Connect with Us

Partia e Merkel refuzon negociatat?/ Ja si përgjigjet Rama për DW

Politikë

Partia e Merkel refuzon negociatat?/ Ja si përgjigjet Rama për DW

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama flet në një intervistë për DW për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.

Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?

Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një qëndresë të shkurtër në Berlin, ku u takova me një grup përfaqësuesish të Bundestagut dhe të sektorit privat për të biseduar për perspektivën ekonomike dhe politike të vendit, si edhe perspektivën në këto dy drejtime.

Ju nuk patët rastin të takoheshit me Kancelaren Angela Merkel. Cila qe arsyeja?

Nuk kam ardhur në këtë udhëtim për të takuar Kancelaren Merkel. Kam ardhur për të shkuar në forumin e politik-bërjes dhe ndalesa e mbrëmshme (17.09.shën red.) në Berlin ka qenë thjesht dhe vetëm për të nderuar ftesën e një përfaqësie të gjerë politikanësh dhe sipërmarrësish që dëshironin të ndanin me mua opinione dhe që kanë një interes të veçantë për Shqipërinë. Me Kancelaren jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe s’ka asnjë problem.

Shqipëria është në pritje të datës së negociatave. Kur mendoni se do të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare?

Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Europian. Por ajo që është e padyshimtë, është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm dhe, pavarësisht se çfarë do të vendosë Këshilli Europian, që ne e dimë që është një vendimmarrje që varet shumë më tepër nga dinamikat e brendshme, se sa nga çfarë bëjmë ne, ne do të vazhdojmë me vullnet dhe me durim. Dhe shpresoj që Konferenca do të ndodhë në fund të këtij viti, dhe nëse nuk ndodh në fund të këtij viti, ajo do të ndodhë vitin e ardhshëm dhe kjo është thjesht një çështje, që e përsëris ka të bëjë me dinamikat e brendshme në Bashkimin Europian.

Megjithatë, qarqe nga grupi CDU/CSU në Parlamentin Gjerman ngurrojnë të fillojnë negociatat me Shqipërinë, pasi janë të zhgënjyer nga ndryshimi i Kushtetutës që u bë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes zgjedhore me ndërhyrje të fortë nga pala ndërkombëtare.

Gjermania është një vend demokratik. Ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që, në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur në funksion të ambicies sonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik. Dhe jam i bindur që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë mbi Shqipërinë.

Një temë tjetër që shikohet sërish me rezerva në të njëjtat qarqe është ligji anti-shpifje. A keni ndër mend ta ndryshoni në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecies?

Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne dëshironim që të kishim një ligj që të bazohej në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë se Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE na u tha që ne nuk mund të aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj, i cili është absolutisht i domosdoshëm, do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë, si vatrën më të nxehtë të shpifjeve në Europë, ne nuk do ta lëmë.

Shqipëria është para zgjedhjeve. Çfarë do të bëni ju për të garantuar që pas zgjedhjeve Shqipëria të ketë një sistem të fortë pluralist partiak që përfaqësohet edhe në parlament?

Nuk ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që nga viti 1990. Sistemi pluralist vihet në diskutim, nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim, nëse një parti vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin. Sigurisht, nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë. Por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin.

LEXO EDHE:  Vrasës me pagesë në media!

Shqipëria është aktualisht kryetare e radhë së OSBE-së. Ju keni dalë me një propozim për të ndërmjetësuar në konfliktin me Bjellorusinë., i cili është mbështetur dhe nga Gjermania. Çfarë mund të bëjë Shqipëria në këtë konflikt?

Ne kemi drejtimin e OSBE-së dhe unë jam shumë krenar, që drejtimi i OSBE-së ka pasur dhe ka admirim nga të gjithë partnerët. Oferta jonë për Bjellorusinë në funksion dhe në emër të OSBE-së, jo në emër të Shqipërisë, është një ofertë që është mbështetur tërësisht nga të gjithë partnerët, nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ka rënë në vesh të shurdhët në Minsk deri tani që flasim, ndërkohë që situata e të drejtave të njeriut aty përkeqësohet dhe padyshim, unë e konsideroj këtë një gabim strategjik të autoriteteve në Bjellorusi, pasi OSBE-ja nuk ka qëllim të imponojë asgjë pasi të lehtësojë rrugën për të hapur një kanal dialogu me opozitën.

Ju erdhët në Gjermani, pasi më parë kishit qenë në Turqi dhe Greqi. Kjo e fundit aktualisht po përballet me një krizë të fortë refugjatësh. Gjermania po i vjen në ndihmë dhe ka vendosur të marrë 1500 refugjatë. Jo të gjithë e përshëndesin këtë vendim, si e shikoni ju dhe si mendoni se mund të zgjidhet kriza e refugjatëve aktualisht?

Gjermania është një model i admirueshëm edhe falë kancelares Merkel është një shembull absolutisht domethënës, kuptimplotë, frymëzues për mënyrën se si bota e civilizuar dhe sesi demokracitë e kësaj bote duhet t’i qasen çështjes së të drejtave të njerëzve që ikin nga situata shumë të rënda dhe kërcënuese për jetën e tyre. Ndërkohë që besoj që në këtë aspekt, Turqia dhe Greqia kanë një rol të dorës së parë dhe patjetër që ky është një nga aspektet ku mund të shihet fare qartë se sa e rëndësishme është Turqia për Evropën.

Ju ishit më parë në Turqi dhe Greqi, ku u takuat me presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin Mitsotakis. A mund të ndërhyjë Shqipëria për zbutjen e konfliktit Greqi-Turqi?

Ne jemi shumë të vegjël për të bërë të tilla punë të mëdha për botën. Por patjetër, besoj që mundësia për të thënë fjalën tonë, për të thënë fjalën time, është një nga rrugët për të nxitur komunikimin, dialogun, dhe kam bindjen, që, duke njohur të dy liderët që ju përmendët, që nëse ata ulen së bashku, patjetër që do të gjejnë zgjidhjen. Nuk ka nevojë për interferenca dhe ndërhyrje të tjera, sepse bëhet fjalë për dy liderë me një staturë dhe një talent politik të padiskutueshëm. Sigurisht që presidenti Erdogan është një figurë e fortë dhe një figurë që ka një peshë të madhe. Por edhe kryeministri Mitsotakis është përfaqësuesi i një vendi që ka një rëndësi të madhe për Europën. Turqia është strategjike për sigurinë e Europës, Greqia është strategjike për kufijtë e Europës dhe Greqia dhe Turqia besoj që do ta gjejnë rrugën që të mirëkuptohen, dhe kjo do të jetë një e mirë e madhe për të gjithë Europën.

Presidenti Thaçi i ka akorduar presidentit amerikan, Donald Trump, një çmim. Një deputet norvegjez e ka propozuar Trumpin për Çmimin Nobel. A mendoni se e meriton ai këtë çmim?

Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjimnazistët të pakënaqur me sistemin arsimor/ Këlliçi: Të rinjtë janë lënë pas dore nga qeveria!

Publikuar

-

Nga

Gjimnazistët të pakënaqur me sistemin arsimor/ Këlliçi: Të rinjtë janë lënë pas dore nga qeveria!

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me të rinj dhe të reja të gjimnazeve të Tiranës.

Teksa ka ndarë dhe disa foto në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se të rinjtë ndihen të lënë pas dore dhe ndihen të papërfaqësuar në spektrin poltik.

“Strukturat e gjimnazeve fuqizohen dita ditës me energjinë dhe dinamizmin fantastik të nxënësve në të gjithë Tiranën. Këtë të Shtunë ishim me gjimnazistët e “Protagonistët”, “KINGS Tirana” dhe “Sinan Tafaj”.

LEXO EDHE:  Goditi me çizme Ramën/ Kryemadhi: Mi kthyen të pastruara…

LEXO EDHE:  Masakra e 10 gushtit/ Berisha ka një mesazh për Ramën

Gjimnazistët shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre në lidhje me sistemin arsimor dhe politikat rinore në Shqipëri. Ata ndihen të lënë pas dore dhe të papërfaqësuar në spektrin politik. Qëndrimet e tyre reflektojnë nevojën e menjëherëshme për ndryshime demokratike në vend.

Ata janë të bindur se pjesëmarrja e të rinjve në politikë, është tejet e rëndësishme dhe kësisoj 25 Prilli është së pari beteja e tyre. Sëbashku, të gjithë shkojmë të bindur drejt fitores në 25 Prill!”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se refuzimi i BE-së për pritjen e Komisionit të Venecias, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor , do të konkludojë në moshapjen e negociatave këtë vit.

Madje Meta shkon dhe më tej ku shton se bllokimi i çeljes së negociatave do të vazhdojë deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.

“Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit.

Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

LEXO EDHE:  Goditi me çizme Ramën/ Kryemadhi: Mi kthyen të pastruara…

LEXO EDHE:  Rama publikon foton e ditës në mbrëmje

Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Grida Duma leksion Ramës/ Mbajtja e fjalës është gjithçka…

Publikuar

-

Nga

Video-Grida Duma leksion Ramës/ Mbajtja e fjalës është gjithçka…

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar një video, ku nxjerr zbuluar kryeministrin Rama për premtimet e pambajtuara.

Krahas videos ajo shkruan se Rama do ikë dhe do mbajë përgjegjësi për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

“Premtimet janë detyrime!

Kjo është politika, kjo është qeverisja.
Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!

Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka!
Kushdo guxon t’ju thotë që nuk më kërkoni dot llogari për të shkuarën, degdiseni në të shkuarën.

LEXO EDHE:  Goditi me çizme Ramën/ Kryemadhi: Mi kthyen të pastruara…

LEXO EDHE:  Rama publikon foton e ditës në mbrëmje

Po, po, llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

25 Prilli nis ndryshimin jetësor; do rinisim zhvillimin dhe mirëqenien për çdo shqiptar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE