga e shkuara?

LEXO EDHE:  Edi Rama kërcënon Majkon dhe Blushin: Nuk keni vend në listat për deputetë në 2017

Asnjë që mund të përgjithësohet. Secili grup rrethanash është tepër unik. Në Republikën e Vajmarit, teoritë e konspiracionit ishin pjesë e njohurive të pranuara gjerësisht. Kishte nacionalistë me legjendat e tyre të lashta, komunistët me idenë e tyre mbi një komplot kapitalist që synonte klasën punëtore, dhe kishte ndërkohë propagandë përreth një komploti të supozuar global të hebrenjve. Vetëm në vitet 1960, teoritë e konspiracionit në Gjermani u tërhoqën në skajet e shoqërisë, dhe e ndryshuan rrënjësisht shënjestrën e tyre.

Ç’doni të thoni me këtë?

Deri në atë moment, ato u përdorën kryesisht nga ata me pushtet për të stigmatizuar superfuqitë e supozuara – si hebrenjtë, masonët, socialistët apo katolikët. Por më pas, u shndërruan në një instrument populist për ata që e shohin veten si njerëz të zakonshëm, siç po e vëmë re edhe tani. Në vitet 1970-1980, pasuesve të teorisë së konspiracionit iu desh të investonin shumë më tepër nga koha e tyre.

Ata kopjonin libra dhe shpërndanin broshura. Sot, gjithçka që duhet të bësh është të futesh në google dhe të postosh. Dhe sa më i hollësishëm të jetë informacioni, aq më mirë. Sado që teoricienët e konspiracionit i përçmojnë parimet e Iluminizmit, ata përpiqen vazhdimisht

që t’i imitojnë ato.

Ju po flisni për ditare dhe grafikë të ndryshëm?

Ithtarët e ideve irracionale, mbajnë shënim një mori të dhënash, për të treguar se ata e zotërojnë të vërtetën. Nëse flisni me njerëz që besojnë se qeveria amerikane ishte përgjegjëse për shkatërrimin e kullave binjake më 11 Shtator, do të dëgjoni menjëherë që çeliku i përdorur në ndërtimin e kullave do të shkrihej vetëm në temperatura që nuk mund të arriheshin kurrë nga një shpërthim i karburantit të një avioni.

Argumente të tilla janë të lehta për t’u hedhur poshtë. Por për shkak se njerëzit nuk kanë zakonisht dijeni mbi temperaturat e shkrirjes së çelikut, ekziston një përshtypje fillestare e saktësisë shkencore.

Çfarë mund të bëjnë politikanët për t’i rikthyer “me këmbë në tokë” këta njerëz?

Nuk kanë shumë në dorë. Ne e dimë nga një seri studimesh, që ithtarët e bindur të ideve irracionale i besojnë ato edhe më fort kur u paraqiten ide të kundërta. Më së shumti, veëm anëtarët e familjes ose miqtë mund t’i bindin ata që të rishikojnë qëndrimet e tyre.

Çfarë mund të bëjnë këta të fundit?

Ata duhet t’i pyesin pse i besojnë gjithë këto gjëra, por nuk duhet t’a bëjnë këtë për t’u argëtuar për vete dhe për të zemëruar të tjerët. Në mënyrë ideale, një diskutim i tillë i hapur do të shkaktojë një proces vetë-reflektimi.

Është një proces i gjatë, shpesh i pasuksesshëm, por është e arsyeshme të mbështeten nisma të tilla, me anë të të cilave anëtarëve të familjes mund t’u mësohen strategji të tilla. Në një periudhë afatmesme, mohuesit e koronavirusit paraqesin në fakt një rrezik rrezik real.

Për shembull?

Nëse një lëvizje tipike populiste zhvillohet nga protestat, në të cilën teoricienët e konspiracionit rreshtohen me një trupë njerëzish të pakënaqur, situata mund të bëhet shumë më e pasigurt se sa është aktualisht. Kombinimi i irracionalitetit dhe zhgënjimit është shumë i rrezikshëm, pasi mund t’u hapë rrugë partive anti-demokratike. Dhe tashmë, protestat kanë treguar se shoqëria jonë po ndryshon mbi shumë çështje thelbësore. / Der Spiegel – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo legjendë

Publikuar

-

Nga

Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën e saj magjike, mund të jetë një imazh ikonik i Festës së Hallouinit. Por historia e vërtetë se pse shtrigat lidheshin me një objekt kaq të zakonshëm në shtëpitë tona, është gjithçka përveçse jo magjepsëse.

Nuk është e tamam e qartë, kur u shpik vetë fshesa për herë të parë. Por akti i fshirjes daton që nga kohërat antike, kur njerëzit me gjasë përdorën tufa bimësh të lidhura pas një shkopi, kallamishteje dhe fibrave të tjera natyrore për të hequr pluhurin apo hirin nga një zjarr ose vatër.

Siç shkruan Xh.Brajan Lauder, kjo punë shtëpiake shfaqet madje edhe në Dhjatën e Re, e cila daton në shekujt I dhe II Pas Krishtit. Vetë fjala fshesë, broom në anglisht vjen një bimë me të njëjtin emër, ose kaçube, që është përdorur për të prodhuar shumë pajisje të hershme të pastrimit.

Që nga fillimi, fshesat lidheshin kryesisht me gratë. Por pavarësisht kësaj, shtriga e parë që u tha se hipte dhe fluturonte mbi një fshesë magjike ishte një burrë:Gijon Edelin. Ky ishte një prift nga Shën Zhermen-en-Laje, afër Parisit. Ai u arrestua në vitin 1453 dhe u gjykua për magji, pasi kritikoi publikisht gjuetinë e Kishës kundër shtrigave.

Rrëfimi i tij u bën nën tortura. Në fund ai u pendua, por u burgos për jetë. Në kohën e “rrëfimit” të Edelinit, ishte bërë shumë popullor ideja e shtrigave që hipnin mbi fshesat magjike dhe fluturonin në qiell. Imazhi më i hershëm i njohur i shtrigave mbi fshesa, daton në vitin 1451, kur dy ilustrime u shfaqën në dorëshkrimin e poetit francez Martin Le Shampion dë Dames (Mbrojtësi i Zonjave) .

Në të dyja vizatimet, një grua fluturon në ajër mbi një fshesë; ndërsa tjetra mbi shkop të bardhë.  Që të dyja gratë mbajnë shalle në kokë, që i identifikojnë ato si Valdensiane, anëtarë të një sekti të krishterë të themeluar në shekullin XII-të, të cilësuar si heretiks nga Kisha Katolike, pjesërisht pasi i lejonte edhe gratë të bëheshin priftëresha.

Antropologia Robin Skelton, sugjeron që lidhja midis shtrigave dhe fshesave, mund ta ketë origjinën në një ritual pagan të pjellorisë, në të cilin fermerët kërcenin mbi fshesa nën dritën e Hënës së plotë për të inkurajuar shtimin e të korrave të tyre. Kjo “vallëzim i fshesave”, shkruan ajo, u përzje me tregimet e zakonshme të shtrigave që fluturonin natën rrugës për në aktivitete okulte dhe të paligjshme.

Në vitin 1324, kur vejusha e pasur irlandeze Elis Kajteller u gjykua për magji dhe herezi, hetuesit raportuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, ata gjetën “një shkop të vajisur, mbi të cilën besohej se ajo fluturonte”.

Farmakologu Dejvid Kroll shkruan në “Forbes” se shtrigat e dyshuara në Mesjetë, mendohej se i sajonin porcionet e tyre magjike nga bimë të tilla si Atropa belladonna, Hyoscyamus niger, Mandragora officinarum dhe Datura stramonium, ku që të gjitha përmbajnë kimikate halucinogjene, të njohura si alkaloide tropane.

LEXO EDHE:  Kercenohet me arme aktivisti i PD

LEXO EDHE:  Video-Polici kërcënon qytetarin/ Do të të tërheq zvarrë

Sipas disa rrëfimeve historike, në vend se t’i gëlltisnin këto substanca që ndryshojnë mendjen duke i ngrënë apo pirë, gjë që do t’u shkaktonte shqetësime në zorrë, shtrigat zgjodhën t’i thithnin ato përmes lëkurës, shpesh në zonat më intime të trupit të tyre.

Në librin e tij “Vrasja, magjia dhe mjekësia”, Xhon Man citon një tekst të shekullit XV-të të teologut Xhordan de Bergamo, i cili shkroi se “vulgarët besojnë edhe shtrigat rrëfehen, se në disa ditë ose net të caktuara, ato vajosin një shkop, dhe hipin mbi të në vendin e caktuar”’.

Është e pamundur të dihet nëse histori të tilla, të raportuara në kulmin e ankthit dhe frikës mbi magjinë në Evropë në kohën e Mesjetës, pasqyrojnë apo jo realitetin. Shumica e asaj që dimë mbi magjinë e Mesjetës, na vjen sot nga regjistrat e inkuizitorëve fetarë, gjyqtarët, dhe dëshmitë e vetë shtrigave të akuzuara, zakonisht gjatë torturave.

Duke filluar nga shekulli XVII-të, dëshmitë mbi shtrigat që përdorin fshesat për të fluturuar nga oxhaqet e shtëpive u bënë më të zakonshme, edhe pse gratë u lidhën më ngushtë me familjen dhe punët e shtëpisë se kurrë më parë.

Sipas një zakoni, gratë mbështesnin një fshesë jashtë derës, ose e vendosnin atë në një oxhak, për t’u lënë të tjerëve të kuptonin se ndodheshin larg shtëpisë. Ndoshta për shkak të kësaj, legjenda popullore përqafoi idenë se shtrigat largoheshin nga shtëpitë e tyre përmes oxhaqeve të tyre, edhe pse shumë pak shtriga të akuzuara, kanë rrëfyer ndonjëherë se e kanë bërë këtë gjë.

Ankthi popullor mbi magjinë, u reduktua ndjeshëm duke nisur nga shekulli XVIII-të. Megjithëse sot në SHBA ka ende shumë “shtriga” të vetë-identifikuara si të tilla, falë rritjes së traditave fetare neo-pagane si “Wicca”, pak prej tyre pretendojnë se fluturojnë në qiell. Por imazhi i shtrigave që fluturojnë mbi fshesat e tyre qëndron ende, sidomos gjatë festës së Halluinit./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Legjenda e Marshimit të Gjatë të Mao Ce Dunit, ja cila ishte e vërteta

Publikuar

-

Nga

Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi epik i Ushtrisë së Kuqe, për t’i shpëtuar armiqve të tyre në Kinë 85 vjet më parë. Por, siç shpjegon Eduard Stourton, versioni i marshimit që jep udhëheqësi komunist, nuk pasqyronte gjithmonë realitetin

“Marshimi i Gjatë është një propagandë”- deklaroi vetë Mao Ce Duni në një fjalim të dhjetorit 1935. “Rreth 200 milionë njerëz në 11 provinca, janë njoftuar se rruga e Ushtrisë së Kuqe është rruga e tyre e vetme drejt çlirimit”- tha ai. Ne e përdorim thuajse gjithmonë fjalën “propagandë” në mënyrë negative.

Por për Maon, kjo nënkuptonte diçka shumë më afër “ungjillëzimit”, në kuptimin që përdorej ky term në kishën e hershme të krishterë. Propaganda, ishte mjeti përmes të cilit lajmi i mirë i besimit të ri ideologjik, do të përhapej në territoret e mëdha të Kinës. Politika kineze në mesin e viteve 1930 ishte kaotike.

Çang Kai-Shek, ishte sundimtari zyrtar i Kinës. Ai e qeveriste vendin përmes Guomindang, Partisë Nacionaliste. Por një pjesë e madhe e vendit kontrollohej nga komandantët lokalë të luftës, dhe Çang u përball me dy kërcënime të fuqishme ndaj autoritetit të tij:pushtimi japonez në Kinën Veriore, që nisi në vitin 1931; dhe rebelimi komunist i fokusuar në provincën juglindore Jiangxi.

Mao mbërriti atje në vitin 1929. Ai dhe udhëheqja e Partisë Komuniste, shpallën krijimin e një prototipi shtet komunist – Republikën Sovjetike të Jiangxi. Por forcat e Kai-Shek u vunë komunistët jo pak në vështirësi në vjeshtën e vitit 1934, dhe sovjeti i Jiangxi nuk mund të rezistonte edhe për shumë kohë.

Herrison Salisbëri, gazetar dhe historian amerikan, që shkroi një kronikë të Marshimit të Gjatë, citon një vlerësim se komunistët humbën 60.000 burra në betejën e fundit mbrojtëse kundër Guomindang. Opsioni i tyre i vetëm ishte arratisja. Në tetor 1935, 86.000 trupa të Ushtrisë së Kuqe kaluan lumin Judu.

Udhëheqësit komunistë shpresonin të lidheshin me njësitë e tjera të Ushtrisë së Kuqe që vepronion në Kinën Jug-qendrore, me synim krijimin e një sovjeti të ri sipas modelit të Jiangxi. Beteja e parë serioze që zhvilluan ishte një humbje me pasoja katastrofike.

Forcat e Çang i zunë pritë në lumin Xiang në Provincën Guangxi. Humbjet e komunistëve ishin 15.000- 40.000 ushtarë. Propaganda politike, ishte gjithmonë një element qendror në fushatën ushtarake. Fitoret ushtarake ishin të pakta, dhe kur ato erdhën, ekipet e propagandës i shfrytëzuan më së miri.

Më e famshmja, beteja e Urës së Ludingut, ka hyrë në historinë zyrtare si një operacion i shkëlqyeshëm i komandove. Por shumë historianë modernë, e kanë vënë në dyshim nëse ajo ishte aq dramatike apo vendimtare sa pretendojnë komunistët kinezë.

LEXO EDHE:  Basha “kërcënon” me burg Vangjush Dakon/ “Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje”

LEXO EDHE:  Edi Rama kërcënon Majkon dhe Blushin: Nuk keni vend në listat për deputetë në 2017

Në majin e vitit 1935, Ushtria e Kuqe rrezikonte të bllokohej në brigjet e lumit Dadu në Siçuan. Në shtëpinë e një prifti katolik në qytetin malor Moxi, Mao hartoi një plan të guximshëm për të shmangur katastrofën. Ai përfshinte pushtimin dhe mbajtjen e një ure pasarelë të shekullit XVIII-të, që kalonte në qytetin e largët Luding.

Shpejtësia ishte thelbësore; detashmenti i Ushtrisë së Kuqe i ngarkuar për pushtimin e urës, kreu një marshim të detyruar prej 120 km brenda 24 orësh, nëpër një rrugë të ashpër malore.

Kur të kuqtë arritën në Luding, zbuluan se nacionalistë kishin hequr shumicën e dërrasave të urës, për ta bërë edhe më të vështirë kalimin. 22 komando u ngjitën përgjatë zinxhirëve; teksa ishin nën zjarrin e vazhdueshëm nga bregu përballë.

Ura është e gjatë rreth 100 metra, por thuajse të gjithë komandot e kaluan. Mbrojtësit ikën dhe kalimi u sigurua. Mao e shpalli Marshimin e Gjatë kur mbërriti në provincën Shaanxi, që do të shërbente si bazë e Partisë Komuniste për pjesën më të madhe të kohës, deri në fitoren e saj përfundimtare në vitin 1949.

Ushtria e tij e Kuqe, ishte tkurrur në jo më shumë se disa mijëra trupa. Disa vlerësime flasin për vetëm 4.000 trupa. Shpesh thuhet se historia shkruhet nga fituesit. Marshimi ndodhi vërtet, po ai ka shumë ekzagjerime.

Së pari, marshimi nuk ishte aq i gjatë sa pretendonte Mao. Ai pretendoi një marshim prej 12.500 kilometrash. Në fakt nga përllogaritja e itinerarit, distanca është afro 6.000 km.

Së dyti Mao thoshte se Marshimi “i shpalli botës se Ushtria e Kuqe është një ushtri heronjsh”.

Por dy misionarë protestantë që u morën peng nga të kuqtë, Rudolf Boshardt dhe Arnolis Hejman, japin dëshmi rrëqethëse të marrjes peng dhe torturave ndaj “armiqve të klasës”.

“Të kuqtë nuk mbanin asnjë të burgosur për më shumë se tre ditë. Ata merrnin shpërblimin në para dhe e lironin, ose jeta e robit përfundonte aty. Prerja e kokës, ishte metoda e preferuar e ekzekutimit”- shkruan në ditarin e tij Hejman.

Shumë prej “heronjve” të Maos ishin fëmijë-ushtarë, disa prej tyre madje vetëm 11-vjeç. Një numër i madh prej tyre dezertoi, dhe ata përballeshin me ekzekutimin nëse kapeshin./ historyextra.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Super-kanabisi po pushton Evropën

Publikuar

-

Nga

Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin e këtij viti të EMCDDA, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me varësinë nga droga. Ajo kap një dukuri në zhvillim, me karakteristika të papara, befasuese, dhe mbi të gjitha më shqetësuese.

Dokumenti nënvizon se si është “bërë gjithnjë e më e lehtë” të kesh akses në produkte me një përmbajtje të lartë të THC, tetrahidrokanabinolit, përbërësi psikoaktiv i kësaj bime narkotike. Mesatarisht, niveli i THC tek marijuana që është më së shumti në qarkullim, është ekuivalente me “dyfishin” e saj që u analizua në vitin 2008.

Agjencia e BE-së, thekson se kanabisi është një element “i rëndësishëm” në procedurat e rehabilitimit nga droga. Por marrëdhënia midis problemeve të lidhura me këtë substancë, dhe zhvillimeve në tregun e barnave, vazhdimisht në ndryshim, janë kuptuar shumë dobët deri më tani.

Krahasuar me vetëm 10 vjet më parë, është bërë gjithnjë e më e lehtë blerja e formave të reja të kanabisit, si dhe produkteve komerciale të bazuara tek ekstraktet bimore. Për më tepër, rrëshira e kanabisit dhe kanabisi në formë gjethesh dhe boçesh, kanë mesatarisht një përmbajtje “2 herë më të madhe” të THC krahasuar me 10 vjet më parë.

Të gjitha këto të dhëna, kërkojnë që një mbikëqyrje “më intensive” në këtë sektor. Këto probleme dhe të tjera, si disponueshmëria e produkteve narkotike me përmbajtje më të ulët të THC, të tregtuara për përmbajtjen e lartë të CBB (kanabidiolit, një tjetër përbërës aktiv në këtë bimë, që megjithatë nuk ka efekte narkotike), do të shqyrtohen në një nga botimet e ardhshme të EMCDDA.

Analiza e kryer nga kjo agjenci, nënvizon “një rritje të potencës së kanabisit në formë gjetheje dhe boçeje, si dhe pjesën e tij të lëngshme që nga viti 2008. Të dhënat më të fundit sugjerojnë se përmbajtja e THC në rrëshirën e kanabisit të shitur në Evropë, është sot mesatarisht dy herë më e lartë, sesa ajo e kanabisit në gjethe dhe boçe.

Nga vendet që kanë kryer sondazhe që nga viti 2001, 8 raportuan vlerësime më të larta për përdorimin e kanabisit tek të rriturit e rinj (15-34 vjeç), sesa vitin e kaluar. Në 3 vende të dhënat janë të qëndrueshme, dhe vetëm një vend mund të shfaqë vlerësime më të ulëta sesa sondazhi i mëparshëm. Në tetë prej këtyre vendeve, dhe kjo është ndoshta shifra më alarmante, përdorimi është rritur në mesin e të rinjve të moshës 15-24 vjeç.

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Trump për Korenë komuniste/Ja kundërpërgjigja e ministrit

LEXO EDHE:  Dyshohet se kërcënoi Ramën/ Anti-terrori arreston të riun

Sa janë konsumatorët e rregullt të këtij lloj kanabisi në Evropë?

Bazuar në sondazhet e popullatës së përgjithshme, vlerësohet se në Bashkimin Evropian përdoruesit e përditshëm ose gati ditorë të kanabisit, pra ata që e kanë përdorur këtë drogë për 20 ose më shumë ditë në muajin e fundit, janë rreth 1 për qind e të rriturve, ku shumicën e përbëjnë (rreth 60 për qind) njerëzit nën moshën 35 vjeç, dhe rreth treçereku i tyre janë meshkuj.

Në vitin 2018, rreth 135.000 njerëz në Evropë iu nënshtruan trajtimit të specializuar për problemet që lidhen me përdorimin e kanabisit (32 për qind e të gjitha kërkesave për trajtim). Nga këta, rreth 80 mijë e kanë bërë këtë për herë të parë.

Në 24 vendet e BE-së që kanë të dhëna, numri i përgjithshëm i përdoruesve të pranuar në qendrat e rehabilitimit për problemet e lidhura me kanabisin, u rrit me 64 për qind midis viteve 2006-2018.

Pesëmbëdhjetë vende, raportuan një rritje midis 2006-2018, dhe 14 prej tyre raportuan një rritje në vitin e fundit (2017-2018). Në përgjithësi, 50 për qind e përdoruesve që hynë për herë të parë në rehabilitim në vitin 2018 për shkak të përdorimit të kanabisit, raportuan një përdorim ditor të kësaj droge muajin e fundit./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE