Connect with Us

Tani do sfidojnë Tiranën, kur Skënderbeu jepte gjithçka kundër Jang Bojs

Sport

Tani do sfidojnë Tiranën, kur Skënderbeu jepte gjithçka kundër Jang Bojs

Publikuar

-

Flamuri shqiptar në stadiumin e Jang Bojs do të shfaqet për herë të dytë, në një ndeshje mes klubesh në kompeticionet europiane. Jang Bojs do të sfidojë për herë të dytë një skuadër shqiptare në Europa Ligë. Këtë herë, bëhet fjalë pikërisht për kualifikimin në fazën e grupeve.

Në vitin 2017, Jang Bojs kishte përballë Skënderbeun në Grupin B të Europa Ligës. Ekipi helvet, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, doli me një barazim, teksa ndeshja përfundoi 1-1, e luajtur më 28.09.2017. Në sfidën e kthimit që u zhvillua në Zvicër, Jong Bojs triumfoi ndaj skuadrës korçare me përmbysje. Golin e Gavazajt e barazoi Harau në të 55-tën, katër minuta më vonë. Goli i fitores u shënua në të pestën e shtesës, në minutën 90+5, ku Asale i dha 3 pikët ekipit helvet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Kimish shënon supergol, Bajerni sërish në avantazh (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 18:55, dy sfidat e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në fushë do të zbresë Interi i Antonio Kontes, që është mysafir në Ukrianë përballë Shahjtor Donjeckut si dhe kampionët të Champions, Bajern Mynih, që luajnë në transfertë përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës.

Sfida e sotme pritet të jetë vendimtare për zikatërit e Interit, pas barazimit në shtëpi ndaj Borusia Mynshenglabah. Një tjetër rezultat negativ, do t’a kompleksonte situatën në grup. Ndërkohë në sfidën tjetër gjermanët e Bajernit, vijnë më të relaksuar pas triumfit 4-0 në shtëpi ndaj Atletiko Madrid.

REZULTATET LIVE: 

SHAHJTOR DONJECK – INTER 0-0


LOKOMOTIVA E MOSKËS – BAJERN MYNIH 1-2

Mirançuk 70′ / Gorecka 13′, Kimish 79′

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ E pabesueshme çfarë humbet Lautaro me portën bosh

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shpërdoroi një rast flagrant në minutën e 54-t të sfidës ndaj ukrainasve të Shahtjor Donjeck.

Pas një tentative nga distanca të Brozoviç, topi u grushtua nga portieri vendas, teksa shkoi te sulmuesi argjentinas, i cili me portën e boshatisur, ka bërë më të vështirën, duke e dërguar sferën jashtë katërkëndorit.

As Lautaro vet nuk iu ka besuar syve çfarë ka humbur, duke vendosur duart në kokë. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të 6 sfidave të mbrëmjes, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Luhen në orën 21:00 6 ndeshjet e tjera të ndalesës së dytë të Ligës së Kampioneve. Në fushë zbresin të mëdhenjtë Liverpul, Real Madrid dhe Mançester Siti, por dhe Atalanta, Porto, e Atletiko Madrid.

Pas humbjes së papritur me Shakhtar Donetskun dhe fitores në “El Klasiko”, ekipi i Zinedin Zidan kërkon fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Për këtë sfidë, francezi ka vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes Lukas Vaskezin për shkak të 3 mungesave, kurse Eden Hazard grumbullohet për herë të parë pas 80 ditësh, por e nis sfidën nga stoli ndaj Borusia Mynshenglabahut.

Atletiko Madridi do të tentojë të fshijë nga kujtesa humbjen e rëndë 4-0 javën e kaluar në “Allianz Arena” ndaj Bajern Mynihut duke kërkuar maksimumin ndaj Salzburgut.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka një sfidë të vështirë sot në shtëpi përballë Ajaksit. Pas fitores 0-4 ndaj Midtjilandit, bergameskët do të tentojnë një tjetër rezultat të mirë ndaj kampionëve të Holandës.

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID-SALZBURG

BORUSIA MYNSHENGLABAH-REAL MADRID

PORTO-OLIMPIAKOS

LIVERPUL-MIDTJILAND

MARSEJ-MANÇESTER SITI

ATALANTA-AJAKS

PANORAMASPORT.AL

LEXO TE PLOTE