Connect with Us

“Hapini listat 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e “integrimit”

Politikë

“Hapini listat 100 për qind”/ “Shpërthen” Meta: Mjaft e degraduat Kuvendin o shakaxhinjtë e “integrimit”

Publikuar

-

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Presidenti Ilir Meta vijon të përcjellë mesazhe të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për hapjen 100% të listave.

Po ashtu ai I drejton edhe një apel të fortë mazhorancës, ndërsa shkruan “mjaft e degraduat Kuvendin”.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj denoncon skandalin/ Kush ua ndërroi pyetjet deputetëve

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.-shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Publikuar

-

Nga

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Oerd Bylykbashi thotë se opozita do të bëjë strategji dhe taktikë elektorale për të marrë sa më shumë vota në zgjedhje dhe t’i përkthejë ato në mandate, por thekson se, nuk do të jetë sistemi zgjedhor që do të bëjë diferencën më 25 prill.

Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Për praninë e partive të reja në kampin opozitar dhe rrezikun për fragmentarizmin e votave, z. Bylykbashi tha se, Shqipëria ka një ligj liberal për partitë politike që ka nevojë për përmirësim, por që në thelb është një vlerë për demokracinë.

Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, tha ai duke shmangur kështu sulmet ndaj ish-funksionarëve të PD-së që tashmë kanë formuar partitë të reja politike.

Për çështjen e përzgjedhjes së kandidatëve, Bylykbashi pranoi që mund të jenë bërë dhe gabime por ka ende kohë tha ai për të “ndrequr” këtë me vendimin përfundimtar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

LEXO EDHE:  Basha: Dekriminalizimi nuk bëhet me krim

LEXO EDHE:  Zbardhet e plotë/Çfarë diskutoi Meta në 60 minuta takim me zyrtarin e lartë të DASH

Bylykbashi duke bërë një parashikim për atë që do të ndodhë pas 25 prillit, theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis me Ramën.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës. Do të bëjmë kompromis politik por qeverisje me Edi Ramën jo”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Publikuar

-

Nga

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të analistit Fatos Lubonja i cili sot në një dalje televizive u shpreh se “kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë nga Rama”, duke ju referuar Jozefina Topallit.

Me tone kritike, Kulluri shkruan se “marksistët” nuk e pranojnë dot lirinë e mendimit dhe veprimit. O duhet të mendosh si këta, ose të shpallin armik.

Lulzim, me këta me 26 prill do jetë ose thjesht deputet, ose zv.kryeministër i Ramës, vijon Kulluri më tej.

“Marksizmi mbeshtetet tek urrejtja klasore, solidariteti i klases punetore, lufta e klasave, ndarja e shoqerise ne dikotomine “pushtet-armiq”! Pra o do mendosh si keta ose duhesh shpallur armik!

Rruge te mesme nuk ka! Lirine e mendimit dhe veprimit nuk e pranojne dot marksistet! Dhe kur e djathta sillet si marksiste dhe mbeshtetet tek marksistet, eshte e destinuar te deshtoje!

Vazhdo Lulezim me keta se 26 prill do jesh nje deputet i thjeshte i mazhorances ose zv/kryeminister i Rames!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Venecia” pranon kërkesën e Metës/ Në dhjetor do shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

“Ndal shpopullimit të Shqipërisë!”/ Meta ngre alarmin për largimin e të rinjve

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet një letre, Komisioni i Venecias i konfirmon Kreut të Shtetit se do të shqyrtojë kërkesën e tij.

Në letër thuhet se seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor.

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë “Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE