Connect with Us

Ndërron jetë gjykatësja dhe feministja e njohur, Ruth Bader Ginsburg

Bota

Ndërron jetë gjykatësja dhe feministja e njohur, Ruth Bader Ginsburg

Publikuar

-

Ndërron jetë gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Mësohet se Ginsburg ka humbur betejën me një sëmundje kancerogjene.

Përmes një deklarate, Gjykata Supreme dha lajmin në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington.  Gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar personalisht se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit.

Ginsburg ishte një nga feministet më të njohura dhe u shndërruar në një figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë në histori që ka qenë pjesë e Gjykatës Supreme, ku shërbeu për 27 vjet./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pandemia e Covid/ Sulmohet me molotov Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmuar me molotov duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rojet e sigurisë tregojnë se arritën t’i dallonin agresorët që sulmuan institutin që këshillon qeverinë për masat e nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit, por pa mundur t’i identifikonin. Ditët e fundit Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus ashtu si pjesa tjetër e Evropës.

Një pjesë e madhe e gjermanëve i kanë mbështetur masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por ka pasur dhe një pjesë tjetër që ka protestuar kundër tyre. Marshimet kanë tërhequr njerëz të ndryshëm nga ata që kundërshtojnë vaksinën deri tek ata që i konsiderojnë masat si shkelje të të drejtave të njeriut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

U shpall organizatë kriminale/ Gjykata dërgon në burg udhëheqësit e Agimit të Artë

Publikuar

-

Nga

U shpall organizatë kriminale/ Gjykata dërgon në burg udhëheqësit e Agimit të Artë

Udhëheqësi dhe themeluesi i Partisë neo-naziste Agimi i Artë iu vetëdorëzua autoriteteve pasi një gjykatë e dënoi atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie me mbi 13 vite burg, lidhur me drejtimin e një organizate kriminale të kamufluar si parti politike.

Ky është një vendim historik që pritet të ketë ndikim tek partitë e tjera të djathta në mbarë Evropën.

Megjithatë, ndërsa trupi gjykues prej tre anëtarësh lëshonte urdhërat për fillimin e menjëhershëm të vuajtjes së dënimit të udhëheqësve të Partisë Agimi i Artë, disa prej tyre u paraqitën sfidues.

Nikos Michaloliakos, udhëheqësi i Agimit të Artë, doli nga shtëpia e tij duke u zotuar se do të kthehej së shpejti.

“Ne do të dalim të pafajshëm!”, bërtiti ai. “Jam krenar që më çojnë në burg për shkak të ideve të mia. Historia dhe populli grek do të na nxjerrë të pafajshëm”, tha ai.

Zoti Michaloliakos dhe gjashtë anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Agimit të Artë janë ish-deputetë të parlamentit grek. Njëri prej tyre vazhdon të jetë anëtar i Parlamentit Evropian.

Ata u dënuan më herët këtë muaj me mbi 13 vite burg për drejtimin e një fushate dhjetëvjeçare dhune që kishte nën shënjestër persona nga e majta politike dhe me origjinë jo greke.

Megjithë dënimin e tyre, të pandehurit u përpoqën me ditë të tëra në gjykatë për të fituar zbutje ose falje të dënimit. Madje edhe prokuroi i çështjes rekomandoi që neonazistët të mos futeshin në burg, me argumentin se nuk kishin histori të mëparshme kriminale.

Megjithatë pas vonesash të përsëritura dhe ditësh të tëra me paraqitje argumentash, gjykatësja Maria Lepenioti urdhëroi vuajtjen e dënimit në qeli për të gjithë udhëheqjen e këtij grupimi, duke këmbëngulur që të fillonte menjëherë zbatimi i këtij urdhëri.

Policia ka nisur grumbullim e udhëheqësve të Agimit të Artë të cilët pritet që t’i apelojnë dënimet. Vendimi është historik, tha prokurori Kosta Papadakis pasi shemb misticizimin që rrethonte Agimin e Artë.

Me simbolin që i ngjan svastikas naziste dhe përshëndetjen me krahun e shtrirë që lartëson Adolf Hitlerin, Agimi i Artë është një parti neonaziste që u shfaq nga hiçi, duke fituar avantazh befasues gjatë krizës së errët ekonomike të Greqisë.

LEXO EDHE:  U operua në Turqi për ngushtim stomaku/ Ndërron jetë oficeri i krimeve të Gjirokastrës

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare gazetari Agim Neza

Nga vetëm 200 mijë vota të marra në vitin 2009, kjo parti arriti të fitojë brenda tre viteve 7 për qind të votave dhe 21 deputetë në parlament.

Ata e ruajtën pozitën e arritur deri në 2019, me 18 deputetë në parlamentin grek. Asnjë parti fashiste në Evropë nuk ka arritur avantazh të tillë në zgjedhjet e përgjithshme prej vitesh.

Ajo që e dalloi Agimin e Artë dhe që ndoshta e bëri më të rrezikshëm se të gjithë grupet e tjera naziste në Evropë, ishte se në publik shumë prej anëtarëve të saj predikonin politika të respektueshme dhe shërbimin ndaj komunitetit duke vendosur grekët të parët.

Shumë prej anëtarëve ndihmonin duke shoqëruar vajzat natën përmes kryeqytetit të vendit të përfshirë nga kriminaliteti me qëllimi për t’i mbrojtur ato. Ata u vinin në ndihmë të moshuarve dhe u sillnin ushqime e veshje personave në nevojë, përfshi dhjetëra mijëra grekëve që humbën vendet e punës për shkak të krizës financiare.

Por ata gjithashtu perceptoheshin si nazistët për të cilët flitet në librat e historisë të gjithë të motivuar nga racizmi i thellë dhe admirimi për Adolf Hitlerin, nga retorika e tij ekstremiste, tubimet me pishtarë dhe valëvitje flamujsh, rekrutimi i pareshtur i të rinjve dhe themelimi i grupeve të dhunshme që endeshin shpesh rrugëve të vendit, duke sulmuar emigrantët, sindikalistët komunistë dhe homoseksualët.
Sulmi vdekjeprurës në vitin 2013 ndaj Pavlos Fyssas detyroi më në fund autoritetet ta godasin këtë grup të dhunshëm e të burgosin udhëheqësit e tyre.

Nuk është e qartë nëse kjo parti mundet apo do të vazhdojë të jetë operative. Gjithashtu është e paqartë nëse fundi i Agimit të Artë do të largonte qasjen ekstremiste të së djathtës apo tendencat raciste ende të forta në radhët e shoqërisë greke./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Fushata presidenciale mes pandemisë së koronavirusit

Publikuar

-

Nga

SHBA/ Fushata presidenciale mes pandemisë së koronavirusit

Shefi i stafit të Nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 3 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë, zoti Pence ka vendosur të vazhdojë me fushatën tejet intensive.

Kandidatët për president po zhvillojnë tubime elektorale për të tërhequr votuesit në shtetet e pavendosura.

Ndërkohë të dhënat më të fundit flasin për një shpërthim tjetër të mundshëm të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë. Mësohet se Marc Short, shefi i stafit të Nënpresidentit Mike Pence dhe të paktën një punonjës tjetër në zyrën e tij janë prekur nga COVID-19.

“E mora vesh lajmin. Ai ndodhet në karantinë. Do të bëhet mirë”, tha Presidenti Trump për median pas një tubimi të zhvilluar të shtunën.

Njoftimet bëjnë të ditur se Nënpresidenti Pence dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar negativë. Zoti Pence do të vazhdojnë me planet e fushatës, duke bërë tubime të dielën në Karolinën e Veriut, pavarësisht se ishte në kontakt të ngushtë me zotin Short.

Gjatë një tubimi të shtunën në Uiskonsin, Presidenti Trump përsëriti mesazhin se vendi po e kapërcen situatën.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare gazetari Agim Neza

LEXO EDHE:  U operua në Turqi për ngushtim stomaku/ Ndërron jetë oficeri i krimeve të Gjirokastrës

“Kemi testimet më të mira në botë. Media e rreme e përdor këtë si mjet. Ka rënë vdekshmëria pasi është bërë një punë e madhe. Ajo që kanë bërë mjekët tanë është e pabesueshme”, tha Presidenti Trump.

Në Pensilvani, kandidati demokrat Joe Biden kritikoi kundështarin Trump mbi reagimin e tij ndaj pandemisë.

“Sipas regjistrimeve, ai e dinte se koronavirusi ishte 7 herë më i rrezikshëm se gripi. Por çfarë bëri ai? A i tregoi popullit amerikan? A e paralajmëroi ai popullin amerikan? Jo nuk e bëri”.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon votimi i hershmëm, në qytetin e Nju Jorkut u vunë re radhë të gjata. Tashmë banorët në të 50 shtetet amerikane dhe kryeqytetin e vendit Uashington mund të hedhin votën e tyre. Të dhënat tregojnë për një pjesmarrje rekord në mbarë vendin. Gjashtë shtete kanë tejkaluar shifrën prej 1 milion votash të hedhura fizikisht në qendrat e votimit.

LEXO TE PLOTE