Connect with Us

Prishtina, një mini-Skënderbe/ Fiton me 4 ish-futbollistët bardhekuqë në fushë

Sport

Prishtina, një mini-Skënderbe/ Fiton me 4 ish-futbollistët bardhekuqë në fushë

Publikuar

-

Prishtina ka fituar bindshëm në javën e parë të kampionatit, me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Drenicës, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me afrimin në merkato të Sabjen Lilajt dhe Gledi Micit, skuadra kryeqytase, është bërë tepër e frikshme, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Bekteshi ishte njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 31-të, pas asistit të Micit, duke kaluar në avantazh skuadrën e Ramadanit. Në startin e pjesës së dytë, bardheblutë dyfishuan shifrat me anë të Endrit Krasniqit, ndërkohë që për të vulosur gjithçka, mendoi ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, i cili pas asitit të Leonit Abazit nga mesi i fushës, realizoi një gol mjaft të bukur, duke ngritur shifrat në 3-0.

Vlen të theksohet fakti se te Prishtina, në sfidën e sotme, u aktivizuan nga minuta e parë plot 4 futbollistë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Skënderbeut, Mici, Lilaj, Abazi dhe Oto Xhon, si dhe 2 ishë të Partizanit, Haxho dhe Besnik Krasniqi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Video/ Liverpuli triumfon me përmbysje në kampionat

Publikuar

-

Nga

Liverpul vuan por ia del në fund të marrë tre pikë në fushën e saj teksa ka mposhtur në shtëpi Shefilld Junajtid me rezultatin 2-1. Të kuqtë e panë veten në disavantazh për shkak të një penalltie të shkaktuar nga ana e Fabinjos, të cilën e përktheu në gol Berge në minutën e 13.

Megjithatë, katër minuta para fundit të pjesës së parë, Liverpuli gjeti rrugën e rrjetës me anë të Firminjos. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Liverpuli këmbënguli për golin e fitores të cilin e gjeti fillimisht me Salah, por që u anulua për pozicion të parregullt.

Gjithsesi, më pas Diego Jota realizoi në mënyrë të rregullt, teksa ky realizim rezultoi vendimtar duke qenë se të besuarit e Klop në fund morën tre pikët. Pas këtij suksesi, Liverpuli është në vendin e dytë me pikë të barabarta, 13, me Evertonin që ka një ndeshje më pak.

LEXO TE PLOTE

Sport

La pa ndjenja kundërshtarin, Khabib njofton tërheqjen nga UFC

Publikuar

-

Nga

Khabib Nurmagomedov është treguar i pamëshirshëm edhe një herë tjetër.

Në duelin e sontëm kundër Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitoren e 29-të në karrierën e tij, për rekordin 29-0.

Këtë gjë luftëtari rus e arriti duke bërë një mbërthim spektakolar, të cilit nuk i rezistoi dot Gaethje, duke humbur ndjenjat për disa momente.

Pas ndeshjes, përkundër se në formën më të mirë të mundshme, Khabib ka njoftuar se do të pensionohet nga UFC.

Këtë gjë a i bënë pas kërkesës së nënës së tij. Kështu, Khabib mbyll karrierën e MMA me rekord 29:0.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Lacio fiton pa Strakoshën, Muriqi luan 30 minuta

Publikuar

-

Nga

Lacio është rikthyer te suksesi në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1, Bolonjën. Bardhekaltërit ishin pa Strakoshën sot mes dy shtyllave me vendin e shqiptarit që e kishte marrë Pepe Reina. Sa i përket sfidës, ajo u zhbllokua në pjesën e dytë, aty ku u realizuan të tre golat.

Ishte Luis Alberto që shënoi në minutën e 54, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi i përhershmi Cciro Imobile.

Bolonja shënoi vetëm ne minutën e 91 me anë të De Silvestri, ndërkohë që në këtë sfidë pati vend edhe për Vedat Muriqin i cili luajti nga minuta e 64. Pas këtij suksesi, Lacio renditet në vendin e 10 me shtatë pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE