LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Partizani në Serinë A/ Asani mahnitet ish-lojtarin problematik të “demave”

19 Shtator 2020, 11:22, Sport CNA

Futbollisti i Partizanit Jasir Asani tërhoqi vëmendjen me disa foto të ish-shokut të skuadrës Aristotel Romero.

Mesfushori i të kuqve ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto të venezualianit në kohën kur ishte pjesë e ?demave? dhe një tjetër në një nga përballjet e sezoneve të kaluara të skuadrës së tij, Krotones, me Juventusin.

Fakti që Romero do të luajë sërish këtë sezon në elitën e futbollit italian ka ngjallur respekt dhe krenari te Asani.

Kujtojmë që mesfushori nga Venezuela erdhi me shumë bujë në verën e 2019-ës te Partizani në formë huazimi. Pas disa ndeshjeve të para pozitive, filluan dhe kontradiktat mes palëve derisa klubi e dërgoi te skuadra e dytë e Partizanit. Lojtari pati mosmarrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit Franko Lerda, të cilin nuk ngurroi ta sulmonte pasi shkarkua pas humbjes në derbin e 13 dhjetorit 2019.

Gjatë kohës së pandemisë, lojtari pati dhe probleme personale, ndërsa tregoi mungesë impenjimi në ruajtjen e regjimit ushqimor.

Me përfundimin e sezonit, Partizani vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Romeron.

Lajmet e fundit nga