LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve: Janë bastardë, armiq të shqiptarëve

19 Shtator 2020, 16:47, Politikë CNA
Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve:

Avokati Spartak Ngjela, ka folur pasditen e sotme për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon dhe kërkoi që Shqipëria të mos bëjë negociata.

Ngjela tha se Greqia është me ligj lufte dhe për këtë arsye pretendon se nuk mund të ketë negociata për territorin.

?Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në kohën që Greqia është me ligj lufte, ka marrë fund. Këta e kanë lënë, sepse kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë. Këta janë në bela dhe belanë e kanë te SPAK-u?, u shpreh ai në emisionin ?Kjo Javë?.

Ngjela nuk u përmbajt ndaj politikanëve, të cilët i quajti ordinerë, bastardë dhe armiq të shqiptarëve.

?Kryeministri aktual të na thotë që nuk e dinte, kurse ata të tjerët janë shitës ordinerë, me gjithë Presidentin që kemi sot. Unë komunikoj me 80% të shqiptarëve, që e dinë, dhe thonë se këta janë të korruptuar. Organet e reja janë ngritur për këta?, theksoi avokati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga