Connect with Us

Psikologji/ Si të jemi të lumtur në kohë të vështira

Blog

Psikologji/ Si të jemi të lumtur në kohë të vështira

Publikuar

-

Nga Melissa Burkley “Psychology Today”

Një pandemi globale, papunësi në nivele rekord, dhunë policore, racizëm sistematik, debate të forta partiake, zjarre, uragane. Ne me siguri po jetojmë në kohë të vështira. Ndoshta nuk është për t’u habitur që lumturia në mesin e amerikanëve është në minimumin e të gjitha kohërave.

Sipas një sondazhi të ri-kryer nga NORC në Universitetin e Çikagos, vetëm 14 për qind e amerikanëve thonë se janë të lumtur. Ky numër ka rënë nga 31 për qind që ishte vitin e kaluar, dhe është më i ulëti i regjistruar që kur NORC filloi të mbledhë të dhëna 50 vjet më parë.

Gjërat që na sillnim gëzim përpara, udhëtimet, drekimet me miqtë, përqafimi i të dashurve tanë, janë papritmas jashtë mundësive. Por kjo s’do të thotë se nuk mund të gjejmë mënyra të reja kreative për të kultivuar lumturinë. Besojeni apo jo, studimet tregojnë se kohërat e vështira mund të na ndihmojmë të ndihemi edhe më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Të gjithë kemi dëgjuar për termin “stres post-traumatik”, por më pak nga ne janë të njohur me të “afërmin” e tij,” rritjen post-traumatike”, që i referohet aftësisë tonë për të ndryshuar dhe përmirësuar veten si rezultat i atyre përvojave të vështira.

Kjo nuk do të thotë të pretendosh se gjithçka është në rregull, apo të mohosh ndjenjat e tua kur ndodhesh në mesin e një krize. Njerëzit që përjetojnë rritjen post-traumatike, e pranojnë frikën, zemërimin dhe dëshpërimin e tyre, por ata kërkojnë “shkëndija” të gëzimit të çastit kudo që mund t’i gjejnë ato.

Kërkimet mbi rritjen post-traumatike kanë identifikuar pesë burime lumturie dhe rritjeje, që përjetohen zakonisht midis të mbijetuarve të një tragjedie:një vlerësim më të madh për jetën,

ndjenjat të forcuara personale, rritje shpirtërore, një marrëdhënie më e ngushta shoqërore, dhe njohje e mundësive të reja për jetën e tyre. Por këto përfitime nuk ndodhin automatikisht. Në kohë të vështira, ju duhet ta ushqeni dhe kultivoni rritjen tuaj post-traumatike. Ja disa këshilla.

1. Dëgjoni shpesh muzikë

Studime të shumta kanë konfirmuar se muzika është një përforcues i shkëlqyeshëm i humorit të mirë. Siç shprehet terapistja e muzikës Ester Uong:“Muzika anashkalon mendimin/trurin njohës dhe depërton direkt në ndjenjat tuaja, prandaj është kaq e fuqishme, ajo prek thellë zemrën dhe shpirtin tuaj. ”

2. Përqendrohuni tek vlerat tuaja

LEXO EDHE:  Foto- CNA.al e nxori zbuluar/ Luli Basha korrigjon vetveten

Provoni kohën e lirë për të menduar vërtet mbi vlerat tuaja më të rëndësishme, dhe për të identifikuar veprime të vogla që mund të bëni në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve. Ndoshta kjo do të thotë të eksploroni një hobi të ri që keni dashur gjithnjë ta provoni, por nuk keni pasur asnjëherë kohë.

3. Lidhuni me të tjerët në mënyra të reja

Njerëzit janë krijesa sociale. Shkenca tregon se pasja e lidhjeve të forta shoqërore është parashikuesi më i qëndrueshëm se kush ka një jetë të lumtur. Por ndërtimi dhe mirëmbajtja e lidhjeve tona shoqërore është bërë më e vështirë në këtë kohë të distancimit social dhe maskave që fshehin buzëqeshjet tona. Por lajmi i mirë është se jemi me fat që kemi qasje në kaq shumë lloje të ndryshme të teknologjisë, që na ndihmojmë të krijojmë lidhje me njerëz që nuk mund t’i shohim ballë për ballë.

4. Dilni nga shtëpia (por mos e harroni maskën tuaj)

Sa na mbrojnë maskat?/ Profesor Pecnikaj shpjegon llojet dhe pse ato të bëra vetë nuk kanë asnjë efekt

Guruja e lumturisë Greçen Rubin, autore e librit “Projekti i lumturisë”, tha dikur se “ushtrimet fizike janë eliksiri magjik i jetës” dhe studime të shumta e mbështesin këtë gjë. Studimet tregojnë se një shëtitje 12-minutëshe në natyrë, është e mjaftueshme për të rritur lumturinë e dikujt. Studimet e neuroshkencës, kanë zbuluar se shëtitja në natyrë, apo qoftë edhe shikimi në internet i fotove me peizazhe natyrore e ul aktivitetin e trurit në lobet ballore, duke na bërë të ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar.

5. Jini mirënjohës

Një studim i vitit 2018, u kërkoi të shkruanin nga një letër disa studentëve të prekur nga ankthi dhe depresioni. Çdo javë për 3 javë me radhë, studentët në njërin grup i shkruan një letër mirënjohje një personi tjetër, një grup tjetër shkroi për mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me një përvojë negative, dhe një grup i tretë e anashkaloi tërësisht aktivitetin e shkrimit.

Kur studiuesit i kontrolluan studentët pasi mbaruan seancat e shkrimit, ata zbuluan se ata që shkruan letrat e mirënjohjes, raportuan një shëndet mendor më të mirë. Kur u kontrolluan sërish 12 javë pasi mbaruan seancat, ekspertët zbuluan sërish të njëjtin model. Këto pak përvoja të shkurtra mirënjohjeje, arritën t’u siguronin këtyre njerëzve një përfitim që rrit lumturinë, që zgjati shumë kohë edhe pasi kishte përfunduar studimi./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Projekti politik, që fshihet pas provokimeve të Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Rexhep Tajip Erdogan, është një politikan që nuk nuk i mungon nuhatja politike. Në fakt kjo është një nga cilësitë e tij kryesore. Prandaj, nuk është për t’u habitur, pse presidenti turk e shfrytëzoi shpejt mundësinë politike, që krijoi vrasja e mësuesit francez Samuel Pati.

Erdogan reagoi në mënyrën e tij, domethënë si një tribun populist, që nuk heq kurrë dorë nga gjuha e ashpër për të kënaqur audiencën e tij, dhe për të siguruar një rezonancë maksimale të deklaratave të tij.

Në këtë rast, ai e bëri këtë duke ngritur dyshime rreth “gjendjes mendore” të presidentit francez Emanuel Makron. Një akt agresiv befasues, nëse marrim parasysh se Franca është teorikisht një aleate e Turqisë.

Ekzistojnë dy mënyra për të analizuar provokimin e fundit të Erdoganit:E para është ta konsiderojmë atë si një rast tjetër për fërkime midis dy vendeve (në konflikt në Mesdheun Lindor, në Siri, në Liban dhe në Nagorno-Karabak).

Parisi dhe Ankaraja gjenden shpesh në kundërvënie mes tyre. Edhe në të shkuarën, Erdogan ka thënë fjalë aspak miqësore ndaj homologut të tij francez. Një aspekt tjetër lidhet me betejën mbi kontrollin e Islamit. Presidenti turk, paraqitet si një “sulltan” mbrojtës i myslimanëve, si në kohën e Perandorisë Osmane që e frymëzon shumë atë.

Synimi ideal

Javën e kaluar, unë fola për kritikat drejtuar Makronit nga xhamia Al-Azhar, autoriteti më i lartë sunit me qendër në Kajro të Egjiptit, me propozimin e rektorit për të miratuar një ligj botëror kundër blasfemisë. Erdogan reagoi menjëherë, pasi ai nuk ka ndërmend t’i lërë Al-Azharit monopolin e kritikës.

Në këtë kontekst, Franca është një objektiv ideal. Laicizmi francez, është një burim i vazhdueshëm keqkuptimesh me botën myslimane, nga debatet e stuhishme mbi ferexhenë tek karikaturave mbi Profetin Muhamed.

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Deputetët sot në Kuvend me maska e doreza/ 12 pika në rend dite

Myslimanët tradicionalistë (jo domosdoshmërisht islamikë), që dinë të kuptojnë kontekstin francez janë të rrallë. Erdogan e sulmon Francën, edhe sepse është i bindur se Evropa është në një fazë rënieje dhe nuk meriton asnjë lloj respekti.

Por ne nuk e kemi dëgjuar ende atë të kritikojë Kinën për persekutimin e ujgurëve myslimanë. Dhe kjo është çështje e raporteve të forcës. Franca nuk ka asnjë interes ta vendosë veten në të njëjtin nivel me Erdoganin dhe të përfshihet në një luftë fjalësh.

Por në të njëjtën kohë nuk mund t’i lërë presidenti turk, një aleat i Vëllazërisë Myslimane, monopolin e fjalës dhe pasionit për masat muslimane. Siç e tregon edhe fillimi i bojkotit ndaj produkteve franceze, ka terren pjellor edhe për një “stuhi” irracionale.

Zëri i Francës, duhet të dëgjohet në botën myslimane, për të shpjeguar laicitetin francez. Në fjalimin e tij mbi “separatizmin” të mbajtur në fillim të tetorit, Makron kishte shmangur rënien në grackën e “stigmatizimit të të gjithë myslimanëve”, duke u përqendruar tek ata që nuk e pranojnë republikën.

Por mesa duket ditët e fundit, Franca nuk ka arritur t’i shpëtojë këtij kurthi. Mendimi i Francës nuk është mjaft i dëgjueshëm në botën myslimane. Kurthi tjetër, konsiston në fakt në lejimin e Erdoganit që të paraqitet si mbrojtës i myslimanëve në Francë, dhe në pjesën tjetër të botës. Pas fjalëve të “kristalta” të presidentit turk, ekziston një projekt politik shumë më i frikshëm se sa thjesht ofendimet e tij në adresë të Makron./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Neo-marksistët që po synojnë të shkatërrojnë SHBA-në

Publikuar

-

Nga

Neo-marksistët që po synojnë të shkatërrojnë SHBA-në

Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”

“Vdekje Amerikës!”, është një parullë e zakonshme e protestuesve të ANTIFA-s nga Portlandit në Kenosha. Fëmijët në rrugë janë duke bërë thirrje për shkatërrimin e vendit, ndërsa më të rriturit shkatërrojnë hapësirat publike, duke filmuar veten si të ishin pjesë e një spektakli.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka qenë e gatshme dhe e aftë që t’i japë fund kësaj anarkie. Çdo ditë që kalon, ekstremizmi po bëhet më i ngulitur në politikën amerikane. Këto akte dhune, janë nxitur nga 5 dekadat e indoktrinimit neo-marksist në shkollat, kolegjet dhe universitetet amerikane.

“Marshimi i Gjatë” i së majtës nëpër institucionet tona ka qenë i pandalshëm. Intoleranca ekstreme ka zëvendësuar tani konceptin liberal të kompromisit të negociuar, që është kusht i panegociueshëm i demokracisë.

Të rinjtë amerikanë, veçanërisht ata të rritur në shtëpitë e familjeve të shtresës së mesme ose të pasur, kanë pësuar aq shumë shpëlarje truri, sa që nuk e kuptojnë se sa absurde është të bëjnë thirrje për shkatërrimin e shtetit të tyre kombëtar, tamam si ajo që urojnë mullahët e Iranit.

Padija e tyre mbi historinë, është shenja dalluese e krizës aktuale. Pakkush duket se është në gjendje të kuptojë historinë e ndërlikuar, shpesh të dhimbshme, por të ekuilibruar të Amerikës – që është një shembull i asaj që mund të arrijë një popull i përkushtuar ndaj lirisë individuale.

Përkundrazi, ata janë indoktrinuar për t`a reduktuar jetën në SHBA në një binar racor të të bardhëve përkundrejt “njerëzve me ngjyrë”. Është pak e shumësi binari komunist i borgjezisë kundër proletariatit, që bolshevikët e përdorën për të marrë pushtetin në vitin 1917, pas të cilit miliona njerëz vdiqën në eksperimentin totalitar sovjetik.

Dhuna tregon se tribalizmi i bazuar në identitetin e grupit, është i gatshëm të pasojë komunitetin më të madh kombëtar, që për më shumë se 2 shekuj ka mbrojtur dhe zgjeruar lirinë në të gjithë botën. Shteti-kombi amerikan është një eksperiment unik, dhe i pashembullt në histori.

Ai është një projekt politik që lindi nga një kulturë koloniale angleze, por që krijoi një identitet të veçantë kombëtar aq të fortë, sa të integronte shumë grupime etnike që kanë emigruar në SHBA. Sigurisht, kombi amerikan ka edhe anët e tij të errëta, me skllavërinë që mbetet një plagë e thellë në historinë e tij.

LEXO EDHE:  Rama nuk i ndahet Metës/ Kërkon të helmojë popullin, kjo është luftë

LEXO EDHE:  Rritja e çmimit të maskave/ Tatimet kontrolle nëpër farmaci

Sidoqoftë, fuqia e idealit amerikan u ofroi miliona njerëzve diçka që asnjë kulturë tjetër nuk mund ta bënte, pra shansin për të ri-shpikur dhe ripërtërirë jetën e dikujt, për ta përparuar pozitën e tij,dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij.

Nacionalizmi pasionant i Amerikës, është rrënjosur tek besimi e jashtëzakonshmërisë si një popull i destinuar për të qenë madhështor, dhe mbi faktin se barazia e mundësive sipas ligjit, mund të kufizojë impulset instiktive të njeriut.

Sot pikëpamja tradicionale, se fitorja dhe humbja në politikë janë që të dyja pjesë e procesit demokratik, dhe thelbi i një politike vetë-konstituese, është zëvendësuar me një përpjekje leniniste për të anuluar kundërshtarin. Parimi i politikës radikale, që tani po gërryen vendin, duket se është:”Unë fitoj, ti zhdukesh!”.

Elitat, veçanërisht profesorët, mbajnë shumë përgjegjësi për këtë gjendje ku janë sot punët e vendit. Për dekada të tëra, në klasa dhe salla leksionesh ata hodhën bazat për atë që po ndodh tani. Politika e intolerancës, që predikohet në thuajse çdo sektor të jetës, supozon se më të varfrit, nuk janë më bashkëqytetarë, pasi ata janë të paaftë të rrokin parimet e rendit ndërkombëtar globalist.

Ndërkohë, ata që flasin në emër të tyre, demonizohen si “populistë”. Në të kundërt, elita e korporatave amerikan sot, sidomos plutokratët e saj financiarë në Bregun Lindor, dhe aristokracia digjitale në Bregun Perëndimor, duket se janë më të prirur për të punuar mbi “problemet globale”.

Liria e kombit po rrudhet nga akuzat e pandërprera mbi racizmin strukturor, privilegjin e të bardhëve, homofobisë dhe intolerancës. Sot neo-marksistët kontrollojnë pothuajse të gjitha fushat e diskursit elitar në SHBA, dhe kësisoj,ata mund të shuajnë çdo zë kundër,duke e cilësuar si “populist”apo“racist” cilindo që refuzon t’i nënshtrohet linjës së tyre ideologjike.

E majta neo-marksiste, po i ndan institucionet e demokracisë amerikane nga themelet e tyre kombëtare. Nëse ajo ka sukses, SHBA me kalimin e kohës do të humbasë kulturën e vet republikane, dhe do të shndërrohet në një shtet në të cilin aristokracia e re e zotëron pushtetin, mbi një popullsi të përçarë dhe të varfëruar./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si Kompania e Indisë Lindore, u bë monopoli më i fuqishëm i botës

Publikuar

-

Nga

Si Kompania e Indisë Lindore, u bë monopoli më i fuqishëm i botës

Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ka operuar shumë kohë para shfaqjes së gjigantëve të teknologjisë si Apple, Google ose Amazon. Kompania Angleze e Indisë Lindore u krijuar nga kurora mbretërore më 31 dhjetor 1600, dhe nga ai moment vazhdoi të veprojë si një organizatë e tregtisë, duke fituar shumë nga tregtia me Indinë, Kinën, Persinë dhe Indonezinë për më shumë se 2 shekuj.

Biznesi i saj e furnizoi Anglinë me çaj me një kosto të përballueshme për të gjithë, me tekstile pambuku dhe erëza,të cilat u garantonin investitorë të saj në Londër një fitim në 30 për qind. “Në kulmin e vet, Kompania Angleze e Indisë Lindore, ishte korporata më e madhe e këtij lloji në botë”- thotë Emili Erikson, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Jeilit në SHBA, dhe autore e librit “Midis monopolit dhe tregtisë së lirë:Kompania Angleze e Indisë Lindore”.

“Ajo ishte më e madhe edhe se disa kombe. Qe në thelb perandoria de facto e pjesëve të mëdha të Indisë, e cila ishte një nga ekonomitë më produktive në botë në atë kohë”- shtoi ajo. Në fundin e shekullit XVIII-të, kjo mega korporatë komandonte një ushtri private prej 260.000 ushtarësh, dyfishin e madhësisë së ushtrisë këmbësore britanike.

Ajo ushtri e madhe mjaftonte për të trembur çdo lloj konkurrenti, për të pushtuar territore, dhe për t’i detyruar sundimtarë lokalë indianë të nënshkruanin kontrata të njëanshme, që i jepnin Kompanisë kompetenca shumë fitimprurëse. Pa Kompaninë e Indisë Lindore, nuk do të kishte asnjë dominim perandorak të Britanisë në Indi gjatë shekujve XIX-XX.

Dhe për mirë a keq, suksesi i korporatës së parë të madhe në botë, ndihmoi në formësimin e ekonomisë moderne globale. Kompania e re angleze e Indisë Lindore ishte një monopol, në kuptimin që asnjë subjekt tjetër britanik, nuk mund të tregtonte legalisht në atë territor.

Gjithsesi, ajo u përball me një konkurrencë të fortë nga spanjollët dhe portugezët, të cilët tashmë kishin disa baza tregtare në Indi, dhe gjithashtu edhe Kompania Holandeze e Indive Lindore,e  themeluar në vitin 1602.

Anglia, ashtu si pjesa tjetër e Evropës Perëndimore, kishte një oreks të madh për mallra ekzotike Lindore si erëza, tekstile dhe bizhuteri. Por udhëtimet detare drejt Indive Lindore, ishin ndërmarrje jashtëzakonisht të rrezikshme, që përfshinin përplasje të armatosura me tregtarët rivalë, apo sëmundje vdekjeprurëse si skorbuti.

Shkalla e vdekshmërisë për një punonjës të “East India Company” ishte 30 për qind, thotë Erikson. Monopoli i garantuar nga kurora mbretërore, i mbronte tregtarët londinezë nga konkurrenca e brendshme, teksa i garantonte gjithashtu një fitim të majmë edhe vetë monarkisë, e cila kishte shumë nevojë për fonde.

Kompania ishte shoqëria aksionare më e madhe. Ajo e mblodhi dhe bashkoi kapitalin duke shitur aksione për publikun. Drejtohej nga një president, por kishte ndërkohë edhe një “bord kontrolli”. Ndryshe nga mbledhjet e sotme të bordit të korporatave, takimet e Kompanisë së Indisë Lindore shoqëroheshin me debate të ashpra, ku merrnin pjesë qindra aksionarë.

Në fillim, Kompania nuk kishte shumë para për t’i paguar punonjësit e saj për këtë punë tepër të rrezikshme, ndaj iu desh të siguronte stimuj të tjerë. “Ai stimul ishte që ata të tregtonin për interesat e tyre private jashtë shtetit. Në atë kohë, kishte shumë mundësi për të mashtruar dhe bërë kontrabandë”- thekson Erikson.

Kur britanikët dhe tregtarët e tjerë evropianë mbërritën në Indi, u detyruan t’u bënin ndere sundimtarëve dhe mbretërve vendas, duke përfshirë Perandorinë e fuqishme Mugul, që shtrihej në të gjithë Indinë. Sundimtarët indianë i ftonin krerët lokalë të Kompanisë në oborrin e tyre, u merrnin para, teksa përdornin ushtarët e Kompanisë në luftërat rajonale, ndonjëherë kundër kompanive tregtare franceze ose holandeze.

LEXO EDHE:  “Maska është e nevojshme”/ Pipero tregon rastet kur duhet mbajtur

LEXO EDHE:  Deputetët sot në Kuvend me maska e doreza/ 12 pika në rend dite

Një pikë e madhe kthese në transformimin e Kompanisë së Indisë Lindore, nga një kompani tregtare fitimprurëse në një perandori de fakto, erdhi pas Betejës së Plasej në vitin 1757. Ajo vuri përballë 50.000 ushtarë Indianë nën Navabin e Bengalit kundër vetëm 3.000 ushtarëve të Kompanisë.

Nauab ishte zemëruar me Kompaninë për uljen e taksave. Por ajo që ai nuk dinte ishte se udhëheqësi ushtarak i Kompanisë Lindore të Indisë në Bengal, Robert Klajv, kishte arritur një marrëveshje me bankierët indianë, në mënyrë që shumica e ushtrisë indiane të mos pranonte të luftonte në Plasej.

Fitorja e Klajv i dha Kompanisë së Indisë Lindore kompetenca të gjera të taksimit në Bengal, asokohe një nga provincat më të pasura në Indi. Klajv e plaçkiti thesarin e Navab, dhe e dërgoi atë në Londër, natyrisht duke mbajtur shumë edhe për vete.

Në vitin 1784, Parlamenti Britanik miratoi “Aktin e Indisë” të Kryeministrit Uilliam Pit, qëe përfshinte zyrtarisht qeverinë Britanike në sundimin e tokave të Kompanisë së Indisë Lindore në Indi. Por Kompania e Indisë Lindore nuk operoi vetëm në Indi.

Në një nga kapitujt e saj më të errët, Kompania kontrabandoi opium në Kinë, në këmbim të mallit më të çmuar të këtij vendi:çajit. Kina tregtonte vetëm çaj në këmbim të argjendit. Por kjo ishte e vështirë për Anglinë.

Prandaj Kompania sabotoi embargon e Kinës për opiumin, përmes një tregu të zi të prodhuesve dhe kontrabanduesve indiane të opiumit. Ndërsa çaji shkonte në Londër, investitorët e Kompanisë u pasuruan, ndërsa miliona kinezë u shkatërruan nga opiumi.

Kur Kina e goditi tregtinë e opiumit, qeveria britanike dërgoi anije luftarake, duke shkaktuar kështu nisjen e Luftës së Opiumit të vitit 1840. Humbja poshtëruese e kinezëve, i garantoi britanikëve kontrollin e Hong Kongut. Nga mesi i shekullit XIX-të, kundërshtimi ndaj statusit monopol të Kompanisë së Indisë Lindore, arriti kulmin në parlamentin britanik, i nxitur nga argumentet e tregut të lirë të Adam Smithit.

Erikson thotë se perëndimi i Kompanisë së Indisë Lindore në vitet 1870, kishte të bënte më pak me zemërimin moral ndaj korrupsionit të korporatës, dhe më shumë me politikanët dhe biznesmenët anglezë, që e kuptuan se mund të fitonin edhe më shumë para me partnerë që kishin një bazë më të fortë ekonomike.

Edhe pse Kompania e Indisë Lindore u shpërbë më shumë se një shekull më parë, ndikimi i saj si një pioniere e korporatave, e ka diktuar mënyrën e zhvillimit të biznesit modern në një ekonomi globale./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE