Connect with Us

Krimi trondit vendin/ Veizi: Për këto çështje të shprehen ekspertët e policisë, jo politikan të rëndomtë

Aktualitet

Krimi trondit vendin/ Veizi: Për këto çështje të shprehen ekspertët e policisë, jo politikan të rëndomtë

Publikuar

-

Ditët e fundit vendi është tronditur nga shumë ngjarje kriminale dhe pamundësia e policisë për të kapur në kohë këto ngjarje ka hedhur shumë dyshime në lidhje me produktivitetin e policisë.

Ish-zv Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Helidon Veizi ka komentuar situatën me anë të një statusi në rrjetet sociale ku sipas tij zyrtarisht në Shqipëri pretendohet se Siguria e Rendi, ka kohë që është forcuar, konsoliduar e kriminaliteti është ulur.

“Ndërkohë po zyrtarisht publikohet se numri i punonjësve të Policisë është duke u rritur, 700 vetëm këtë vit ”, shkruan Veizi.

Sipas tij gjithçka është kontradiktore dhe se panorama e kriminalitetit shfaqet shumë ndryshe.

LEXO EDHE:  Plagosen me thikë 18-vjeçarin/ Policia e Korçës ndalon autorët

“Do të ishte korrekte e transparente që, për këto çështje të shpreheshin se pari, ekspertë policie , ekpertë të sigurisë e njerëz me njohuri të posaçme dhe jo vetëm si rëndom politikane ..!
I rëndësishëm është përceptimi i komunitetit lidhur me sigurinë ndaj jetës e pronës në jetesën e përditshme dhe nivelin e shërbimeve të Policisë ndaj tyre…!!
Personalisht mendoj se është e pamundur që të vetme , shërbimet e Policisë së Shtetit të arrijnë një nivel të kënaqshem e të qëndrueshëm sigurie , sado perfekte të jenë ato .!” përfundoi Veizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“3-4 muaj sfidë”/ Prezantohet plani, si do të devijohet trafiku tek ish-“Shqiponja”

Publikuar

-

Nga

“3-4 muaj sfidë”/ Prezantohet plani, si do të devijohet trafiku tek ish-“Shqiponja”

Policia Rrugore dhe Autoriteti Rugor Shqiptar kanë prezantuar sot Planin e Menaxhimit të Trafikut në nyjen tek ish-“Shqiponja”, në kuadër të punimeve për Unazën e re.

Plani i devijimit do të vihet në zbatim duke nisur nga e hëna.

“Prej dy javësh është përgatitur programi i menaxhimit të trafikut nga ARRSH. Është bërë e mundur që hyrjet dhe daljet në Tiranë të menaxhohen.

Në përmjet këtij plani menaxhimi të trafikut. Po ashtu akses do t’i jepet mjeteve të emergjencës”.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se kësaj radhe “ka përveshur mënget” mirë, për të siguruar fitoren e radhës, përballë kreut të Rilindjes, Edi Rama.

Vetë Lulzim Basha është shprehur se “Kemi pasur një përballje në 2011, e kam mundur dhe prap do ta mund”.

Por, nuk është kjo e vetmja “fitore” që Lulzim Basha ka me Edi Ramën.

Në zgjedhjet e vitit 2005, atëherë kur po promovohej si risi në politikë, ai “fitoi” ndaj Arben Ahmetajt në Tiranë, në njësinë nr.7, e njohur si e majtë në trend votash.

Në zgjedhjet e vitit 2009 “fitoi” me sistemin e ri pa përballje direkte, në listën e Elbasanit.

Dhe do vinte përballja me Edi Ramën në vitin 2011 për zgjedhje lokale, duke qenë kandidat për Tiranën.

Janë këto zgjedhje që kanë hyrë në historinë e politikës shqiptare si të zhvatura ashiqare, ku pas një fitoreje të ngushtë të Ramës me 10 vota, KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani që pak më vonë do bëhej nr. 2 i PD-së (ç’zhvillim fantastik!), shpalli rinumërimin e një pjesë kutish, ku siç pritej, fitues rezultoi Basha.

Më tej, e “mundi” Edi Ramën sërish në vitin 2013, kur Lulzim Basha drejtonte fushatën në Tiranë, dhe PD siguroi rezultatin më të dobët historik që nga viti 91.

E “mundi” edhe në 2015, kur mori vetëm 14 bashki.

Dhe kulmi i “fitoreve” ishte në 2017, kur mori gjysmen e qeverisë dhe 15 mandate me pak se në vitin 2013.

LEXO EDHE:  I akuzuar për trafik të qenieve njerëzore/ Ekstradohet 27 vjeçari

LEXO EDHE:  Policia i sekuestroi ikonat/ Gjergji Thimo hap çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Pasi futi demokratët në çadër, i gënjeu ata dhe bëri marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe pas çadrës hyri në zgjedhje, Lulzim Basha siguroi një super “fitore”, me 230 mijë më pak se në 2013-ën.

E mundi edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke mos hyre fare në zgjedhje.

Këto fitoret e Lulit të lëne pa fjalë./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi farsë/ Kush janë 160 emrat që “fsheh” PD?

Publikuar

-

Nga

Procesi farse/ Kush janë 160 emrat që “fsheh” PD?

Pasditen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar dy lista.

Njëra listë ka 27 emrat që janë kualifikuar, si kandidatë të PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa lista tjetër, janë 11 emra, për të cilët thonë se u “është shtyrë kualifikimi”.

Por çfarë ndodhi?

Në fillim kanë qënë 3600 emra të propozuar nga demokratët, u lanë rreth 500 dhe më pas ngelen 496.

Ç’ka do të thotë se pas votimit në strukturat e partisë u votuan 496 emra.

Më pas u hoqën 170 emra, dhe iu dorëzuan kryesisë së PD-së, 326 emra.

Por, dje u publikuan 27 emra të cilët janë kualifikuar dhe 11 të tjerë që nuk janë kualifikuar.

Janë hequr 170 emra. Ndërkohë janë publikuar vetëm 11.

Kush janë 160 emrat e tjerë që janë hequr dhe pse janë hequr?

Nga 3600 u hoqën 3100 dhe u tha se këta që janë hequr do jenë administrate e nesërme e PD-së.

Tani po hiqen edhe 160 të tjerë dhe prap thonë “do jenë administrate e nesërme e PD-së”.

Tani çfarë duan t’iu tregojnë shqiptarëve? Që PD kur të vijë në pushtet do heqë 5 mijë vetë nga puna dhe do vendosë 5 mijë te saj?

Ku është transparenca? Pse nuk publikohet lista, kush janë njerëzit që janë skualifikuar dhe pse janë skualifikuar? Mbi cilat kritere?

Cilët janë emrat e plotë të listës me 326 persona?

Dje u publikuan 27 të kaluar dhe 11 të hequr. Po, 160 të tjerë të hequr ku janë?

Demokratët duan transparencë sepse janë thirur në process votimi, në proces propozimi.

LEXO EDHE:  Policia i sekuestroi ikonat/ Gjergji Thimo hap çështjen në Gjykatën e Strasburgut

LEXO EDHE:  Plagosen me thikë 18-vjeçarin/ Policia e Korçës ndalon autorët

Dhe në fund duket se gjithçka paska qënë tallje dhe emrat po hiqen e po vihen sipas qejfit, pa pasur kritere, pa pasur asnjë vlerësim.

Sepse lista e djeshme, pavarësisht se mund të ketë emra të cilët mund të mos kenë pëlqyeshmërinë për qëllime të caktuara apo nga individë të caktuar, por atje brenda ka emra me kontribute.

Si mund t’i heqësh emrat sipas qejfit?

I merr i fut në garë, heq ca, publikon disa nga këta që ke hequr. Të tjerët nuk i tregon fare.

Pastaj heq 90% të listës. Kualifikon vetëm 10% dhe këta 10% të kualifikuar nuk i publikon asnjërin.

Deri tani nuk është publikuar lista e propozuar nga demokratët.

Këta 27 janë kaluar ndërsa këta 160 që nuk u thonë emrin, të rrinë të presin.

Pse kjo skemë e dyshimtë, e manipuluar, pa themel dhe pa kritere të vërteta besueshmërie dhe vlerash?

Mbi cilat parime janë hequr? Apo mbi cilat parime janë kaluar?

Askush nuk po e thotë më./ CNA.al

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

LEXO TE PLOTE