Connect with Us

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Politikë

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Publikuar

-

Kastriot Islami “zbërthen” formulën e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Propozimi i PS, mashtrim i madh

Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami në një intervistë për Abc Neës me gazetaren Fabiola Hoxha foli për formulën e propozuar së fundmi nga PS për Kodin Zgjedhor.

Islami e ka cilësuar si një mashtrim të madh. Sipas tij ajo që është prezantuar nuk është gjë tjetër veçse mënyrë për të penguar koalicionet parazgjedhore.

Është një mashtrim i madh  që po u bëhet shqiptarëve që kanë kërkuar të kenë ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor. Duke hapur listat. Po prishet koalicionet që quhen të përbëra dhe gjithë kjo histori është bërë nga Edi Rama që është bërë i neveritshëm. Dhe e dyta të pengojë opozitën nëpërmjet prishjes së koalicioneve. Këtu kemi arritur nëpërmjet një këshilli Politik.

Ndryshimi është bërë i njëanshëm pa pjesëmarrjen e opozitës. Ndryshimi është bërë në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Është një shkelje e rëndë e komisionit të Venecias. Është një shkelje e rëndë që evidentoi Merkel dje, që ha se reforma duhet bërë me konsensus. Është një shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës. Në fund fare është një shkelje që bëhen ndryshime kushtetues enë një parlament ilegjitim me 122 deputetë”, u shpreh ai.

Më tej, Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.

LEXO EDHE:  Paloka i “përvishet” Ramës/ Qënie pa karakter dhe dinjitet

Siç thekson ai, është sërish Rama që do të rendisë deputetët e tij. Islami e cilëson si listë të ngrirë, ndërsa shton se kjo formulë nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

“Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zemë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama fiton 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merre 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Kur voton 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit.

Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  “Kryehorr dhe tradhtar/ Volli vrer kundër Haradinajt me porosi të Vuçiç”

LEXO EDHE:  Rama flet para Policisë / "Lojtarët" u blenë, 900 tonë drogë u shitën dhe paratë u ndanë

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Rama flet para Policisë / “Lojtarët” u blenë, 900 tonë drogë u shitën dhe paratë u ndanë

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Zgjidhja, akuza të forta Qeverisë

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE