LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi para 1 viti tre persona/ Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

19 Shtator 2020, 08:34, Kronika CNA
Plagosi para 1 viti tre persona/ Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 3 personave.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 2 gusht të vitit të kaluar në një lokal në një lagje të Elbasanit.

Shtetasi me iniciale G.M akuzohet për veprën penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese? e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit?, ndërsa ndaj tij Gjykata e Shkallës Parë Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I.B., që ka rënë më parë në prangat e policisë, se në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Pas veprimeve  hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të impkimit të këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale./CNA.al

Lajmet e fundit nga