Connect with Us

E rëndë/ Aksidenti tragjik, ndërrojnë jetë 6 futbollistë

Sport

E rëndë/ Aksidenti tragjik, ndërrojnë jetë 6 futbollistë

Publikuar

-

Bota e futbollit është tronditur së fundmi, nga një lajm i ardhur nga Gana

Skuadra e të rinjve të Ganës, ishin duke udhëtuar së bashku në një autobus, i cili ka pësuar aksident dhe la rezultuar fatal. Autobusi pas aksidentit të pësuar, ka rënë në një lumë, nga ku kanë ndërruar jetë 6 lojtarë të rinj dhe rreth 30 të tjerë janë të plagosur rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga Federarata e Ganës, ku bëhet i ditur aksidenti dhe 6 lojtarë të rinj që kanë mdërruar jetë. Një lajm i trishtë ky për të gjithë botën e sportit, pasi janë ndarë nga jeta gjashtë lojtarë të rinj, me bilancin që rrezikon të rritet, pasi edhe të plagosurit kanë marrë dëmtime të shumta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

“El Clasico”, caktohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit. Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen spektakolare.

Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim. Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk. Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Seria A

Goli në Europa League, ja vlerësimi për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas “Sofa Score”, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit. Ai ka premisa të mëdha për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A. Statistikat e “Sofa Score” për Marash Kumbullën:

LEXO TE PLOTE