Connect with Us

Studimi për gratë shtatzëna/ Koronavirusi rrit rrezikun për lindje të parakohshme

Shëndeti

Studimi për gratë shtatzëna/ Koronavirusi rrit rrezikun për lindje të parakohshme

Publikuar

-

Studimi për gratë shtatzëna/ Koronavirusi rrit rrezikun për lindje të parakohshme

Gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus dhe të shtruara në spital janë në rrezik që të kenë ndërlikime serioze dhe mund të përballen me rrezik më të lartë për të lindur para kohe.

Në këtë përfundim ka arritur Qendra e Parandalimit dhe Kontrollimit të Sëmundjeve, e cila ka bërë një hulumtim.

Sipas studiuesve, gratë shtatzëna mund të jenë më shumë të rrezikuara të pësojnë abort.

Sidoqoftë, studimi i zhvilluar nga britanikët, thotë se jot ë gjitha gratë mund të kenë komplikacione, pasi kjo varet nga imuniteti I tyre.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Eksperti apel qeverisë: Njerëzit duan ndihmë

Studimet vunë re se shumë gra shtatzëna të shtruara në spital, të cilat ishin të infektuara me virus, nuk kishin pasur asnjë simptomë. Në mesin e 703 rasteve të përshkruara në dy raportet, tre gra kanë humbur jetën.

Të dy studimet kanë mësuar se gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus kanë pasur lindje të parakohshme më shumë sesa që është pritur, teksa disa prej tyre edhe kanë abortuar. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shtohen rastet me Covid në shkolla/ Infektohet një tjetër mësues në Korçë, pozitiv dhe infermieri

Publikuar

-

Nga

Shtohen rastet me Covid në shkolla/ Infektohet një tjetër mësues në Korçë, pozitiv dhe infermieri

Covid-19 vijon të përhapet në institucionet arsimore të vendit.

Mësohet se një mësues dhe një infermier nga Korça kanë rezultuar pozitiv pas bërjes së tamponit.

Ndërkohë ditën e sotme u raportuan rekord viktimash, ku 7 pacientë humbën jetën ndërsa rezultuan pozitiv 284 persona të tjerë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i hidhur për shëndetësinë/ Covid-19 i merr jetën mjekut nga Lushnja

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur për shëndetësinë/ Humb jetën mjeku nga Lushnja

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme për shtatë viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mes personave që nuk mundën të fitonin betejën me Covid-19, ishte edhe një mjek nga Lushnja.

Bëhet fjalë për mjekun e njohur Muharrem Xhepexhiu, i cili kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Covid-19 I kishte marrë jetën një infermiereje 50 vjeçare nga Elbasani një mjeku 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçareje, një 62 vjeçari dhe një 76 vjeçari nga Tirana, një 78 vjeçari nga Fier, si dhe një 81 vjeçari nga Mirdita.

LEXO EDHE:  Greva në Ballsh/ Dy gra dërgohen me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, 487 persona kanë humbur betejën me virusin e padukshëm, i cili ka infektuar rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në vendin tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bilanc shqetësues në 24 orë/ Qindra të infektuar dhe shtatë viktima nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Bilanc shqetësues në 24 orë/ Qindra të infektuar dhe 7 viktima nga Covid-19

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar pozitivë 284 persona nga 1278 testime ditore që janë kryer.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë.

Ministria i kërkon qytetarëve të mbajanë maskën në mënyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën personale.

LEXO EDHE:  A ishte pandemia e koronavirusit, një dështim i shërbimeve sekrete?

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë amerikan optimist/ Koronavirusi vdes shpejt kur ekspozohet në temperatura të larta dhe dritën e diellit

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Testime totale 119,607

Raste pozitive 19,729

Raste të shëruara 10,808

Raste Aktive 8,434

Humbje jete 487./ CNA.al

LEXO TE PLOTE