LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pse më sheh shtrembër”/ Dalin detajet e sherrit banal në Durrës

19 Shtator 2020, 08:08, Aktualitet CNA
“Pse më sheh shtrembër”/ Dalin detajet e sherrit banal

Numri i personave të arrestuar ka shkuar në 5, për vrasjen e 39-vjeçarit në Durrës dhe plagosjes së djalit të tij, ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi. Klodjan Daci ishte personi që ka qëlluar dhe si pasojë 39-vjeçari Armando Baboçi ndërroi jetë.

Shkak i sherrit të dhunshëm mes tyre nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; ?Pse më shihni shtrembër?.

Sherri ka nisur me sende të forta, ku në vendngjarje janë gjetur shkopa bejsbolli dhe karrige, dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga