Connect with Us

Falsifikonin zhdoganimin e mjeteve/ Merren të pandehur 20 doganierë e zyrtarë, shmangën 100 mln lek taksa

Politikë

Falsifikonin zhdoganimin e mjeteve/ Merren të pandehur 20 doganierë e zyrtarë, shmangën 100 mln lek taksa

Publikuar

-

Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.

Sipas gazetarit te Shqiptarja.com, Elton Qyno, çështja është hetuar nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu,i cili pas dy viteve hetim, ka vendosur të mbyllës dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë me 20 të pandehur. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona si, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat j’a bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.

Këtë praktikë, j’a bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve. Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.

Në të gjitha rastet objekt hetimi që ka pasur prokuroria, personat si Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve. Me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore, sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast, në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Si përfaqësues te zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier.

LEXO EDHE:  Fatura 5 miliardë euro që rrezikojnë shqiptarët, nga Lulzim Basha

Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të një rezultati kriminal të dëshiruar prej tyre, shmangien e detyrimeve doganore. Po të mos kishte funksionuar qoftë edhe njëra prej hallkave të këtij zinxhiri, kontrabanda, objekt i hetimi nuk do të ishte realizuar. Për këo fakte, janë akuzuar dhe marrë të pandehur, dhe dërguar për gjykim, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Lista e personave të parë të pandehur:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”

8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Publikuar

-

Nga

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të analistit Fatos Lubonja i cili sot në një dalje televizive u shpreh se “kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë nga Rama”, duke ju referuar Jozefina Topallit.

Me tone kritike, Kulluri shkruan se “marksistët” nuk e pranojnë dot lirinë e mendimit dhe veprimit. O duhet të mendosh si këta, ose të shpallin armik.

Lulzim, me këta me 26 prill do jetë ose thjesht deputet, ose zv.kryeministër i Ramës, vijon Kulluri më tej.

“Marksizmi mbeshtetet tek urrejtja klasore, solidariteti i klases punetore, lufta e klasave, ndarja e shoqerise ne dikotomine “pushtet-armiq”! Pra o do mendosh si keta ose duhesh shpallur armik!

Rruge te mesme nuk ka! Lirine e mendimit dhe veprimit nuk e pranojne dot marksistet! Dhe kur e djathta sillet si marksiste dhe mbeshtetet tek marksistet, eshte e destinuar te deshtoje!

Vazhdo Lulezim me keta se 26 prill do jesh nje deputet i thjeshte i mazhorances ose zv/kryeminister i Rames!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Venecia” pranon kërkesën e Metës/ Në dhjetor do shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

“Ndal shpopullimit të Shqipërisë!”/ Meta ngre alarmin për largimin e të rinjve

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet një letre, Komisioni i Venecias i konfirmon Kreut të Shtetit se do të shqyrtojë kërkesën e tij.

Në letër thuhet se seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor.

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë “Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

Publikuar

-

Nga

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

Ish-deputeti Ervin Salianji i ka treguar “forcën” kryedemokratit Basha sot nga Korça, pasi Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e skualifikoi atë nga gara për deputet.

Ai i është përgjigjur me notë protest demokratëve, ndërsa ka mledhur bazën në Korçë.

Në një sallë të tejmbushur, Salianji është shprehur se nuk do të tërhiqet, por do të vijojë aksionin.

Kaq njerëz Salianji nuk ja çonte as Bashës në mitingjet e PD-së, ndërsa vetë i mbledh dhe sulmon Rulin e Lulin.

Kujtojmë që pak ditë më parë Salanji doli me një reagim ku shkruante ai nuk ishte kualifikuar për të vazhduar garën për deputet, por ishte në listën rezervë dhe që s’i vlente më askujt.

LEXO EDHE:  Tirana, qyteti me taksat më të larta/ Të marrë fund shitblerja e deputeteve dhe anëtarëve të këshillit bashkiak

LEXO EDHE:  Vlorë/ 7 vite e 6 muaj burgim për dy falsifikatorë e përvetësues pronash

“Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.  Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbështetjes tuaj dhe të qytetarëve”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE