Connect with Us

Parlamenti Evropian miraton rezolutën kundër Turqisë/ “Ankaraja të mos shkelë hapësirën greke”

Kosova & Rajoni

Parlamenti Evropian miraton rezolutën kundër Turqisë/ “Ankaraja të mos shkelë hapësirën greke”

Publikuar

-

parlamenti evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë  me 601 vota pro, 57 kundër dhe 36 abstenim, që dënon veprimet e paligjshme të Turqisë në zonën ekonomike të Greqisë.

Për më tepër PE shprehu shqetësim për faktin se ekziston probabiliteti për përshkallzimin e mëtejshëm ushtarak. Kësisoj dhe i bën thirrje Këshillit të marrë në konsideratë sanksione shtesë në rast të mosrespektimit të ligjeve nga Ankaraja.

Edhe para takimit të Këshillit Evropian në 24 dhe 25 Shtator, një pjesë e konsiderueshme e eurodeputetëve shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe deklaruan se BE është e qartë dhe e vendosur për të mbrojtur interesat e tyre.

Eurodeputetët i kërkuan Turqisë që të përfundojë menjëherë kërkimet e paligjshme dhe shpimet në Mesdheun Lindor, të mos shkelë hapësirën ajrore Greke dhe ujërat territoriale Greke dhe Qipriote dhe të ndalojë “retorikën nacionaliste”.

LEXO EDHE:  Sa milionë dollarë humbi Genc Pollo në Qipro?

Ndërkaq, Parlamenti Evropian theksoi nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur sanksionet ndaj Turqisë dhe i bëri thirrje Këshillit të përgatisë masa të mëtejshme në rast të mos progresit me Ankaranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Shkon në 650 ai i viktimave

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Shkon në 650 ai i viktima

Në Kosovë u konfirmuan këtë të mërkurë 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media.

Ramadani tha se ditëve të fundit “ka rritje të lehtë të rasteve pozitive”.

Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” aktorja/ Parlamenti si kafeneja më e ndyrë

LEXO EDHE:  Berisha: Meta është politikani më i akuzuar në Evropë

Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova merr donacion 100,000 teste PCR për koronavirus

Publikuar

-

Nga

Kosova merr donacion 100,000 teste PCR për koronavirus

Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) i dhuroi Kosovës 100,000 teste për koronavirus, të njohura si PCR.

Kostoja e tyre është 1.5 milion euro, tha në një postim në Facebook ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj.

“Donacioni është kontribut i çmueshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19 në Kosovë, për çka e falënderoj zotin Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), si dhe kryeministrin [e Kosovës] Avdullah Hoti për angazhimin e pakursyer për dhe rreth këtij donacioni, duke e iniciuar dhe realizuar atë”, tha Zemaj.

Xhevat Jakupi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se me pranimin e donacionit prej 100,000 testesh PCR, Kosova do t’i ketë në dispozicion 130,000 teste për qytetarët.

“Jemi duke punuar me Bankën Botërore, që të hapim laboratore PCR në qendrat rajonale të shëndetit publik. Tashmë është nënshkruar kontrata me furnizues nga Banka Botërore, në vlerë prej 2 milionë dollarësh”, tha Jakupi.

“Pritet që brenda një muaji, këto aparate të jenë në Kosovë. Kemi filluar me trajnimin e personelit të qendrave rajonale të shëndetit publik, për kryerjen e testeve PCR. Aktualisht, i kemi 130,000 teste në dispozicion. Po ashtu është një procedurë brenda Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen emergjente edhe të 60,000 testeve PCR dhe është në shqyrtim”, shtoi Jakupi.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” aktorja/ Parlamenti si kafeneja më e ndyrë

LEXO EDHE:  Ish ministri i “përvishet” Ramës/ “E ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale”

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus në muajin mars.

Prej atëherë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë testuar gjithsej 76,623 persona për koronavirus.

Aktualisht, numri i rasteve pozitive qëndron në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia ashpërson masat/ Maska e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, kufizohen grumbullimet

Publikuar

-

Nga

Maqedonia ashpërson masat/ Maska e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, kufizohen grumbullimet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ashtu si në Shqipëri, edhe qeveria e shtetit fqinj ka vendosur që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura, në transport publik dhe institucione publike.

Gjithashtu është është vendosur të kufizohen grumbullimet pas orës 22, ndërsa ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave në vende publike dhe parqe.

Edhe në festa familjare, respektivisht nuk lejohet grumbullimi me më shumë se 4 personave të tjerë përveç anëtarëve të një familjeje.

LEXO EDHE:  Berisha: Meta është politikani më i akuzuar në Evropë

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon mënyrën /Ja se si po përfshihet bota e krimit në parlamentin e ardhshëm

Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë së Veriut rekomandon respektimin rigoroz të masave mbrojtëse, dezinfektimin e hapësirave, distancën sociale dhe mbajtjen e maskave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE