Connect with Us

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për çështjen e Luan Dacit

Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për çështjen e Luan Dacit

Publikuar

-

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit Luan Daci.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra.

Nga ana tjetër, SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i DASH/ SPAK gati të godasë zyrtarë të lartë të shtetit

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997./CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Publikuar

-

Nga

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të analistit Fatos Lubonja i cili sot në një dalje televizive u shpreh se “kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë nga Rama”, duke ju referuar Jozefina Topallit.

Me tone kritike, Kulluri shkruan se “marksistët” nuk e pranojnë dot lirinë e mendimit dhe veprimit. O duhet të mendosh si këta, ose të shpallin armik.

Lulzim, me këta me 26 prill do jetë ose thjesht deputet, ose zv.kryeministër i Ramës, vijon Kulluri më tej.

“Marksizmi mbeshtetet tek urrejtja klasore, solidariteti i klases punetore, lufta e klasave, ndarja e shoqerise ne dikotomine “pushtet-armiq”! Pra o do mendosh si keta ose duhesh shpallur armik!

Rruge te mesme nuk ka! Lirine e mendimit dhe veprimit nuk e pranojne dot marksistet! Dhe kur e djathta sillet si marksiste dhe mbeshtetet tek marksistet, eshte e destinuar te deshtoje!

Vazhdo Lulezim me keta se 26 prill do jesh nje deputet i thjeshte i mazhorances ose zv/kryeminister i Rames!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Venecia” pranon kërkesën e Metës/ Në dhjetor do shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Publikuar

-

Nga

“Ndal shpopullimit të Shqipërisë!”/ Meta ngre alarmin për largimin e të rinjve

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet një letre, Komisioni i Venecias i konfirmon Kreut të Shtetit se do të shqyrtojë kërkesën e tij.

Në letër thuhet se seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor.

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë “Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias”, thuhet në letër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

Publikuar

-

Nga

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

Ish-deputeti Ervin Salianji i ka treguar “forcën” kryedemokratit Basha sot nga Korça, pasi Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e skualifikoi atë nga gara për deputet.

Ai i është përgjigjur me notë protest demokratëve, ndërsa ka mledhur bazën në Korçë.

Në një sallë të tejmbushur, Salianji është shprehur se nuk do të tërhiqet, por do të vijojë aksionin.

Kaq njerëz Salianji nuk ja çonte as Bashës në mitingjet e PD-së, ndërsa vetë i mbledh dhe sulmon Rulin e Lulin.

Kujtojmë që pak ditë më parë Salanji doli me një reagim ku shkruante ai nuk ishte kualifikuar për të vazhduar garën për deputet, por ishte në listën rezervë dhe që s’i vlente më askujt.

LEXO EDHE:  “Qeveria braktis qytetarët për të paguar inceneratorët”/ PD: SPAK të mos flejë mbi dosjen e mafias së plehrave

LEXO EDHE:  (Ekskluzive) Zyrtare/ Mbyllja e shkollave dhe kopshteve nuk do shtyhet

“Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.  Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbështetjes tuaj dhe të qytetarëve”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE