Connect with Us

PD denoncon kushtet në shkolla’/ “Mbi 50 mësues me COVID-19”

Aktualitet

PD denoncon kushtet në shkolla’/ “Mbi 50 mësues me COVID-19”

Publikuar

-

PD denoncon kushtet në shkolla’/ “Mbi 50 mësues me COVID-19”

Partia Demokratike ka komentuar javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor.  Me anë të një deklarate për mediat ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi denoncoi kushtet ne shkolla dhe theksoi se në 80% prej tyre mungojnë kushtet e higjienës.

“Kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit. 25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë. Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10 shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa dhënë askush llogari ku shkojnë”, tha Vokshi.

Sipas saj qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve dhe shtoi se  në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë, ndërsa shtoi se nuk është marrë asnjë masë shtesë nga qeveria.

“Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar. Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish” tha Vokshi.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/A janë të realizueshme premtimet e qeverisë?

“Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar.
Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare. Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar. Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar. Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë. Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid. Qeveria e Shqipërisë është shumë mbrapa asaj të Kosovës, e cila ka certifikuar të gjitha shkollat e saj. Në Kosovë e dinë se cila shkollë i përmbush kushtet higjeno-sanitare dhe cila jo. Vetë Ministri i Arsimit ka dalë në inspektime që përpara vitit të ri shkollor. Ndërsa tek ne, bëhet vetëm propagandë pa marrë asnjë masë konkrete”, deklaroi Vokshi.

Sipas saj ky nuk është një investim i madh në para, pasi janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nda nga jeta kleriku Atë Todi Jovani.

Mësohet se Atë Todi Jovani ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës, teksa deklaron se Atë Todi Jovani ka shërbyer për 30 vjet në qytetin e Pogradecit, që nga koha kur u hapën kishat.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, e cila shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.

LEXO EDHE:  “S’duan ‘Lasgush’ as Dollmush”/ Manjani: Mirë Greku, po edhe shqiptari i mbyll kufirin shqiptarit?

LEXO EDHE:  Rama "hap" agjensi turistike/ Si po i ndëshkon shqiptarët, për klientelën e Rilindjes

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të At Todi Jovanit në moshën duke luftuar me sëmundjen e Covid 19.

Bashkia Pogradec dhe Kryetari z. Ilir Xhakolli shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen mbi këtë largim të parakohshëm të njërit prej predikuesve të paqes dhe dashurisë në qytetin tonë. Qofsh i parajsës!”, thuhet në deklaratën e bashkisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Publikuar

-

Nga

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Oerd Bylykbashi thotë se opozita do të bëjë strategji dhe taktikë elektorale për të marrë sa më shumë vota në zgjedhje dhe t’i përkthejë ato në mandate, por thekson se, nuk do të jetë sistemi zgjedhor që do të bëjë diferencën më 25 prill.

Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Për praninë e partive të reja në kampin opozitar dhe rrezikun për fragmentarizmin e votave, z. Bylykbashi tha se, Shqipëria ka një ligj liberal për partitë politike që ka nevojë për përmirësim, por që në thelb është një vlerë për demokracinë.

Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, tha ai duke shmangur kështu sulmet ndaj ish-funksionarëve të PD-së që tashmë kanë formuar partitë të reja politike.

Për çështjen e përzgjedhjes së kandidatëve, Bylykbashi pranoi që mund të jenë bërë dhe gabime por ka ende kohë tha ai për të “ndrequr” këtë me vendimin përfundimtar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 1.673 të infektuar

LEXO EDHE:  Tenderat sekrete/ Basha akuza qeverisë: Po bëhet vjedhje kriminale me shëndetin e qytetarëve

Bylykbashi duke bërë një parashikim për atë që do të ndodhë pas 25 prillit, theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis me Ramën.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës. Do të bëjmë kompromis politik por qeverisje me Edi Ramën jo”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Publikuar

-

Nga

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Avokati Gjergj Neli është shoqëruar me forcë në Policinë e Lezhës.

Denoncimin e ka bërë bashkëshortja e tij, Shaqe Marinaj, e cila është dhe zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Ajo thekson se avokati Ndreka është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë, ku po punonte dhe është dhunuar nga uniformat blu.

Ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE