Connect with Us

U rritën shifrat e të infektuarve/ Izraeli futet sërish në izolim

Bota

U rritën shifrat e të infektuarve/ Izraeli futet sërish në izolim

Publikuar

-

Ulet ndjeshëm numri i personave me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 6 pacientë

Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhëri për izolim tre-javor në rang kombëtar, duke filluar nga sot (të premten) ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një nivel të ri të lartë, prej gati pesë mijë të infektuarish në ditë. Disa spitale raportojnë se nuk kanë më vende për pacientë të tjerë. Infeksioni është përhapur në të gjithë vendin, por komunitetet ultra-ortodokse hebreje dhe ato arabo-izraelite janë ndër më të goditurat. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein raporton nga Jeruzalemi.

Muri Perëndimor i Jeruzalemit, në ditët para Rosh Hashanahit, Vitit të Ri Hebre, zakonisht është i mbushur me mijëra adhurues. Por këtë vit, në vendin e shenjtë sheh një labirint ndarjesh për lutje, të distancuara nga nga njëra-tjetra, që të tregon qysh tani se si bllokimi tre javor do të ndikojë tek festat e ardhshme hebreje.

“Rosh Hashanahi është një ditë e cila kalohet ryesisht me lutje dhe shumica e tyre bëhen gjatë tubimesh masive. Tashmë të gjitha sinagogat kanë më pak njerëz sepse duhet të zbatojnë distancimin fizik. Bëhet fjalë për rregulla sipas të cilave vetëm 10 vetë lejohen në një zonë të mbyllur dhe 20 njerëz në një zonë të hapur. Ata që po planifikonin shërbime shumë të mëdha lutjejesh në ambiente të hapura po hasin vështirësi”, thotë rabini Dov Lipman, i organizatës “Raportimi i ndershëm”

Prej fillimit të pandemisë komuniteti ultra-ortodoks ishte një nga epiqendrat e koronavirusit. Shumë prej tyre i kishin shpërfillur kufizimet gër rumbullimet masive.

Arabët izraelitë, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë, gjithashtu kontribuan në shifrën e lartë të të prekurve falë dasmave masive ku nuk respektohej distanca fizike.

“Dasmat ishin burimi i infeksionit në Umm al-Fahm. Çdo ditë, raportet ditore tregonin rritje të rasteve me koronavirus. I paralajmëruam njerëzit, po ata nuk i kushtuan vëmendje. Ndaj u detyruam t’u kërkojmë autoriteteve të jenë këmbëngulës me njerëzit dhe kjo është për të mirën e tyre, në mënyrë që ta frenojmë këtë situatë”, thotë Zaki Igbaria, Nënkryetar i Komunës së Umm al-Fahm.

Bazuar në masat e reja për bllokim kombëtar, janë mbyllur shkollat, qendrat tregtare, restorantet, zyrat qeveritare dhe shumë biznese. Njerëzit lejohen të largohen vetëm 500 metra nga shtëpitë të tyre përveç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime dhe ilaçe. Policia thotë se është e përgatitur për gjoba të rënda për ata që nuk respektojnë rregullat.

“Përgatitjet e bëra nga policia kombëtare e Izraelit do të garantojnë zbatimin e vendimit të qeverisë sipas të cilit mijëra oficerë policie do të sigurojnë ndalim qarkullim të plota në të gjithë vendin”, thotë Mickey Rosenfeld, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Izraelit.

Masat e para izoluese në Israel u vendosën në muajt mars e prill, në një nga përpjekjet më të hershme dhe më të suksesshme për të vënë situatën nën kontroll në mbarë botën.

Por me synimin për të rifilluar ekonominë e për t’i lehtësuar izraelitët, qeveria hoqi shumicën e kufizimeve në muajin maj, duke lejuar veprimtarinë e shumë bizneseve. Por kritikët thonë se nuk kishte ndonjë plan të përgjithshëm për menaxhimin e pandemisë.

“Virusi nuk lodhet kurrë, rri në errësirë dhe pret rastin. Dhe menjëherë pasi rihapëm ekonominë me një ritëm shumë të shpejtë, duke mos i kushtuar vëmendje sinjaleve për një rritje problematike të rasteve, pra në thelb pa hedhur vështrimin pas, nisën dhe problemet”, thotë Ron Balicer, i organit Këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë për çështje të koronavirusit.

Duke u përballur me një skenar të përsëritur dhe pas disa muajsh protestash kundër një qeverie që është fajësuar për keqmenaxhimin e krizës, shumë izraelitë gjejnë pak arsye për t’u besuar sërisht politikanëve dhe autoriteteve shëndetësore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.

Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.

“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.

“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.

Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.

Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padinë më të madhe të mosbesimit, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, në më shumë se dy dekada.

Departamenti i Drejtësisë, së bashku me 11 shtete amerikane, paraqitën padinë të martën, duke pretenduar se Google “është portë e pasfiduar për në internet për miliarda përdorues” dhe se abuzon me pozicionin dominues për të shkatërruar konkurrencën.

“Ka ardhur koha për ta ndaluar sjelljen anti-konkurruese të Google”, thuhet në padi.

Kompania simotër e Google, Alphabet, aktualisht ka vlerën në treg mbi një trilion dollarë.

Në vitin 2019, vetë Google ka pasur të ardhura prej 162 miliardë dollarësh.

Google e mbrojti veten pas paraqitjes së padisë, duke thënë se “njerëzit e përdorin atë sepse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, e jo sepse detyrohen ose nuk kanë alternativa”.

Ky është rasti më i madh i mosbesimit në Shtetet e Bashkuara prejse gjykata, në vitin 1999, ka vendosur se kompania Microsoft ka krijuar monopol në tregun e sistemeve operative kompjuterike.

Vëzhguesit thonë se padia kundër Google mund të shënojë fillimin e një numri padish kundër kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, si: Apple, Amazon dhe Facebook./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve në kufi me Austrinë

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme.

Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit./Rel

 

LEXO TE PLOTE