Connect with Us

Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Politikë

Rama e thumboi/ Voltana Ademi akuza qeverisë: Jemi 7 vite me vonesë, s’na ka dhënë dëmshpërblimet

Publikuar

-

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama Rama inspektuan punimet për Bypassin e Shkodrës së bashku me ministren Belinda Balluku, dhe kritikoi kryebashkiaken demokrate për pirgun e mbetjeve inerte që ndodhen në hyrje të qytetit.

Ditën e sotme për këto akuza ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës, e cila ngre akuzat se Bypassi i Shkodrës ka mbetur peng për shkak të qeverisë.

Ademi pretendon se puna ka ngecur prej 7 vitesh pasi qeveria nuk ka dhënë dëmshpërblimet.

“Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t’u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet”, tha ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk kam dashur të shitem”/ Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Jam gati të bëj pakt me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam dashur të shitem”/ Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Jam gati të bëj pakt me Ramën

Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku deklaroi se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Ai tha se nuk ka dashur të shitet te asnjë parti, ndërsa shtoi se nëse  bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve është gati të bëjë pakt edhe me djallin.

“Jam kundër ndryshimeve në Kod Zgjedhor.  Lëvizjet në sistem se dëmtojnë Ballin Kombëtar. Per ndryshimet në Kushtetutë unë kam votuar kundër. Nuk shkon kjo pyetje sepse smë lidh asgjë me të majtën kam dashur disa herë të jap sinjale për këtë politikë. Mund të dija të shkoja dhe në një subjekt tjetër por kam zgjedhur të vazhdoj traditën e të parëve të mi. Skam zgjedhur të shitem se po të ishte kështu do e kisha bërë mirë e bukur.

Ka një gjë se si  e majtja dhe e djathta. Kam dashur të jap një sinjal politik se nëse  politika do të mbajë ballin kombëtar jam i  gatshëm të bëj bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe me djallin. Edhe me të djathtën. Nëse duhet për të mirën e Shqipërisë mund ta bëj këtë bashkëpunim dhe me të majtën. Nëse Edi Rama na ndjek i them se jam gati ta bëj këtë”, tha Alimadhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spahiu “masakron” Bashën/ Kur Meta sulmonte me kallashnikovë Jozefinën, ti shpenzoje lekët e Sorosit

Publikuar

-

Nga

Spahiu “masakron” Bashën/ Kur Meta sulmonte me kallashnikovë Jozefinën, ti shpenzoje lekët e Sorosit

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk i është kursyer aspak kryetarit të PD-së Lulzim Basha, pas sulmeve ndaj Jozefina Topallit se po krijon një lëvizje të re.

Spahiu publikon një artikull të gazetës Rilindja Demokratike, e cila në 27 gusht të viteve 2000 pasqyronte një sulm me kallashnikov që ishte bërë ndaj ish-kryeparlamentares.

Ai ngre akuzat se Basha shpenzonte lekët e George Sorosit kur Topalli sulmohej me kallashnikovët e Presidentit Ilir Meta.

Ish-kryetari i Aleancës thekson se tashmë kreu i PD është aleat i Metës, ndërsa pretendon se po lëpin aty ku pështynte deri dje.

LEXO EDHE:  Pa garë dhe pa zgjidhje/ Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ‘falimentojë’ Durrësin

LEXO EDHE:  Vizita në Gjermani/ Rama takon kryeparlamentarin Schauble

Kur Jozefina sulohej me kallashnikovët e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroina që përballej me mafien Meta.

Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet! Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Të paktën nuk është bandë, Fatos…

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Të paktën nuk është bandë, Fatos...

Eh mor Fatos, e paske harruar fare sot që je autori i thënies së famshme se Shqipëria qeveriset nga tri banda.

Dhe qenke shqetësuar për lindjen e një partie të re, megjithëse ajo ende nuk ka dalë nga mitra.

Ne nuk e dimë çfarë do të bëhet ajo nesër dhe më tej, por e vetmja gjë që mund të thuhet sot me siguri është fakti se ajo nuk mund të quhet bandë.

Sepse duhen prova, madje dhe krime të rëndësishme që ta meritosh këtë titull, apo jo Fatos?

LEXO EDHE:  Sulmi i Ramës ndaj “JOQ”/ Pronari Çekeli, mesazh kryeministrit

LEXO EDHE:  “Legeni kryeministër foli dje”/ Deputeti demokrat akuza Ramës

Por ti qenke mërzitur paradhënie edhe për lajmin e ardhjes në jetë të një force të re politike, njësoj siç kanë bërë disa apo ndoshta të gjitha bandat, që sipas teje komandojnë prej vitesh Shqipërinë.

Që do të thotë se ti nuk paske hallin që të shpëtojmë prej bandave, por thjesht je duke bërë tifozllëk të fortë për njërën apo për disa prej tyre.

LEXO TE PLOTE