Connect with Us

Dhurata Çupi: Krimi është i vetmi investim që qeveria ka bërë në Dibër!

Politikë

Dhurata Çupi: Krimi është i vetmi investim që qeveria ka bërë në Dibër!

Publikuar

-

Dhurata Çupi: Krimi është i vetmi investim që qeveria ka bërë në Dibër!

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmërimeve për uljen e numrit të deputetëve socialistë në këtë qark.

Çupi thotë se i vetmi investim që qeveria ka bërë në këtë qark është krimi dhe mbjellja me drogë e tij, ndërsa ‘ka kontribuuar’ në largimin e të rinjve dibranë.

“Minus 1 deputet për qarkun Dibër, por humbësi i madh do të jetë Edi Rama.

Kam ndarë këto ditë me shumë dibranë dhe matjanë shqetësimin për uljen e numrit të përfaqësuesve që do të kenë në Kuvend. Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk do të jenë më 6, por 5 deputetë nga Qarku i Dibrës, për arsyen e vetme se numri i banorëve atje është zvogëluar në masën që humbasin përfaqësimin e 1 deputeti.

Shumë e padrejtë! Dibrës i ka falur Zoti bukuri e pasuri të pafundme, ndërsa pushteti po e zbras nga të rinjtë që i japin jetë një vendi.

Dibra është më e prekura nga largimi i të rinjve, sepse është qarku i lënë më në harresë nga qeveria në ikje. 8 vjet në pushtet dhe nuk mbaruan dot as Rrugën e Arbrit, megjithëse e gjetën të nisur dhe me projekt të gatshëm. Korrupsioni u bë pengesë për zvarritjen vit pas viti të ndërtimit të kësaj rruge. Përtej kësaj, nuk ka asnjë investim tjetër domethënës. Infrastruktura mungon dhe, bashkë me të, edhe shërbimet për zonat më të largëta.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është fatkeqësia më e madhe për qarkun e Dibrës, e cila ka zona të mahnitshme për t’u vizituar dhe për të zhvilluar turizmin malor.

Maja më e lartë në vend, Mali i Korabit ndodhet në qarkun e Dibrës, por madhështia e tij është lënë në hije, sepse turistët nuk vijnë më në Dibër. Liqenet e Lurës, megjithëse janë masakruar ndër vite, kanë një bukuri të rrallë. Fama e Llixhave të Peshkopisë, me ujin e tyre kurativ, po zbehet me kalimin e kohës, turistët janë rralluar, bashkë me vetë dibranët që ikin duke lënë pas këto pasuri të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  Skandal/ Deputetët votojnë ligje pa i kuptuar ato

Gjithçka ndodh, sepse nuk ka rrugë, nuk ka investime, por ka vetëm braktisje, në një zonë që njihet për njerëzit e vet punëtorë, të mençur dhe të ditur.

Është për të ardhur keq, kur shikon sesi Dibra, që ka nxjerrë me qindra intelektualë, sot i ka shkollat gati të rrënuara, ndërsa mësuesit keqtrajtohen politikisht dhe ekonomikisht.

Frutikultura dhe prodhimet e zonës në qarkun e Dibrës janë të jashtëzakonshme nga shija dhe me famë jo vetëm brenda vendit, por ndihma e qeverisë është zero. Nuk ka asnjë inkurajim financiar që të rinjtë dhe dibranët të qendrojnë atje për të shtuar prodhimin, për ta shitur dhe për të rritur më tej ekonominë me këtë biznes. Mollët, Kumbullat, qershitë, arrat, patatet e Dibrës janë të mrekullueshme, por për to nuk ka treg, sepse nuk ka rrugë. Nuk ka rrugë që lidhin zonat e brendshme të qarkut dhe vetë qarkun me Tiranën. Kostoja del shumë e lartë dhe përfundimi cili është? Eksodi!

Për fat të keq, ka edhe diçka tjetër që po largon dibranët dhe matjanët: Krimi! Është i vetmi investim që kjo qeveri ka bërë gjatë këtyre viteve më qarkun e Dibrës! Strukturat e shtetit sot i drejtojnë bandat. Një grusht njerëzish drejtojnë gjithë qarkun, të cilin e kanë mbushur me drogë! Prandaj, dibranët ikin sot dhe lënë pas një zonë të mrekullueshme.

Ulja e përfaqësimit në Kuvend me 5 deputetë është një këmbanë alarmi për dibranët dhe matjanët. Zgjidhja më e mirë është të maksimalizojmë votën dhe të largojmë këtë qeveri të padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese! Me minus duhet të dalë Edi Rama, jo dibranët dhe matjanët!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha nuk e futi në listë/ Tritan Shehu: E kam takuar vazhdimisht, vendimi…

Publikuar

-

Nga

Basha nuk e futi në listë/ Tritan Shehu: E kam takuar vazhdimisht, vendimi…

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pasi Partia Demokratike i shtyu aprovimin për tu bërë kandidat për deputet.

Shehu nuk u ndaj të bënte komente, ndërsa deklaroi se Komisionit i Vlerësimit është një organ vendimmmarës dhe nuk preferon të diskutojë për vendimet e tyre.

Ai tha në News 24 se me kryetarin e PD-së Lulzim Basha është takuar vazhdimisht, ndërsa pretendon se ky i fundit do të bëhet kryeministër.

“Të them të drejtën, isha përgatitur për çështje të tjera. Së pari, PD po përgatitet për fushatën. Ka filluar me një mënyrë të re, që ka elementë thelbësore për votimin e kandidatëve, që do jetë determinuese për përzgjedhjen. Element thelbësor, dhe ndryshim shumë i madh në këtë vit. Aktivizim i bazës së PD, aktivizimi i anëtarëve, strukturave periferike të PD, të gjitha bashkë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Tani do kalohet në elementë të tjerë. Siç thonë dhe statuti janë kryetari, kryesia, këshilli kombëtar, për të krijuar ekipin e përbashkët që do të çojë në fitore në 25 prill, e domosdoshme jo vetëm për PD por për gjithë Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Drogë e municione/ Arrestohen 2 persona në Dibër

LEXO EDHE:  Publikohen shifrat e frikshme/ Shkollat që u mbyllën në 2018

Nuk dua të bëj komente për një procedurë të tillë, as merrem me mendimet që mund të kenë individualisht. Për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statutore. Vota e anëtarësisë determinuese. Unë jam si të gjithë bashkë, jemi në pritje të vendimeve nga organet statutore. Gjithkush po përgatitet për përplasjen në 25 prill.

Nuk dua të hyj në komente. Mund të japin shumë mendime, shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat. Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër që do hapë çelësat e portës europiane, pasi është i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme”, u shpreh Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U la jashtë listës së deputetëve/ Reagon për herë të parë Luan Baçi: Unë e kam kontratën me PD

Publikuar

-

Nga

U la jashtë listës së deputetëve/ Reagon për herë të parë Luan Baçi: Unë e kam kontratën me PD

Ish-kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka reaguar në një prononcim për Report tv, pasi Komisioni e la jashtë listës.

Ai thotë se e respekton komisionin për punën e tij, por për Baçin ai vendim nuk është shumë i rëndësishëm për aq kohë sa strukturat e tjera të PD e kanë vlerësuar maksimalisht.

“Unë e kam kontratën me Partine Demokratike, me strukturat e degës dhe gjithë anëtarësinë e saj që më ka votuar, në mënyre plebishitare dy herë për kryetar dege dhe më i vlerësuari, me po thuaj fare kontestime, në votimin  që u bë për  listës së kandidatëve për deputet. E respektoj komisionin në punën e tij”, tha Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se kësaj radhe “ka përveshur mënget” mirë, për të siguruar fitoren e radhës, përballë kreut të Rilindjes, Edi Rama.

Vetë Lulzim Basha është shprehur se “Kemi pasur një përballje në 2011, e kam mundur dhe prap do ta mund”.

Por, nuk është kjo e vetmja “fitore” që Lulzim Basha ka me Edi Ramën.

Në zgjedhjet e vitit 2005, atëherë kur po promovohej si risi në politikë, ai “fitoi” ndaj Arben Ahmetajt në Tiranë, në njësinë nr.7, e njohur si e majtë në trend votash.

Në zgjedhjet e vitit 2009 “fitoi” me sistemin e ri pa përballje direkte, në listën e Elbasanit.

Dhe do vinte përballja me Edi Ramën në vitin 2011 për zgjedhje lokale, duke qenë kandidat për Tiranën.

Janë këto zgjedhje që kanë hyrë në historinë e politikës shqiptare si të zhvatura ashiqare, ku pas një fitoreje të ngushtë të Ramës me 10 vota, KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani që pak më vonë do bëhej nr. 2 i PD-së (ç’zhvillim fantastik!), shpalli rinumërimin e një pjesë kutish, ku siç pritej, fitues rezultoi Basha.

Më tej, e “mundi” Edi Ramën sërish në vitin 2013, kur Lulzim Basha drejtonte fushatën në Tiranë, dhe PD siguroi rezultatin më të dobët historik që nga viti 91.

E “mundi” edhe në 2015, kur mori vetëm 14 bashki.

Dhe kulmi i “fitoreve” ishte në 2017, kur mori gjysmen e qeverisë dhe 15 mandate me pak se në vitin 2013.

LEXO EDHE:  Drogë e municione/ Arrestohen 2 persona në Dibër

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Maqedoni/Këta janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e ri

Pasi futi demokratët në çadër, i gënjeu ata dhe bëri marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe pas çadrës hyri në zgjedhje, Lulzim Basha siguroi një super “fitore”, me 230 mijë më pak se në 2013-ën.

E mundi edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke mos hyre fare në zgjedhje.

Këto fitoret e Lulit të lëne pa fjalë./ CNA.al


LEXO TE PLOTE