Connect with Us

Listat e hapura/ Salianji: Nëse PS nuk reagon, rrezikohet integrimi në BE

Aktualitet

Listat e hapura/ Salianji: Nëse PS nuk reagon, rrezikohet integrimi në BE

Publikuar

-

Listat e hapura/Salianji: Nëse PS nuk reagon, rrezikohet integrimi në BE

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji  ka folur në lidhje me çështjen e listave të hapura. Në një intervistë për Report TV, ai tha se PS bëri një gabim të madh që nuk hapi listat e kandidatëve për deputet.

Sipas tij, është e qartë që PS nuk I do listat e hapura dhe se me koalicionet duket qartë që është lëvizje për të mbrojtur personat e korruptuar.

Ish-deputeti tha se duke kundërshtuar e duke mbajtur fjalën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, do të rrezikohet integrimin në Bashkimin Europian.

“Ra tërësisht perdja e propagandës. Meraku i PS ishte taktika elektorale për të hequr koalicionet për të mos lejuar kandidimin me sigël e partive dhe kandidimi me koalicione e vendosur me Kushtetutë dhe kod zgjedhor.

Sot doli e qartë se PS nuk donte lista të hapura. Cili është themeli dhe pse i pëlqejnë shq listat e hapura. kemi 3 vite që i kemi propozuar, por se kemi bërë se do të dilte çështja e koalicioneve. E njëjta situatë është edhe sot, nëse me votë preferenciale do zgjedhë kandidatë dhe jo emrin e partisë, përsëri do të ketë vonesa e ngatërresa”, tha Salianji.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE/ Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika

Sipas tij kjo është një situatë absurde dhe shtoi se jemi në kushte që nuk po mbahet fjala para partnerëve kombëtarë duke rrezikuar në këtë formë integrimin.

Listat e hapura pëlqehen se anë mundi të zgjedhin emrat. Damian Gjiknuri le ta vendosi veten të 9 në Vlorë edhe ta shohë e t’i marri votat e të dali. Kjo është një situatë absurde. Sot ka kapërcyer një shkallë tjetër PS pa u konsultuar.

Tryeza është me garant, janë përfaqësuesit tanë strategjikë, BE,Ambasada e Britanisë, jemi në kushte që po tradhtohet nuk po mbahet fjala para partnerëve kombëtarë dhe këtu riskohet integrimi dhe po tentojnë të vonojnë zgjedhjet e nuk do të kemi kohë të kalojmë në identikimin biometrik”, tha Salianji./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Koalicioni PD-PDIU trazon politikën në Athinë

LEXO EDHE:  Kulluri zbërthen deklaratën e SHBA/ “Shuplakë” Ramës, mesazh të fortë Bashës

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Trump-Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

Publikuar

-

Nga

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje (të premten ora 03.00 me orën e Shqipërisë), hera e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që gjenden ballë për ballë.

Kandidatët, të dy në të 70-at, ndërprenë vazhdimisht njëri-tjetrin, megjithëse zoti Trump më shpesh se zoti Biden, në debatin e tyre prej mbi 90 minutash në fund të shtatorit, një përplasje që disa ekspertë amerikanë të shkencave politike e përshkruan si debatin presidencial amerikan më të keq ndonjëherë.

Por këtë herë, Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale ka vendosur ta mbyllë mikrofonin e njerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”.
Komisioni tha se mendon se nëse as Presidenti Trump as demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit amerikanë – të paktën ata relativisht të paktë që thonë se janë ende të pavendosur se si do të votojnë – mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një varg talljesh, fyerjesh dhe komentesh me thumba ndaj njëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirë here pas here për shikuesit që të ndiqnin shkëmbimet.
Shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parë dhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallë debatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Një debat i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua pasi zoti Trump u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital për tre net. Kjo e bëri komisionin të vendoste që kandidatët të debatonin virtualisht, por zoti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.
Çka është më e rëndësishme, miliona amerikanë tashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhur votën here me postë ose personalisht. Shumë kanë thënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin të shmangnin kontaktin me votuesit e tjerë në radhët e gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër të parët që votuan për të larguar zotinTrump, duke e bërë atë presidentin e tretë në detyrë të Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën për rizgjedhje për një mandat të dytë.

Votuesit republikanë shpesh u kanë thënë anketuesve dhe gazetarëve se ata synojnë të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada në zgjedhjet kombëtare amerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i mirë për zotin Trump, që të ulë epërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare.

Demokrati Biden, me gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane si senator amerikan dhe ish-nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një epërsi prej 9 ose 10 përqind ndaj zotitTrump në sondazhet kombëtare, por epërsia e tij në shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e përgjithshëm është sa rreth gjysma e asaj të përgjithshme.

Gazetarja Welker e televizionit NBC thotë se ajo do t’i pyesë kandidatët në lidhje me përpjekjet e tyre për të kontrolluar koronavirusin që ka shkaktuar vdekjen e 221,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara. Temat e tjera do të përfshijnë familjet amerikane, çështjet racore në SHBA, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

LEXO EDHE:  Fjalët duhet të ndiqen nga veprat/ Nga Michael Roth

LEXO EDHE:  PS ndez motorët e zgjedhjeve/ Balla mesazh Bashës e Kryemadhit

Në një intervistë në Fox News të martën, Presidenti Trump sulmoi moderatoren Welker si “plotësisht e politizuar” dhe sulmoi Komisionin e Debateve si të njëanshëm kundër tij. Presidenti tha se nuk është i kënaqur me vendimin për të mbyllur mikrofonët e kandidatëve gjatë deklaratave hapëse dy minutëshe dhe pretendoi se debati duhej të ishte përqëndruar në politikën e jashtme në vend të pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera të politikës së brendshme.

Zoti Trump ka vazhduar fushatën me tubime të mëdha të mbështetësve këtë javë, duke velrësuar energjinë që ai beson se ato i shtojnë fushatës së tij dhe duke besuar se ato janë thelbësore për të fituar një mandat të dytë. Zoti Biden, ndërkohë, ka qëndruar larg syve të publikut që nga fundjava e kaluar, në shtëpinë e tij në shtetin lindor të Delaware për t’u përgatitur për debatin.

Fushata Trump ka premtuar të përballet me Biden për një çështje që mungoi në debatin e parë – akuzat se djali i Bidenit, Hunter përdori lidhjet e babait të tij ndërsa ishte nënpresident për të bërë marrëveshje fitimprurëse biznesi në Ukrainë dhe Kinë.

Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trump, tha në një deklaratë këtë javë, “Nëse media nuk do t’i bëjë Joe Biden këto pyetje, presidenti do t’i bëjë dhe Biden nuk do t’i shamget dot”.

Zoti Biden i ka quajtur pyetjet në lidhje me djalin e tij “një fushatë shpifjesh”, por nuk i ka adresuar publikisht akuzat specifike në lidhje me marrëveshjen e Hunter Bidenit, përfshirë fakttin që ishte anëtar në bordin e një kompanie ukrainase të gazit natyror për të cilën, sipas mediave amerikane , ai paguhej 50,000 dollarë ose më shumë në muaj.

Nuk dihet se si mund t’u përgjigjet Biden pyetjeve në lidhje me transaksionet financiare të djalit të tij është diçka, dhe nëse aido të ngrejë pyetje në lidhje me shumat e mëdha që korporatat dhe qeveritë e huaja kanë shpenzuar për qëndrime në hotel dhe loja golfi në pronat e zotit Trump gjatë presidencës së tij.

Aaron Kall, një trajnues debatesh në Universitetin e Miçiganit, tha se rezultati i debatit është “edhe këtë radhë shumë më i rëndësishëm për Presidentin Trump”. Zoti Kall tha se Presidenti Trump “ka më pak hapësirë për gabim” sepse ndarjet partiake dhe votimi i parakohshëm kanë lënë më pak votues të pavendosur sesa në disa zgjedhje të fundit presidenciale të SHBA – ndoshta më pak se 5% të elektoratit, sipas sondazheve kombëtare.

“Trump do të ketë pritshmëri më të ulëta për këtë debat duke pasur parasysh sa dobët doli herën e parë” në shtator, tha zoti Kall.

“Nëse ai bën një paraqitje të mirë, kjo mund ta largojë koronavirusin nga titujt e mediave të paktën për një periudhë të shkurtër kohe.”

Sa i përket zotit Biden, profesori Kall tha se “Duke pasur parasysh epërsinë e tij të vazhdueshme në sondazhe, Biden nuk ka nevojë të ofrojë një paraqitje të jashtëzakonshme ose diçka të tillë. Fushata e tij është e kënaqur me gjendjen e garës aktualisht dhe do të ishte e lumtur me një zgjatje të pacaktuar të kësaj gjendjeje”.

Por ai shtoi se “ashtu si gjatë debatit të fundit, ai duhet të ruhet nga ndonjë gafë e madhe që mund të ndryshojë tonin e garës në një moment kritik.”/VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Tjetër mesazh solidariteti nga familja europiane

LEXO EDHE:  PS ndez motorët e zgjedhjeve/ Balla mesazh Bashës e Kryemadhit

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE