Connect with Us

Arilena Ara tregon momentin e dhimbshëm/ Si iu desh të ngjitej në skenë ditën që humbi babain

Showbizz

Arilena Ara tregon momentin e dhimbshëm/ Si iu desh të ngjitej në skenë ditën që humbi babain

Publikuar

-

Arilena Ara tregon momentin e dhimbshëm/ Si iu desh të ngjitej në skenë ditën që humbi babain

Arilena Ara është një ndër këngërtaret më të dashura për publikun dhe më të përfolura në media.

Këngëtarja ka treguar gjithmonë se ka qenë shumë e lidhur me babanë, të cilin e ka humbur disa vite më parë, ndërsa sot ka folur për momentin më të dhimbshëm në jetën e saj.

Në emisionin “E diela shqiptare”, Arilena është pyetur nëse ka ndonjë moment që ka qenë e shkatërruar dhe i është dashur të aktrojë dhe të dalë në skenë, apo në një intervistë.

Ajo pranoi se ka pasur plot momente të tilla, ndërsa rrëfeu momentin e dhimbshëm kur humbi babain dhe telefonatën me Adi Hilën.

“Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X Factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh”, u shpreh ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

FOTO-Dj Snake nuk dorëzohet/ Ja si e “ngacmon” këtë herë Marina Vjollcën

Publikuar

-

Nga

FOTO-Dj Snake nuk dorëzohet/ Ja si e “ngacmon” këtë herë Marina Vjollcën

Pak ditë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi për një koment që Dj i famshëm Snake kishte bërë në fotot seksi të moderatores Marina Vjollca.

Dj kishte komentuar një emoji duke treguar se moderatorja kishte qëlluar në shenjë me fotot, duke treguar njëkohësisht që i kishin pëlqyer shumë.

Por moderatorja nuk ka preferuar të përgjigjet duke ia lënë “seen” Dj të famshëm.

Por duket se Snake nuk dorëzohet pasi ka komentuar gjithashtu në videon e fundit të publikuar nga moderatorja.

LEXO EDHE:  Rozana Radi “rrëfehet” për humbjen e prindërve/ Kë do zgjidhja të zbriste në tokë nëse do më jepej mundësia

LEXO EDHE:  Pastorja biseksuale heq dorë nga kisha/ Nëna e tre fëmijëve bëhet striptiste

Snake e ka ngacmuar moderatoren duke i lënë në koment një emoji “yll” por sërish moderatorja ia ka lënë “seen”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Capital T thumbon kolegët/ “Ju djema kopjoni shumë, më bëni tag herën tjetër”

Publikuar

-

Nga

Capital T thumbon kolegët/ “Ju djema kopjoni shumë, më bëni tag herën tjetër”

Capital T është një nga reperët më të komentuar dhe të suksesshëm të momentit.

Së fundi ai po shijon suksesin e albumit të tij “Skulpture” në të cilin ka shumë këngë hite dhe bashkëpunime me artsitë të njohur.

Reperi ka paralajmëruar një tjetër projekt që pritet ta sjellë së shpejti një duet me Alban Skënderaj, projekt i cili i bën bashkë dy artistët 7 vite pas duetit të parë.

LEXO EDHE:  Rozana Radi “rrëfehet” për humbjen e prindërve/ Kë do zgjidhja të zbriste në tokë nëse do më jepej mundësia

LEXO EDHE:  Rrëzohen dy lisa shekullor/ Dëmtohen disa makina dhe bllokohet rruga nacionale Fier-Vlorë

Ndërkohë, së fundmi reperi përmes disa postimeve në rrjete sociale ka shprehur disa pakënaqësi ndaj kolegëve të tij, ndaj të cilëve ka përcjellë dhe një mesazh.  “Ju djema kopjoni shumë…biles herës tjetër boni tag,” shprehet Capital T, por duke mos përmendur emra./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me pozat seksi me tanga buzë detit/ Kjo është 40 vjeçarja Kim Kardashian

Publikuar

-

Nga

FOTOT-Me pozat seksi me tanga buzë detit/ Kjo është 40 vjeçarja Kim Kardashian

Pak ditë më parë, ylli i televizionit Kim Kardashian, festoi 40 vjetorin e saj të lindjes.

Motrat e saj Kylie, Kourtney, Kendall dhe Khloe u kujdesën që të sillnin dhe një herë në kujtesën e saj të gjitha ditëlindjet e bukura që Kim ka festuar gjatë jetës së saj.

Së fundi bomba amerikane i ka lënë  të gjithë pa fjalë duke treguar format e saj bombastike me pozat seksi.

Me bikni super minimaliste, Kim tregoi dhe njëherë pikën më të fortë që e bëri një nga vajzat më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Largimi i të rinjve/ Agron Shehaj: Vendi në një qorrsokak të rrezikshëm, duhet ndërruar kurs

LEXO EDHE:  Rozana Radi “rrëfehet” për humbjen e prindërve/ Kë do zgjidhja të zbriste në tokë nëse do më jepej mundësia

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE