Connect with Us

Listat e mbyllura/ Salianji: Ky palaçollëk i propozuar, nxorri frikën e përballjes me qytetarët

Aktualitet

Listat e mbyllura/ Salianji: Ky palaçollëk i propozuar, nxorri frikën e përballjes me qytetarët

Publikuar

-

Salianji

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me çështjen e listave  që do përdoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Salianji me anë të një stausi në rrjetet sociale shkruan se propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes.

Sipas ish-deputetit,me lista të hapur është votuesi ai që përcakton se kush do të bëhet deputet dhe jo partia.

“Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush bēhet deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash! Ky propozim rrëzon dhe propogandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat.

LEXO EDHE:  Përfundon farsa e zgjedhjeve në Vlorë/ Bojkot e abstenim, ky është reagimi i demokratëve

Ky palaçollëk i propozuar i rrëzoi mbulesën e fundit dhe i nxorri qartë frikën e përballjes me zgjedhjet dhe qytetarët! Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes! Fytyrat më të urryera nga qytetarët kërkojnë të imponohen nga Rama me marifet elektoral!” shkroi ish-deputeti./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër fakt, në lidhje me aferën e incineratorëve.

Pëmes një tabele me shira, Malltezi thotë se Ben Blushi është aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve të plehrave. Sipas Malltezit, Blushi po paguan në natyrë duke shitur shpirtin e shtuar lëpirjen.

“Blushi aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve te plehrave. Por kjo kompani i ka dhene 2.2 milione euro per 51% te aksioneve vjollca hoxha. Ende Blushi nuk tregon dot faturen e pageses prej 733,000 euro per pjesen 33% te kompanise qe paguan 2.2 milione euro! Kjo tregon qe mafia e plehrave po vjedh para publike dhe po ble kafe/media. Tani ose Blushi ka paguar 733,000 ne te zeze e nuk ka fare asnje deshmi, ose qartazi nuk ka paguar asgje por kjo eshte pjesa qe i paguhet Blushit per sherbim lepirje ndaj Rames dhe mafies se plehrave. Pra Blushi po paguan ne natyre duke shitur shpirtin e shtuar lepirjen!”, shkruan Malltezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E shoqëruan në komisariat/ Policia e Lezhës liron ish-deputetin Ndocaj

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka lënë të lirë ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua mëngjesin e sotëm.

Ndalimi i tij ishte bërë në momentin që Ndocaj kishte shkuar për të marrë pjesë në inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Sipas ish deputetit, shoqërimi i tij ishte bërë pasi ai nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në aktivitet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Je minë më sahat”/ Rrëfehet Klodiana Lala pas çmimit nga BE: Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi

Publikuar

-

Nga

“Je minë më sahat”/ Rrëfehet Klodiana Lala pas çmimit nga BE: Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer emocionet pasi fitoi çmimin e parë nga Bashkimi Europian për shkrimin investigativ në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

“Ishte një garë që unë rezultova fituese, BE shpëndan çmime çdo vit në mënyrë që të inkurajohen gazetarët të shkruajnë.Jam ndier vetëm, sidomos kur shkova në shtëpi, pasi është përgjegjësi e jashtëzakonshëm, kishte shume kronika dhe shkrime cilësore në garë. U ndjeva mirë në fillim por pyetja që i bëra vetes është a e meritova vërtetë këtë çmim?

A do jemi unë gjithmonë unë në nivelin që jam që mos të zhgënjej publikun, apo njerëzit që punoj. Miku im i luftës, Artan Hoxha më thotë unë jam minë me sahat, por jo çdo ditë ka gjëra të bukura, janë ato lajme që janë të këqija për shtetarët, ne jemi njerëzit që gjurmojmë të kundërtën e asaj që thonë politikanët, biznesmenët etj. Institucionet shqiptare kanë dyer hermetike, unë kam bërë minimumin me këtë investigim pasi ka shumë korrupsion, ngjarje pafund që duhet t’i prekim, ndihem në shumë presion është përgjegjësi prandaj ndihem vetëm. Ngjarjet janë pafund.

Vajza ime e vogël 4 vjeç Elize me telefonoi pasi mora çmimin, gjithçka që kam ja kushtoj familjes, ata e kanë ndier mungesën, iki ditën natën në ndjekje të lajmit. Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi, më dhemb shumë kjo, i falënderoj shumë. Neës 24 është familja ime e madhe dhe më ka dhënë zë çdo moment. Jemi shumë njerëzor, unë nga natyra jam që atë që e mendoj e them, nuk ka televizion si Neës 24 për harmoninë që ka, më të mirë se ne nuk kemi parë. Janë njerëz dashamirës të mi, më kanë besuar në integritetin tim, unë nuk do t’i shisja kurrë. Ata që kanë bashkëpunuar prej vitesh me ta më njohin, e dinë që unë gjithçka e bëj për publikun, unë nuk do t’i tradhtoja ata kurrë. Gazetaria investigative është në zhdukje por ka gazetarë që përpiqen, ky profesion është shumë i vështirë, kolegët e mi dalin mbi palët.

LEXO EDHE:  Taulant Balla te Krimet e Rënda/ Dorëzon provat e reja

LEXO EDHE:  Përfundon farsa e zgjedhjeve në Vlorë/ Bojkot e abstenim, ky është reagimi i demokratëve

Po ka momente që unë prekem, emocionohem jam njeri, faleminderit për këtë pyetje. Unë nga natyra jam implusive jam e fortë dhe shpesh jam gjykuar që marr rolin e prokurores, por publiku i thjeshtë e kupton. Më telefoni Limoz Dizdari unë nuk e kam takuar kurrë, më bëri të ndihesha mirë se më përgëzoi, më telefonoi Elsa Demo, ishte urim i sinqertë, më kanë marrë pafund njerëz që nuk i kisha takuar kurrë, jam ndier shumë mirë. Edhe unë gaboj ndonjëherë por kam kurajon dhe kërkoj falje, kurrë nuk kam cënuar dikë në mënyrë të qëllimshme, kam dëgjuar qëndrime nga më të ndryshme por unë do jem kjo natyra e fortë, por unë e dobët jam kur mbyll derën e shtëpisë atje unë mund të qaj, qaj pranë frigoriferit, jam detajiste , i kam dëgjuar të gjitha anët e medaljes. Por publiku na mat punën, është peshë përgjegjësie ky çmim, i jam shumë mirënjohëse publikut. Unë i përulem publikut, i kërkoj ndjesë për gjithçka që nuk kam arritur ta ndjek”,- u shpreh gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Rrugëtim me Anilën”./CNA.al

LEXO TE PLOTE