Connect with Us

Infektohet me Covid-19 edukatorja e një kopshti në Kuçovë/ Pozitive edhe vajza 5 vjeçe

Shëndeti

Infektohet me Covid-19 edukatorja e një kopshti në Kuçovë/ Pozitive edhe vajza 5 vjeçe

Publikuar

-

Rritja e rasteve me Covid/ Mjekja: Jemi në situatë alarmante, do bëhet e papërballueshme

Një edukatore në një kopsht në Kuçovë bashkë me vajzën e saj 5-vjeçe,” kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Edukatorja ka qënë në punë deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ajo dhe vajza e saj e kanë rezultuar “pozitive” shkruan Ballkanweb.

Edukatorja është karantinuar së bashku me familjen e saj,ndërkohë që janë karantinuar edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte,të cilët do ti nënshtrohen testimit.

Ndërkaq, mësohet se dhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me koronavirus.

LEXO EDHE:  Kuçovë/ Gjendet i mbytur një 30-vjeçar

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Shifrat na çuan në këto shtrëgim masash”/ Brataj tregon gjendjen: Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi

Publikuar

-

Nga

“Shifrat na çuan në këto shtrëgim masash”/ Brataj tregon gjendjen: Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit dhe san a mbron maska.

Brataj u shpreh se janë shifrat ato që janë kanë shtyrë në shtrëngim masash.

Një tjetër shkak për shtimin e rasteve sipas Brataj, ka qenë hapja e shkollave.

“Trendi nuk është se filloi këto 2 ditë, po që kur filloi shkolla. Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi, numri i personave që bëjnë tamponët. Janë shifrat që na çojnë në këto shtrëgim masash.

Hapja e kinemave është e njëjta gjë si restorantet. Do të ruhet distancimi fizik, higjena, ajrosja, është njësoj si lokal nuk bën dallim.

LEXO EDHE:  Tetë të burgosur rezultojnë pozitivë me koronavirus në burgun e Drenovës

LEXO EDHE:  Nga 100 të intubuar në 0/ Spitali i Bergamos sot është pa pacientë Covid

Ka protokoll si do hyjnjë njerëzit, si është sistemi ventilimit, e kështu më radhë,” tha Brataj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pëllumb Pipero në kontradiktë me veten/ Maska duhet mbajtur edhe në ambjente të hapura

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero në kontradiktë me veten/ Maska duhet mbajtur edhe në ambjente të hapura

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me vendimin për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, duke filluar që nga dita e nesërme.

Pipero doli kundër deklaratës së bërë gjatë javëve të kaluara dhe tha se maska duhet mbajtur edhe në ambjentet e hapura.

Ndonëse më parë e ka kundërshtuar këtë gjë, sot infeksionisti deklaroi në emisionin “Open” se po del kundër vetes dhe po kërkon të mbahet maska, pasi pretendon se edhe në mjedis të jashtëm nuk mund të shmanget kontakti me persona të tjerë.

“Përdorimi i maskës apo i gjitha masave të tjera, jo vetëm është e mirëpritur por edhe e mbështetur nga ana ime. Jam i pari specialist në vend që kam deklaruar se maska duhet të jetë detyrim ligjor në ambjentet e mbyllura dhe jam unë po ai që kam thënë se jam kundër përdorimit të maskës në ambjentet e hapura.

LEXO EDHE:  Fotot/Duket si 80 vjeç, por në fakt është vetëm 4

LEXO EDHE:  Nga 100 të intubuar në 0/ Spitali i Bergamos sot është pa pacientë Covid

Sot po dal kundër vetes dhe po them që maska duhet të mbajtur edhe në mjedise të hapura. Maska duhet edhe në mjedis të jashtëm sepse nuk mund të shmangim kontaktin me persona të tjerë”, theksoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si duhet ta mbajmë maskën?/ Eugena Tomini shpjegon qytetarët

Publikuar

-

Nga

Si duhet ta mbajmë maskën?/ Eugena Tomini shpjegon qytetarët

Duke filluar nga nesër të gjithë qytetarë janë të detyruar të mbajnë maskë pasi në të kundërt do gjobiten me 3 mijë lekë të reja.

Emisioni “Ilva Now” në Euronews Albania diskutoi sot mbi këto masa me shefen e epidemiologjisë në ISHP-së, Eugena Tomini. Por, si duhet të veprojnë qytetarët, në mënyrë që mbajtja e maskës mos t’iu kthehet në efekt të kundërt.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania Ilva Tare demonstroi me një maskë në studio, ndërsa i kërkoi shpjegime specialistes së ISHP-së se si duhet ta përdorim atë gjatë ditës.

Diskutimi për mënyrën se si duhet mbajtur maska:

Ilva Tare: A keni besim se do të mbahen maskat dhe sa efikase do të jenë ato.. nga momenti që e kemi vendosur gjatë rrugës dhe ulemi diku në një lokal, do të jemi të detyruar ta mbajmë ende, sepse kam përshtypjen se nga momenti që e ke vënë, e prek me duar dhe e heq maskën dhe e vendos në tavolinë po themi nëse jemi në një bar për të pirë një kafe.. a është më efikase më kjo maskë?

LEXO EDHE:  Nga 100 të intubuar në 0/ Spitali i Bergamos sot është pa pacientë Covid

LEXO EDHE:  LSI prezanton kandidatët në Kuçovë dhe Berat/Vasili: Jemi të gatshëm të qeverisim

Eugena Tomini: Për t’ju thënë të vërtetën është më efikase ta mbash gjatë gjithë kohës sesa ta heqësh disa herë gjatë ditës nga një ambient që nuk ke njerëz, që ke respektuar 2 metra sesa ta mbash gjatë gjithë kohës dhe ta heqësh në momente të caktuar kur ke disa elementë të nevojave personale, siç është ushqimi, prija e një kafeje apo qëndrimi qoftë edhe për të marrë një vakt pushimi të drekës në ambiente e punës apo element tjetër.

LEXO TE PLOTE