Connect with Us

Momenti që po çmend rrjetin, Levandosvki dhuroi asistin e vitit ndaj Shalkes (VIDEO)

BundesLiga

Momenti që po çmend rrjetin, Levandosvki dhuroi asistin e vitit ndaj Shalkes (VIDEO)

Publikuar

-

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.

Por në turpërimin që ja bëri Schalkes ka pasur vend edhe për spektakël.

Atëherë kur rezultati ishte 6-0, Robert Lewandowski prodhoi momentin më magjik të ndeshjes.

I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku ka dhuruar një asistim perfekt me lëvizje mashtruese e njohur si ‘rabona’ për Thomas Muller që shënoi për 7-0.

Lewandowski edhe me këto asistime e mbyll kështu diskutimin se këtë vit e ka merituar “Topin e Artë”, duke ia shuar dyshimet edhe atyre që mund të kishin.

Gola, asistime, trofe dhe gjithçka tjetër. Ky është Lewa i këtij viti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Eriksen do transferohej te Bayerni në ditën e fundit të merkatos

Publikuar

-

Nga

Bayern Munich mund të kishte sjellë Christian Eriksen në “Allianz Arena”. Në ditën e fundit të merkatos, Bayern solli katër lojtarë, Eriksen mund të ishte i pesti, por Bavarezët nuk pranuan.

Inter bleu Eriksen në afatin kalimtar të dimrit për një shumë prej 27 milionë euro sepse kontrata e danezit me Tottenham po skadonte. Në atë kohë, Eriksen ishte një nga lojtarët më të respektuar në Evropë në pozicionin e tij dhe vlera e tij reale ishte të paktën tre herë më e lartë se sa pagoi Interi, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Eriksen nuk arriti të futet në sistemin specifik të Conte (3-5-2). Danezi ka luajtur gjithsej 29 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar tre, por nuk është ai Eriksen i Tottenhamit.

Gjithashtu u spekulua se Interi i ofroi Eriksenin përsëri Tottenhamit në këmbim të Ndombele, por si Tottenham ashtu edhe Bayern refuzuan.

Bayern po kërkonte një lojtar i cili mund të ishte zëvendësues i Muller , kështu që Inter ofroi Eriksen por të ardhurat e mëdha të danezit ishin një pengesë për të lëvizur në Gjermani. Edhepse Boateng është katër vjet më i vjetër se Eriksen, Hans Flick i kërkoi atij të qëndronte sepse Eriksen nuk ishte lojtari që i duhej.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lëv drejt largimit nga Gjermania, zbulohet kandidatët për pasuesin e tij

Publikuar

-

Nga

Joakim Lëv mund të jetë shumë shpejt pa skuadër, trajneri i kombëtares gjermane po rrezikon shumë vendin te “Pancerat” pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve dhe në miqësoren ndaj Turqisë. Mediat gjermane shkruajnë se federata gjermane ka menduar edhe për zëvendësuesit e tij duke përmendur disa emrash trajnerësh.

JYRGEN KLOP – Trajneri i Liverpulit është një nga kandidatët krye- sorë për të marrë vendin e Lëvit. Klop është kërkuar në kombëtare që pas eliminimit të turpshëm të Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e 2018-ës, por trajneri është i lidhur ngushtë me Liverpulin dhe përpara se të vendosë për kombëtaren, duhet të zgjidhë kon- tratën me klubin anglez.

TOMAS TUHEL – Numri në një pankinën e Parisit është një tjetër kandidat për stolin gjerman.

HANSI FLIK – Vështirë që Bajerni të heqë dorë nga Hansi, pasi ky i fundit fitoi gjithçka me skuadrën, por në federatë e dinë mirë që ai e njeh shumë mirë ambientin dhe mund të jetë i rëndësishëm për ko- mbëtaren.

KUNST DHE NAGELSMAN – I pari është zëvendëstrajner i Lëvit, ndërsa i dyti një nga trajnerët më të suksesshëm në vitet e fundit në Bundesligë, edhe pse nuk ka fituar asnjë titull. Julian Nagelsman është pa dyshim një njeri i veçantë në fushë dhe jashtë saj. 32- vjeçari mund të jetë kandidat kryesor për të marrë vendin e Lëvit në rast se ky i fundit largohet.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

I dha Botërorin Gjermanisë në 2014-n, nuk do e besoni ku ka firmosur Mario Gotze

Publikuar

-

Nga

Futbollisti gjerman Mario Gëce do të luajë për holandezët e PSV Eindhovenit. Mediat holandese shkruajnë se futbollisti ka firmosur për 2 vite me klubin e njohur të kampionatit holandez.

PSV-ja nuk shpenzoi asnjë qindarkë për kampionin e botës me Gjermaninë në vitin 2014 pasi Gëces i skadoi në verë kontrata me Borusia Dortmundin.

I konsideruar njëri prej talenteve më premtues të futbollit gjerman, Gëce arriti t’u jepte “Pancerave” kupën e katërt të botës në finale kundër Argjentinës. Ai erdhi nga stoli dhe realizoi golin historik në kohën shtesë.

Pas Kupës së Botës, karriera e tij pësoi një rënie të frikshme duke humbur dhe statusin e titullarit te Bajern Mynihu.

Ai u kthye sërish te Borusia Dortmundi, por problemet shëndetësore me metabolizmin dhe dëmtimet nuk e lejuan të arrinte formën optimale. Gjatë verës, Milani, Atletiko Madridi, etj. u interesuan për të, por kalimi në Holandë duket se e ka kënaqur më shumë Mario Gëcën.

LEXO TE PLOTE