LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me Ramën: Më tha se SPAK i kap 4 ministra

19 Shtator 2020, 16:32, Politikë CNA
“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar pasditen e sotem në studion e ?Kjo Javë?,  ku bëri një deklaratë të fortë.

Ngjela tha se ?peshqit e mëdhenj? të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

Ai zbuloi dhe një bisedë me Ramën, ku u shpreh se ky i fundit i ka thënë se i kap 4 ministra.

?Janë kapur ?peshqit e mëdhenj?, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t?i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë krerët e dy partive të mëdha janë të kapur. Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët. Madje Rama më tha që më kap katër ministra.

Unë s?kam burime, por jam i vëmendshëm. Njoh mirë ligjet dhe shoh impenjimin e madh të ambasadores amerikane. Ajo ka folur tre herë rresht për BKH. Ata do jenë nën hetim, sepse kanë vjedhur. Ata kanë vila, pallate. Do ikin të tërë ata që kanë vjedhur shtetin. Dhe jo vetëm ikin të tërë, por do të shpëtoni tërë nga këta. Unë jam i shpëtuar, se nuk çaj kokë nga njeri. Mua s?më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë./CNA.al

Lajmet e fundit nga