Connect with Us

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Durrës/ Arrestohen 5 persona

Aktualitet

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Durrës/ Arrestohen 5 persona

Publikuar

-

Zhduket prej katër ditësh 40-vjeçari nga Vlora/ Dyshohet për rrëmbim

Polica e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë, pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi dje në Durrës, ku një person humbi jetën dhe u plagos djali i tij dhe një tjetër.

Policia kanë shkuar në vendngjarje dhe ka bëre të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

LEXO EDHE:  Fushë Krujë/ Sekuestrohen 30 kg tritol, në pranga 5 persona

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku prezanton projektet infrastukturore/ Çfarë po ndodh në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se së shpejti nis zbatimi në terren i projektit të rrugës Orikum-Dukat.

Ndërsa në lidhje me termocentralin e Vlorës, ajo tha se do të vihet në punë falë marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë amerikane për projektet energjetike.

Ministrja Balluku është ndalur edhe tek ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Balluku theksoi se ministria e Infrastukturës ka nisur bisedimet me dy banka të mëdha ndërkombëatre për të finalziuar kërkesat e të tre loteve.

“Ndërtimi i Rrugës Qukës-Qafë Pllocë, para disa vitesh janë hapur lote që kanë qenë të pafinancuar. Ne sot kemi nisur proceduarat për të përfunduar gjetjen e financimit. Në Qafë Plloçë kemi një rast ekstrem ku është gjetur njëra këmbë e urës 17 metra poshtë këmbës tjetër. Kemi bërë studimin teknik nga e para për të treja lotet. Kemi hynë në bisedime me dy banka të mëdha ndërkombëatre për të finalziuar kërkesat e të tre loteve. Në lotin një kemi arritur në 86.52, fizikisht punimet por ndërkohë situacionet janë pranuar në 72%. Besoj se do konkludojmë shumë shpejt me njërën nga dy bankat dhe po mundohemi të gjejmë financimin për lotin e parë dhe të dytë të bllokuar prej vitesh”, u shpreh Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Leja e re e qarkullimit të mjeteve rrugore!/ Reduktohet kostoja me 40%

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lajm për automotorizimin shqiptar vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021, do të aplikohet formati i ri i Lejes së Qarkullimit për mjetet rrugore për të gjitha veprimet e reja me mjetin.

Aktualisht, qytetarët paguajnë 3,500 lekë së bashku për Lejen e Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të Mjetit. DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin dhe personalizimin e dokumentit të ri unik që do të kushtojë 2,100 lekë, pra kosto e reduktuar e shërbimit 40%!

• Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
• Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)
• Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Lejen Ndërkombëtare të Mjetit! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto dhe kursen kohë, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!
• Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platformës së re eDPSHTRR!
• Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë).
• Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!
• Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: ëatermark – ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – ose stampë e shndritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!
• Leja e re do ketë edhe elemente të tjera sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj!
• Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit (ndryshe nga leja aktuale).
• Leja e re do jetë më e vogël, me tri pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

LEXO EDHE:  I infektuari i nëntë me Covid-19 në Durrës, punonjës në Polici/ Del përgjigja për stafin

LEXO EDHE:  Kanosin me armë zjarri një shtetas, arrestohen dy persona

Leja e re e qarkullimit nuk është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit. Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen kohë e para qytetarëve. Ky operacion (bazuar në numrin e pritshëm të shërbimeve) do t’u kursejë qytetarëve rreth 1,35 milionë Euro për vitin 2021.
Investimi do të realizohet tërësisht nga DPSHTR dhe sapo të jetë e disponueshme për qytetarët do njoftohet publikisht në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bllokohen dy konteinerë me cigare kontrabandë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Autoritetet doganore në Portin e Durrësit kanë bllokuar dy konteinerë me cigare kontrabandë që do futeshin në Shqipëri.
Mësohet se sasia e madhe e cigareve, rreth 1 milion e 50 mijë paketa, do të futej kontrabandë në vendin tonë duke shmangur akcizën. Kreu i Doganave Gent

Gazheli është shprehur se këto paketa nëse do hidheshin në treg do kapnin vlerën e 168 mijë euro.

Sipas Gazhelit, porositësi i kësaj ngarkese duhet t’i paguajë shtetit 16.4 milion lekë akcizë.

“Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit.
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të ngarkesës, strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontenierë të dyshuar, ku rezultoi ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare me origjinë nga India. Vlerësoj se kjo është dhe në sajë të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë. E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme, mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)
E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Arrestohen deputetët e VV-së

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj: Ja kush i dhunoi aktivistët në Durrës

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.
Më lejoni që në këtë dalje të parë timen në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të përcjell një mesazh për të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë, se Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë.
Objektivi ynë është tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve.
Çdo punonjës i Administratës doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi dhe një klime të favorshme për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm të Doganave./CNA.al

LEXO TE PLOTE