Connect with Us

Ekskluzive/ Priten arrestime të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme

Politikë

Ekskluzive/ Priten arrestime të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme

Publikuar

-

Ministria e Brendshme duket se është përfshirë në një sërë skandalesh, së fundi me blerjen e BMW-së luksoze, blerë për  Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj në kulmin e pandemisë. Mjeti është blerë nga Policia e Shtetit, për t’iu vënë në shërbim ministrit, për të cilin ende Policia e Shtetit dhe as DPSHTRR ende nuk sjellin dokumentet publike, në zbatim të ligjit. Pra, vazhdojnë t’i mbajnë ato konfidente.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al të cilat mund të gjenden lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në internet, ku shihet se modeli BMW i blerë nga ministri shkon edhe 100 milionë lekë. Ndërsa ministri thotë se e ka blerë atë 50 mijë euro.

Por, në fakt në momentin që CNA.al ka publikuar skandalin në fjalë, mjeti nuk ishte zhdoganuar dhe ka qarkulluar me targa falso. Sipas të dhënave që disponon CNA.al ato kanë qënë në emër të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Por, një skandal tjetër më i madh duket se ka shoqëruar Ministrinë e Brendshme, pas largimit të djeshëm të Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, duket se gjithçka nuk fillon dhe nuk mbaron thjeshtë tek blerja e makinës luksoze, në kulmin e një krize pandemie dhe pas tërmetit katastrofal të 26 nëntorit 2019.

Lleshaj me makinen luksoze, para Parlamentit

Por, edhe disa tendera të zhvilluara nga ky institucion, ku pritet që të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë, pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK.

CNA.al ka mësuar nga burime konfidenciale se një nga dosjet më korruptive dhe më problematike në institucionin e Ministrisë së Brendshme ka qënë ajo e tenderit të veshjeve, dorëzuar në SPAK nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi.

LEXO EDHE:  Bushati i përvishet Lleshajt/ Po e ktheni policinë në ushtri të qeverisë

Deputeti Murrizi dorëzoi kallëzimin në SPAK në datën 3 gusht 2020.

Sipas Murrizit ky tender i është dhënë një kompanie gërmimi dhe prandaj duhet të hetohet.

Ndërsa në 29 korrik, në seancën parlamentare, Murrizi tha se “Në datë 14 korrik ministria e Brendshme ka bërë një tender 23 milion euro për uniformat, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit, e bëtë tender unik pa vite. Në garë tre kompani. Kompania turke ofroi 4.2 mln euro më pak dhe shpallët fituese kompaninë DE e cila ka në objektin e saj sipas regjistrimit në QKB, gërmime dheu dhe shkëmbime tregtare. E ulët 30% kategorinë e artikujve që ofron dhe nuk keni ulur asnjë qindarkë nga çmimi.”

Burimet zyrtare i thanë CNA.al se hetimet janë thelluar, disa zyrtarë janë përfshirë në skandalin e kësaj dosje.

Tashmë mesa duket Sandër Lleshaj veç problemit të blerjes së mjetit dhe debatit publik, ku justifikohet se makina nuk është e tij dhe kushton vetëm 50 mijë euro, duhet të sqarojë publikisht sesi vartësit e tij kanë zhvilluar një tender skandaloz të zhytur në korrupsion dhe tashmë në pritje të prangave nga SPAK./ CNA.al

Skandali me tenderin e Uniformave të policisë/ Murrizi “zbarkon” në SPAK

“Babëzi edhe në kohë pandemie”/ Murrizi zbulon tenderin skandaloz të Ministrisë së Brendshme

Faktet që “kryqëzojnë” Lleshajn/ Sa kushton BMW luksoze

Skandali me BMW luksoze të Lleshajt/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë

Sandër Lleshaj, sërish gënjen publikisht

Kërcënoi publikisht gazetarin/ Andi Përmeti vë me “shpatulla pas muri” Sandër Lleshajn

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Sandër Lleshaj, sërish gënjen publikisht

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një alternativë më shumë, një grua më shumë”/ Kryemadhi uron Topallin për partinë e re

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për lëvizjen e re politike që ka krijuar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Kryemadhi i uron suksese dhe shprehet se ndihet e lumtur që garës iu bashkua një alternativë më shumë, aq më tepër një grua. Sipas saj, objektivi është “të gjithë kundër Ramës”.

“I uroj suksese znj.Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë, nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mbyllja e universiteteve”/ Zhupa: Studentët kanë paguar qeranë e shtëpisë, kosto e madhe për familjet

Publikuar

-

Nga

“Mbyllja e universiteteve”/ Zhupa: Studentët kanë paguar qeranë e shtëpisë, kosto e madhe për familjet

Ish-deputetja e PD-së Ina Zhupa, thotë se qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së hapjes së universiteteve.

Zhupa thekson se studentët kanë marrë shtëpi me qira në Tiranë, e se kjo është një kosto e madhe për familjet shqiptare, që nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti.

“Dështim i menaxhimit të situatës së hapjes së universiteteve. Kosto e madhe për familjet dhe asnjë ndihmë nga shteti.
Njoftimi 3 ditë përpara i mos hapjes së universiteteve tregon edhe njëherë kaosin dhe mungesën e përgjegjësisë së kësaj qeverie.
Studentët kanë marr shtëpi me qera për të jetuar në Tiranë ose kanë paguar tarifat e konvikteve për të jetuar në Tiranë. Ndërkohë që edhe vitin e shkuar akademik paguan konviktet dhe nuk i shfrytëzuan dot dhe paratë e tyre nuk u kthyen nga shteti.
Si gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie çdo kosto e vendimarrjeve të qeverisë ju bie qytetarëve, në këtë rast prindërve të studentëve që me sakrifica kanë harxhuar shuma të mëdha parash për të studiuar fëmijët në auditore dhe që nuk dihet a do ju shërbejnë më.
Mësimi online i vë familjet shqiptare përballë kostove të tjera, duke i bërë të paguajnë dyfish tashmë! Pagesa për internet, pagesa për një pajisje laptop ose pc që është mjet i domosdoshëm për të zhvilluar një pjesmarrje të kënaqshme në mësimin online. Po ashtu do paguajnë të plota tarifat e shkollimit në universitete. Ndërkohë qeveria nuk ka asnjë plan mbështetje për studentët dhe familjet e tyre. Siç nuk ka asnjë plan për përballimin e pandemisë”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E “kryqëzuan” për deklaratën skandaloze/ Lleshaj detyrohet të kërkojë falje: Jam keqkuptuar

Publikuar

-

Nga

Lleshaj si me makinën luksoze/ Mohon kanabisin, “shpërthen” në akuza kundër mediave

Pas deklaratës skandaloze që bëri bujë në media për policinë, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri i Ramës ka kërkuar ndjesë për deklaratën e bërë, ndërsa pretendon se ajo është keqkuptuar dhe nuk ka pasur atë synim.

Ai deklaroi se asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter.

Lleshaj thotë se nuk i ka shkuar ndonjëherë në mendje t’i drejtohem deputetit Myslim Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, por thekson se reagimi i tij ka ardhur pas ndërprerjes së fjalës.

“Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend. Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

1. As dje dhe asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter, për arsyen e thjeshtë se e di mirë se ata që personifikohen si të tillë janë ndër njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet. Ata i japin këtij vendi shumë shërbim, sakrificë dhe nder.

2. Në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm, jam shprehur se qytetarët duhet të më shohin mua si ministër, tek çdo punonjës i Policisë së Shtetit, duke u identifikuar kështu personalisht me secilin prej tyre. Ky identifikim me ndërgjegje të plotë me policët e Shqipërisë është më shumë se sa respekt për shërbimin e tyre. Dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë.

3. Replika ime e djeshme u bë në përgjigje të sulmeve të ulëta të deputetit Murrizi kundër Policisë së Shtetit, kundër etiketimeve të tij ndaj saj dhe në përpjekje për të sqaruar se, as deputetët nuk qëndrojnë mbi ligjin dhe se Policia nuk e ka tagrin për të zbatuar ndonjë ligj tjetër ndaj deputetëve, të ndryshëm nga ai që zbatohet për qytetarët e tjerë.

4. I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve.

5. As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic.

Vetëm sa i kam përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare. Edhe një herë, ndjesë kujtdo që mund të ketë keqkuptuar reagimin tim të djeshëm!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE