Connect with Us

E duan dy ekipe, Keidi Bare drejt Serisë A

Sport

E duan dy ekipe, Keidi Bare drejt Serisë A

Publikuar

-

Zërat se Keidi Bare kërkohet nga klubet italiane po forcohen së shumti gjatë ditëve të fundit.

Mesfushori i Malagës dhe Shqipërisë ka ngjallur interes dhe në Serinë A.

Sipas “Tuttosport”, Udineze dhe Parma po rivalizojnë njëra-tjetrën në merkato për futbollistin 23-vjeçar.

Ditën e djeshme u raportua se Salernitana, Leçe dhe Piza po studiojnë Baren.

Megjithatë, ekziston mundësia që futbollisti i Malagës të qëndrojë në Spanjë me shpresën se mund të luajë në La Liga.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E bujshme/ Disiplina dënon 2 titullarë të Tiranës dhe sulmuesin e Bylisit para startit të kampionatit, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Pa nisur ende sezoni, Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore.

Pa u “lagur” nuk ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Bylisit Kudus Laval. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

Këto vendime vijnë një ditë para se futbolli shqiptar të nisë aktivitetin me Kupën e Shqipërisë.

Vendimet e Disiplinës

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i Skënderbeut që shkëlqeu në Superligë mbetet pa skuadër

Publikuar

-

Nga

Saliou Guindo, në sezonin e shkuar spikati në Superiore me skuadrën e Bylisit, e madje te ballshiotët ishte lider në ofensivë. Me këta të fundit nuk u nda mirë, duke mos respektuar marrëveshjen deri në fund dhe duke ikur në mënyrë të befasishme nga klubi mallakastriot…

Por, klubi duket se ndoqi procedurat ligjore, ndërsa Guindo shkoi dhe u prezantua në Turqi dy muaj më parë, pro që duket se edhe aty nuk është më .

Të paktën sipas faqes së njohur të transferimeve të lojtarëve “Transfermarct”, Saliu Guindo nuk rezulton më pjesë e skuadrës turke të ligës së dytë, Ankara Keçiorenguçu, aty ku pat firmosur si fillim edhe një tjetër lojtarë i spikatur në elitën e futbollit shqiptar, Edon Hasani…

LEXO TE PLOTE

La Liga

Surprizon Atletico Madrid, transferon ish-mesfushorin e Interit për 20 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Geoffrey Kondogbia transferohet tek Atletico Madridi. Sipas prestigjiozes spanjolle AS, mesfushori afrikan i Valencias do të prezantohet së shpejti me fanellën bardhekuqe.

Marrëveshja e arritur për rreth 20 milionë euro dhe ekzaminimet mjekësore të planifikuara për nesër. Kondogbia, i cili e filloi sezonin me Valencian, do të transferohet menjëherë tek Atletico Madridi, ku do të jetë në dispozicion të Simeones.

Operacioni lidhet me Thomas Partey-n, i cili në limitet e merkatos së verës u largua nga Atletico për t’iu bashkuar Arsenalit. Ganezi u largua pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës, e shkaktuar nga pagesa e klauzolës së largimit anglezët. Ky zhvillim i lejoi “Los Colchoneros” të kishin një muaj shtesë, deri të enjten e 5 nëntorit, për të blerë një lojtar nga La Liga.

Lojtari që zgjodhën ishte Kondogbia, i cili do të largohet nga Valencia pas pak më shumë se tri sezonesh. 27-vjeçari e nisi sezonin titullar, por që kur filluan negociatat me Atleticon mbeti jashtë skuadrës.

LEXO TE PLOTE