LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hakmarrja" vrastare e Grecës, i shënon 3 gola Gjilanit

20 Shtator 2020, 13:48, Sport CNA
"Hakmarrja" vrastare e Grecës, i shënon 3 gola Gjilanit

Feronikeli ka triumfuar 4-0 ndaj Gjilanit në shtëpi, në ndeshjen e parë për këtë kampionat, ku protagonisti kryesor ishte Bedri Greca.

Ky i fundit ishte autori i 3 golave të shënuar nga Feronikeli, në ndeshje ku ai kërkonte edhe një lloj hakmarrje për shkak të kaluarës. Kujtojmë se në janar, Greca largohej nga Gjilani mes shumë polemikave dhe firmoste me Laçin në Superiore.  Greca hodhi akuza ndaj trajnerit të Gjilanit, Gentian Mezani, si shkaktar për largimin e tij, ndërsa klubi kosovar doli me qëndrim zyrtar duke i kujtuar futbollistit se ishte ende në kontratë, të cilën duhej ta respektonte.

Gjithsesi, Greca nuk bëri prapakthehu duke gjetur një skuadër të re në Superiore, ku luajti deri në fund të sezonit, për t?u transferuar më pas te Feronikeli.

Megjithatë, për t?u rikthyer te ndeshja e ditës së sotme, Greca kompletoi tripletë, duke shënuar në minutat 13?, 42? dhe 54?, ndërkohë që në minutën e 95? shëndoi edhe Santos.

Lajmet e fundit nga