Connect with Us

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Fjolla është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Kronika

U sëmur disa orë pas arrestimit?/ Policia e Kukësit: Fjolla është në qeli, nuk ka asnjë shqetësim!

Publikuar

-

Fjolla Morina del sot para Gjykatës/ Prokuroria kërkon garanci 5 mln lekë për arrest shtëpie

Këngëtarja Fjolla Morina u ndalua ditën e sotme nga policia kufitare në Morinë , pasi gjatë kontrollit iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip “Audi”.

Pas arrestimit të këngëtares, mediat raportuan se ajo kishte shfaqur problem shëndetësore dhe për këtë ishte transportuar në spitalin e Kukësit.

Por ky lajm është mohuar nga vetë polica e Kukësit në një prononcim për ABC neës. “Fjolla nuk është në spital, por në qeli në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar policia.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me makinë me Fjolla Morinën, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

LEXO EDHE:  Vrau barbarisht qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë/ Ndërron jetë 50-vjeçari

Tashmë pritet që brenda 48 orëve të dalin para gjykatës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet makina në aksin Levan-Vlorë/ Dyshimet e para të policisë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Levan-Vlorë.

Fatmirësisht nuk ngjarja nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Pavarësisht se zjarrëfikësja e Fierit mbërriti në vendngjarje, mjeti tip “Renault” thuajse është djegur totalisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Transportonte kanabis drejt Greqisë/ Pranga 50-vjeçarit në Sarandë

Një 50-vjeçar është vënë në prangat në Sarandë pasi ka tentuar që të kalojë një sasi kanabisi në drejtim të Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet N.K., banues në Qelepias është vënë në pranga në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, ndërsa transportonte disa pako me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprime penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO EDHE:  “Shpërdorim detyre dhe kontrabandë”/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe 5 doganjerë

LEXO EDHE:  Video-Piratonin programe televizive/ Në pranga tre persona

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Publikuar

-

Nga

Aksident në Librazhd/ Gjendet në greminë një grua e huaj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e pa identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë. Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE