Connect with Us

Tjetër humbje për “Portokallinë”/ Aktorja e njohur konfirmon largimin

Lajme

Tjetër humbje për “Portokallinë”/ Aktorja e njohur konfirmon largimin

Publikuar

-

Tjetër humbje për “Portokallinë”/ Aktorja e njohur konfirmon largimin

Aktorët e Portokallisë prej gati gjashtë muaj kanë qenë pjesë e një debati të fuqishëm me Top Channel. Përplasjet kanë qenë me drejtorin Ben Blushi. Ata kanë kërcënuar deri në largime, ditët e fundit dhanë edhe dorëheqjen.

Por mesa duket pas përlasjeve të forta me Blushin, aktorët e “Portokallisë” janë tërhequr nga lëvizja që pritej. CNA.al raportoi se ata kanë patur negociata me Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel, e cila mesa duket i ka mbushur mendjen të kthehen disa personazheve të emisionit të humorit.

Por përtej kësaj, disa aktorë nuk kanë pranuar të bëjnë pazare dhe kanë vendosur të largohen përfundimisht nga “Portokalli”. Njëra prej tyre është aktorja shumë e dashur për publikun Egla Ceno.

Ajo ka konfirmuar lajmin dhe në një prononcim për “Iconstyle”, ka deklaruar se ka pasur mospërputhje artistike me regjisorin Altin Basha.

LEXO EDHE:  Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, është shprehur Egla Ceno./ CNA.al

Kërcënuan me largime/ Zb*then aktorët e Portokallisë

Largimet e bujshme/ Pse ka plasur konflikti i aktorëve të Portokallisë me Ben Blushin?!

Nuk kanë të ndalur largimet nga Top Channel/ Një tjetër aktor braktis “Portokalli” pas më shumë se një dekade

Ekskluzive-Largohet moderatori kryesor i Portokallisë/ Përplasje me Ben Blushit

Xhemi Shehu e konfirmon publikisht/ “Do largohem nga ‘Portokalli’”

Plas në Top Channel/ Ben Blushi “shpartallon” Portokallinë

Ekskluzive-Dorëzohet Ben Blushi/ Portokalli qendron në Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Plas dhuna në Top Channel/ Konkurentët e emisionit përleshen fizikisht

Publikuar

-

Nga

Plas dhuna në Top Channel/ Konkurentët e emisionit përleshen fizikisht

Një ngjarje e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në Top Channel.

Konkurentët e emisionit “Hell’s Kitchen” kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë përgatitjes së ushqimit, por kjo përplasje degjeneroi në dhunë.

Konkurentët ishin vënë në sfidë përballë njëri-tjetrit dhe kjo ka krijuar grindje dhe ngacmime.

Në një moment ata filluan të shajnë dhe gjuajnë njëri-tjetrin me produkte kuzhine, ndërsa për është dashur ndërhyrja e shef Renato Mekollit për të ndaluiar këtë situatë.

LEXO EDHE:  Angelina Jolie nuk di të gatuaj, e konfirmon edhe Brad Pitti (Video)

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thirret nga Prokuroria/ Ironizon gazetari: Ja pra... kur do shteti, e kap “lepurin” me qerre

Pas kësaj ngjarje aspak të hijshme, Renato vendosi të largojë njërin nga konkurentët, Indritin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol/ Gurra: S’duhet të përsëritet historia

Publikuar

-

Nga

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/ Gurra: S’duhet të përsëritet historia

Pesë shqiptarët e riatdhesuar nga kampi Al Hol provuan njëherë e përgjithmonë mashtrimet që i janë bërë besimtarëve myslimanë për të shkuar në Siri se atje ekziston një luftë për hir të Zotit. Në këtë përfundim ka arritur ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gurra shprehet se u deshën gati një dekadë që një pjesë e besimtarëve shqiptarë të bindeshin për një luftë të pa qenë dhe një besimi që nuk ekziston.

“Për fatin e keq ata që u gjendjen në Siri, u desh afro një dekadë për të mësuar një të vërtetë, pra për një luftë të paqenë dhe një luftë të padrejtë, por më shumë se kaq, të një nëpërkëmbje të shqiptarëve në emër të një besimi që nuk ishte”, tha ai.

Për Gurrën  një pjesë e fatkeqve dhe të indoktrinuarve që prej vitesh janë bllokuar në kampin e ferrit dolën nga disa xhami jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman dhe sipas tij duhet një reagim i menjëhershëm nga ky institucion që mos të përsëritet një fenomen i tillë.

“Nuk mund të mendohet sot 2020 në këtë shekull, një vend europian të ketë xhami, të ketë imamllarë, të cilët prodhojnë mbështetje mbi radikalizmin dhe ekstremizmin, dhe indoktrinojnë nga të dyja gjinitë për t’i çuar njerëzit në Siri apo diku gjetkë, por duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përçojmë paqen tek individët”, tha ai.

Vetëm pak ditë më parë nga kampi Al-Hol i Sirisë u evakuuan 5 shqiptarë mes tyre 4 fëmijë të mitur ndërkohë që dhjetëra të tjerë pritet të riatdhesohen përmes një operacioni tjetër që do ndërmerret në javët e ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Deklarata fyese ndaj policëve/ Gazetari i kthehet Lleshajt: Tek gaveta e ushtrisë ke qënë, aty ke mbetur

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elton Qyno ka reaguar pas deklaratës të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve.

Qyno thekson se kjo është deklarata më përçmuese dhe bulliste e nxjerë nga një ministër i Brendshëm, për mijëra efektivët e policisë.

Më tej gazetari thekson se Lleshaj duhet të kërkojë ndejsë për deklaratën e bërë dje në foltoren e Kuvendit.

…Polic ke qënë dhe polic ke mbetur…polic..” Kjo është deklarata me përçmuese dhe bulliste e nxjerë nga një ministër i Brendshëm, për mijëra efektivët e policisë që ka nën yqëm. Deklaratë shkatëruese që dhe vetë ministri i Brendshëm nuk i mer seriozisht trupën policore.
Respekt për çdo punonjës policie që kryen detyrë nga mëngjesi e deri në të ngrysur vonë, orar pa orar, ngrënë pa ngrënë dhe veshur pa veshur.
Respekt për çdo efektiv që kryen detyrën me vendosmëri dhe lufton krimin. Sa për ministrin Lleshaj vetëm një fjalë

“…Tek gaveta e ushtrisë ke qënë, tek gaveta paske mbetur…”
Llesh kerko ndjese….”, shkruan Qyno./CNA.al

LEXO TE PLOTE