Connect with Us

BOJKOTI I SUPERLIGËS/ Fidel Ylli: Ronaldo dhe Mesi paguan 3 milionë euro se do shkonin në burg, nuk të pranon BE-ja me…

Sport

BOJKOTI I SUPERLIGËS/ Fidel Ylli: Ronaldo dhe Mesi paguan 3 milionë euro se do shkonin në burg, nuk të pranon BE-ja me…

Publikuar

-

Deputeti i PS-së dhe negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste dhe FSHF-së për ndryshimet ligjore për sportin shqiptar, Fidel Ylli u shpreh se ndryshimet ligjore në sport nuk janë kryer plotësisht për shkak të proçedurave të kalimit në organet parlamentare. Në studion e “RTSH Sport”, ai shtoi se futbolli në Shqipëri nuk ka paguar asnjë lloj detyrimi në qeveri prej 3o vitesh.

“Po diskutojmë. Nuk është qeveria sebepi i bojkotit. Nuk ka autorizuar një ministër pa dijeni për sportin, ka autorizuar një njeri me dijeni për sportin. Të gjitha incentivat janë bërë që me ligjin e dhunës, ligji i sportit. Të mos harrojmë kemi bërë 21 amendime.

Kur është krijuar grupi i punës, u takova me Dukën dhe me drejtorin juridik thashë se do bëjmë disa amendime për ligjin e sporti dhe a keni ndonjë merak. Na detyroi dhe reforma në sport sipas kërkesavëe të klubeve dhe hapjes së negociatave me BE-në. Europa nuk të pranon me pronar klubesh nga bashki. Ka të drejtë bashkia të subvencionojë, jo të jetë pronare. Pra ka dy mënyra, klubet o do të jenë shoqëri aksionere, o jo-fitimprurëse.

Këto ishin ndryshimet. Pastaj solli Aldin (drejtori ligjor të FSHF-së), kemi bërë debate për nëj muaj. Në këtë ligjin e Sporti, përveç dhunës, kemi bërë dhe tatimet për dy vjet. Në mars 2019, Rama u ul me të gjithë aktorët e futbollit, nuk e detyroi asnjëri në sport të ulej, por dhuna. Tha se jemi mbledhur për dhunën, por të bëjmë dhe ndryshim për sport.

Ndryshimet nuk bëhen me sustë. U bë ligji i dhunës duhet të kalojë në komisonion parlamentar. U bë debat. Për 30 vjet futbolli shqiptar nuk asnjë lekë, as 300 mijë lekë. Nuk kanë bërë siguracione. Ne themi ta rregullojmë sportin në përgjithësi. Do të japim hapësirë për një vit do të rregullojmë taksat e rrogës me dy vjet e kemi lënë ligji. 33 vjet futbolli nuk ka paguar gjë. I jep taksa shtetit një polic, një mjek etj.

E dini Ronaldon dhe Mesin që për shkak të evazionit fiskal dhe mospagimit të taksave paguan 3 milionë euro të mos shkonin në burg. Nuk është vetëm faji i federats por dhe i qeverive të ndryshme. Këta injorojnë ligën dhe ministrin e financave”, deklaroi deputeti dhe negociatori i qeverisë me Ligën e Futbollit Fidel Ylli.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tetë lojtarë të dyshuar me COVID te Lazio, mes tyre edhe Strakosha

Publikuar

-

Nga

Situatë kaotike te Lacio në prag të ndeshjes ndaj Klub Bruzh që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 21:00. Skuadra e Simone Inzagit është nisur drejt Belgjikës me vetën 12 lojtarë nga ekipi i parë ndërkohë që 6 futbollistë të tjerë u grumbulluan nga ekipi Primavera për të plotësuar 18-shen.

Përveç Strakoshës, me ekipin nuk kanë udhëtuar, Imobile, Kataldi, Luis Alberto, Pereira, Leiva, Lazari, Luis Felipe, Armini dhe Eskalte. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, dyshohet se ata kanë rezultuar pozitiv me COVID.

LISTA E LOJTARËVE QË KANË UDHËTUAR DREJT BELGJIKËS:

Reina, Alia, Minkovic, Marusic, Acerbi, Muriqi, Correa, Patric, Caicedo, Parolo, Akpa Akpro, Fares, Hoedt, Furlanetto, Franco, Bertini, Pica, Czyz.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milan-Roma, arbitri kryesor ishte katastrofa e madhe

Publikuar

-

Nga

Nëse në fushë gjatë ndeshjes Milan-Roma kishte një protagonist që shfaqi performancë të dobët, “meritat” i takojnë kryesorit të takimit, Giacomelli. Një katastrofë e vërtetë që ka prishur përballjen e “San Siros”, ku me vendime të drejta mund të nxirrte edhe një fitues. Shumë dyshime ka mbi rastin teksa Mancini preku me dorë topin pas duelit me Ibrahimoviç, për një penallti që mund të akordohej, por vendimet e Giacomellit janë një teatër më vete dhe të bënë që t’i mos besosh syve.

Fillimisht në minutën e 69 duke akorduar një penallti kundër Milanit. Benacer mbërriti përpara te topi në zonën e kuqezinjëve dhe u shkel nga ana e Pedros. Një vendim tërësisht i çuditshëm nga ana e gjyqtarit që akordon një penallti për Romën. Pavarësisht protestave të shumta, Giacomelli dukej i sigurt: “E kam parë unë”.

Më pas as VAR nuk do t’i tërhiqte vëmendjen për të shmangur gabimin e madh. Nëse VAR nuk e bënë detyrën e tij edhe në këto situata, atëherë për çfarë duhet të funksionojë? Për të vazhduar më tej Giacomelli vazhdon që të shtojë gafat e tij me teorinë e kompensimit. Calhanoglu fiton një penallti inekzistente pasi Mancini nuk e preku aspak në trup në tentativën për heqjen e topin. Menjëherë pas këtij takimi të shumta janë akuzat që po vijnë në Itali edhe nga gazetarë të njohur që ngrenë pikëpyetje për nivelin e gjyqtarëve dhe pastërtinë e garës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Roca mahnit Turqinë, sërish në formacionin e javës

Publikuar

-

Nga

Eduart Rroca me kalimin në Turqi po tregon se ka nivel mjaft të lartë dhe është një lojtar që mund të rezultojë vendimtar në Ligën e Parë turke. Në verë ai u bë pjesë e Istanbul dhe deri më tani ka rezultuar një lëvizje shumë e zgjuar, pasi 27-vjeçari është treguar shumë efikas në lojë dhe ka kontribuar në gola dhe asiste.

Të dielën fantazisti dha një asist për shokët e skuadrës, duke ndihmuar në fitoren 3-1 të ekipit të tij ndaj Eskisherhispor. Asisti, por edhe paraqitja e tij shumë e mirë në fushë ka bërë që Rroca të përfshihet për herë të dytë që nga ardhja e tij në Stamboll në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë turke.

Fantazisti nga Librazhdi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asiste në pesë ndeshjet e para të tij në Turqi, duke qenë padyshim një nga lojtarët më efikasë të Istanbulspor. Për ekipin turk rrjetën e gjeti edhe Abazaj, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes dhe tregoi se po përmirësohet dita ditës.

LEXO TE PLOTE