Connect with Us

“Të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri”/ Kërpaçi garanton arsim cilësor

Politikë

“Të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri”/ Kërpaçi garanton arsim cilësor

Publikuar

-

Florida Kërpaçi

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku në fokus të bisedës ishte arsimi.

Floida Kërpaçi tha se programi i LSI-së garanton një arsimin cilësor dhe gjithashtu punësim të mirëpaguar.

Ndërkaq ajo shton se të rinjve duhet t’i rikthehet shpresa dhe besimi që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Vuçiç për shqiptarët! “Dy qytetet që dua të vizitoj në Shqipëri”

“Programi ynë për të garantuar arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar rikthen shpresën dhe besimin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Me të rinjtë për Shqipërinë” shkroi ish-deputetja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pasi bleu BMW-në luksose, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Publikuar

-

Nga

Pasi bleu BMW-në luksose, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Pasi bleu përdori Policinë e Shtetit për të blerë një makinë luksoze në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tashmë po shumëfishon gjobat për qytetarët.

Mësohet se ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor që parashikon rritjen e gjobave dhe masave ndëshkuese administrative për shkelësit.

Në draftin e publikuar nga mediat, por edhe artikuluar publikisht nga vetë ministri thuhet se janë shtuar gjobat për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë apo ndërhyrjet e gabuara në rrugë që parashikojnë ndalim qarkullimi apo parakalimi.

Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent.

Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrative I tij.

LEXO EDHE:  “Edhe shkollëpak edhe mediokër”/ Vasilit nuk i del e keqja me Ramën

LEXO EDHE:  Rihapja e shkollave/ Paralajmëron Muka: Do shtohen rastet e të infektuarve

Gjobat e parashikuara për shkeljet

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë – 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë – 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë –  15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë./ CNA.al

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti pritet dora si në Mesjetë”/ Meta bën propozimin ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Ti priten gishtat si në mesjetë”/ Meta propozon masa ekstreme 

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa thekson se nuk do të lejojë ti preket asnjë presje.

Në një prononcim për mediat nga qyteti Korçës, Meta ka folur me tone mjaft të forta, edhe në lidhje me zgjedhjet, ku propozoi edhe masa drastike për “ata që prekin votat”.

“Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë, meqë është hequr dënimi me vdekje”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Publikuar

-

Nga

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish sot kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e bëra në një dalje publike, ku tha se “Presidenti takohet skutave me subjekte të OFL-së”.

Në një prononcim për mediat nga Korça, Meta sfidoi Ramën ti thotë emrin e personit që ka takuar.

Ndërsa u dal edhe tek Asambleja e PS, Meta kërcënoi publikisht Ramën, ndërsa tha se nëse e kthen në Asamble tradhëtare, populli të përgjigjet.

“Unë iu drejtova edhe Asamblesë Kombëtare të PS. Mos e kthe në Asamble tradhëtare, se e dini çfarë ndodh pastaj.

LEXO EDHE:  Familja zapton mjediset e shkollës/ Fiks Fare zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Mesazhi i Vuçiç për shqiptarët! “Dy qytetet që dua të vizitoj në Shqipëri”

Shqiptarët i përgjigjen me top, koha e ka tregur.

Me thuaj kë kam takuar, unë jam gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga  Garda e Republikës. Nëse kam takuar një  person të botës së krimit jap dorëheqjen.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE