Connect with Us

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjnë vaksinën e gripit

Shëndeti

Zyrtarët e shëndetësisë thirrje publikut të bëjnë vaksinën e gripit

Publikuar

-

Procesi i zhvillimit të vaksinave është i sigurt, dyshimet janë të pabaza

Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë.

Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme. Por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën.

Megjithëse ende nuk ka dalë një vaksinë për COVID-19, vaksina për gripin ka qenë e disponueshme prej dekadash.

E vetmja mënyrë për të përcaktuar nëse dikush ka njërën ose të dyja këto sëmundje, është përmes testeve laboratorike.

Gary Simon, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin George Washington në Uashington, i tha gazetës Washington Post, se perspektiva e një lufte ndaj dy sëmundjeve njëkohësisht e bën vitin 2020 “shumë të vështirë”.

LEXO EDHE:  “Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë”/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani në gjithë botën ka 30.5 milionë raste me afro 1 milionë të vdekur.

Amerika ka numrin më të lartë të infektuarve me 6.7 milionë, pasuar nga India me 5.3 milionë dhe Brazili me 4.5 milionë.

Vendet evropiane njoftuan për masa të reja kufizuese të premten, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se infeksionet kanë filluar të përhapen përsëri në kontinent me “ritme alarmante”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid jashtë kontrollit/ Mjeku bën apelin e fortë: Të mbyllen këto aktivitete

Publikuar

-

Nga

Covid jashtë kontrollit/ Mjeku bën apelin e fortë: Të mbyllen këto aktivitete

Mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Kjo Javë’ ku ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Sa i përket vendimit për mbylljen e shkollave, ai tha se fëmijët për fat të mirë preken shumë pak nga virusi. “Por ato virusin mund ta transmetojnë”.

Sipas tij, për ngadalësimin e përhapjes së virusit, është e nevojshme të mbyllen patjetër kafenetë, restorantet, palestrat, pasi janë burime transmetimi shumë të mëdha.

“Sigurisht ky është një vendim i vështirë për t’u marrë. Duhen marrë parasysh shumë tregues. Ka tregues epidemiologjik të caktuar dhe të saktë se si dhe kur duhet realizuar mbyllja. Por kemi parasysh një fakt, ne jemi në një gjendje imunitare të situatës, kur kemi afërsisht jo më tepër se 20% të popullatës tonë, të paktën në Tiranë që mund të jetë e imunizuar, e ka kaluar infeksionin. Por që të kemi një ngadalësim të përparimit të infeksionit, dhe infeksioni të jetë sporadik, siç është një grip i zakonshëm, pra endemik dhe jo epidemik, duhet që të kemi një numër prej të paktën 50%, diku thonë edhe 40% është e mjaftueshme. Nga kjo situatë ku jemi ne, edhe në 40% po të shkojmë është një interval shumë i gjerë popullate që duhet të preket, në mënyrë që të ngadalësohet. Pra, po ta lesh të lirë përhapjen e virusit, mund të kemi një progresim të vazhdueshëm të përhapjes së infeksionit, siç e kemi ne tani. Pra, një njeri i infektuar, infekton brenda kohës që është infektues, të paktën tre, ato të tre infektojnë nga të tjerë secili dhe kemi një përshpejtim progresim të përhapjes.” u shpreh Sulcebe.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 126 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Pak minuta pas vaksinimit/ Humbin jetën dy foshnje

Sa i përket shkollave, mjeku i njohur tha se fëmijët për fat të mirë preken shumë pak nga virusi. “Por ato virusin mund ta transmetojnë, nuk e transmetojnë si një i rritur. Pra, janë transmetues, jo si i rritur por mbeten transmetues. Çdo grumbullim njerëzish është rrezik transmetim, në shkollë në punë, kafene, restorante ku ka grumbullim të cilët rrinë më afër se 2-3 m, është një rrezik potencial transmetimi. Duhet një restriksion i fokusuar për mendimin tim, pra të mbyllen ato aktivitete rekreative që nuk janë të domosdoshme, më vjen keq për biznese të tilla si kafe, restorante, palestra, por janë burime transmetimi shumë të mëdha, ato të mbyllen. Ndryshe nuk e ngadalësojmë përhapjen e infeksionit dhe rrezikojmë të kemi shumë individë të sëmurë që një pjesë e tyre do kërkojnë ndjekje intensive në spitale dhe nuk kemi mundësi. Kapacitete spitalore të mbajnë një numër kaq të madh të sëmurësh. Gjithë Europa po e përjeton këtë situatë”, tha Sulçebe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Boom rastesh me Covid/ Shtatë viktima dhe mbi 300 të shtruar në spitale

Publikuar

-

Nga

Boom rastesh me Covid-19/ Shtatë viktima dhe mbi 300 të shtruar në spitale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1260 testime dhe kanë rezultuar positive 241 raste dhe 7 humbje jete.

Gjithashtu janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar në 11,189 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

LEXO EDHE:  Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

LEXO EDHE:  Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Raste të reja ditore  241

Të shëruar ne 24 orë  92

Të shtruar në spitale    301

Humbje jete në 24 orë  7

Testime ditore  1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive   20,875

Raste të shëruara  11,189

Raste Aktive  9,177

Humbje jete 509

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Komiteti Teknik “i hakërrehet” Bashës/ Ndihemi të fyer, hiq dorë nga baltosja

Publikuar

-

Nga

Komiteti Teknik “i hakërrehet” Bashës/ Ndihemi të fyer, hiq dorë nga baltosja

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili hodhi një sërë akuzash për mungesën e testimeve.

Komiteti Teknik deklaron se me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuan akuzat e bëra nga Basha, ndërsa pretendon se gjatë kohës së pandemisë janë ndjerë të fyer nga opozita.

U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë. Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese

Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti. Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime.

Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës. Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Virusi i kapitalizmit

LEXO EDHE:  Pak minuta pas vaksinimit/ Humbin jetën dy foshnje

Më tej, Komiteti Teknik i bën thirrje Bashës që të tërheqë akuzat dhe të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE