Connect with Us

Paketa e censurës/ Komuniteti i gazetarëve i shqetësuar: Hile të tilla nuk funksionojnë

Sociale

Paketa e censurës/ Komuniteti i gazetarëve i shqetësuar: Hile të tilla nuk funksionojnë

Publikuar

-

Paketa e censurës/ Komuniteti i gazetarëve i shqetësuar: Hile të tilla nuk funksionojnë

Në Tiranë, komuniteti i gazetarëve vazhdon të protestojë ndaj planeve të parlamentit për të rimarrë në shqyrtim paketën e censurës.

Shtatë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shprehjes i dërguan drejtuesve dhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë një letër të hapur, që të ndërpresin procedurat për paketën e censurës dhe të respektojnë Opinionin e Komisionit të Venecias.

Organizatat ndëkormbëtare që mbrojnë lirinë e medias kërkuan në letrën e hapur që parlamenti të mos vijojë planet për ndryshime ligjore në paketën e censurës, sepse kjo procedurë e paralajmëruar nga shumica socialiste, do të sillte mos-respektimin e disa vërejtjeve të rëndësishme të Komisionit të Venecias.

Analisti i njohur i agjencisë BIRN, Gjergj Erebara, thotë se “tashmë prej dy vjetësh kryeministri Edi Rama dëshiron të miratojë një ligj, që bie ndesh me standartet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Ai po injoron Komisionin e venecias, i cili ka thënë qartë se Shqipëria nuk mund të bëjë një ligj të tillë.

Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias i shkruan parlamentit se kanë një shqetësim të madh për planet e parlamentit për të injoruar cështjet që ngrihen në Opnionin e Komisionit të Venecias më 19 qershor mbi goditjen e lirisë së shtypit dhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit në Shqipëri.

Analisti i njohur i medias, Alfred Lela, thotë se si herët e tjera, dhe këtë herë ka një heshtje, një mungesë transparence dhe një mungesë gadishmërie për t’u ulur me grupet e gazetarëve, interesi i vetëm i të cilave është që të respektohet liria e fjalës, të respektohen mediat dhe qeveria të mos ndërhyjë arbitrarisht në punën e medias, duke përdorur instrumenta të pushtetit.

Organizatat ndërkombëtare dhe shqiptare të shtypit theksuan në letrat për parlamentin se amendamentet ligjore në gjendjen e tanishme bien ndesh me ligjet dhe standartet ndërkombëtare dhe sic shënoi edhe Komisioni i Venecias, propozimet ligjore janë plot me gabime themelore.

LEXO EDHE:  Video-Nga lidhjet me pushtetin, PPP-të, tek mesazhet e “koduara” të palëve/ Gazetari tregon të pathënat e medias dhe politikës

Erebara tha për Zërin e Amerikës se organizatat e Shoqërisë Civile, vendase dhe ndërkombëtare, i bënë edhe një herë të qartë qeverisë se po e ndjekin këtë zhvillim dhe hile të tilla nuk funksionojnë, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias ishte hapur kundër kësaj nisme të qeverisë.

Organizatat ndërkombëtare dhe shqiptare të shtypit pohuan se do të ishte shumë më e përshtatshme që problemet të zgjidhen nga një trupë e pavarur vetë-rregulluese, ku të përfshihen gjithë aktorët e komunitetit mediatik.

Analisti Lela tha se shumica socialiste po përdor edhe rrëmujën politike për reformën zgjedhore si një mjegull për të paraqitur shpejt një paketë gjoja e rinovuar me vërejtjet e Venecias, por që do të jetë e njëjta, të miratohet me shpejtësi dhe të bëhet fakt I kryer dhe të jetë tepër vonë edhe për të bërë vërejtje dhe të kalohet në parament, si kanë kaluar shumë ligje së fundmi, ku opozita brenda parlamentit është në krah të shumicës socialiste, ndërkohë që institucionet themelore nuk janë funksionale.

Organizatat vendase dhe ndërkombëtare i kërkuan parlamentit njëzëri që ta rivlerësojë procedurën aktuale legjislative dhe të nisë një process transparent për të krijuar rregullat e duhura sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke përfshirë gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medias në këtë proces, në mënyrë që gjithçka e kësaj fushe në Shqipëri të jetë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për integrimin europian dhe të mos dëmtojë shpresat për një përparim sa i takon lirisë së shtypit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Mesazh për Ramën/ Fajin nuk ta ka Zëri i Amerikës, por zëri i Lulit dhe Monikës

LEXO EDHE:  “Peshku është qelbur nga koka”/ Spaho akuza të forta OSBE

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE