Connect with Us

Bojkoti i Kategorisë Superiore jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Sport

Bojkoti i Kategorisë Superiore jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Publikuar

-

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehone ndërkombëtare tashmë. Media prestigjoze italiane, “Tuttosport”, sot ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit.

Me një titull të fortë, kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë, Tuttosport ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

Artikulli i plotë i Tuttosport

Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati.

Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, sëbashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parliament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse. Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit. Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Tension në Athinë, Kosova merr 1 pikë ndaj Greqisë

Publikuar

-

Nga

Barazim karakteri për Kosovën. “Dardanët” e Bernard Shaland, kanë reaguar për një serie të gjatë rezultatesh negative, teksa kanë barazuar në transfertë ndaj Greqisë.

Padyshim që heroi i sfidës së sotme ishte gardiani Aron Muriç, i cili priti dhe një 11-metërsh në pjesën e parë. Grekët e dominuan pjesën e parë të takimit të zhvilluar në Athinë, ndërkohë që pjesën e dytë, vlen të theksohet paraqitja dinjitoze e Kosovës, që pati edhe disa raste shënimi. Në fund nuk mungoi tensioni dhe përplasjet mes futbollistëve.

FT: GREQI-KOSOVË 0-0

90′ MOMENTET E TENSIONIT: 


52′ RASTI I ARTË SHËNIMI PËR KOSOVËN: 

20′ PENALLTIA E PRITUR NGA PORTIERI ARON MURIÇ: 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

LIGA E KOMBEVE / 39 gola në 18 ndeshje, ja të gjitha rezultatet e sfidave të mbëmjes

Publikuar

-

Nga

Përfunduan sot 18 sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kombeve, ku u regjistruan plot 39 gola në 18 ndeshje. Më poshtë mund të mësoni të gjitha rezultatet, ku nuk munguan surpriza. 

REZULTATET

LIGA A
Kroaci-Francë 1-2
Angli-Danimarkë 0-1
Islandë-Belgjikë 1-2
Itali-Holandë 1-1
Poloni-Bosnjë H. 3-0
Portugali-Suedi 3-0

LIGA B
Finlandë-Irlandë 1-0 (e përfunduar)
Bullgari-Uells 0-1
Norvegji-Irlandë V. 1-0
Rumani-Austri 0-1
Rusi-Hungari 0-0
Skoci-R. Çeke 1-0
Sllovaki-Izrael 2-3
Turqi-Serbi 2-2

LIGA C
Lituani-Shqipëri 0-0 (e përfunduar)
Bjellorusi-Kazakistan 2-0
Estoni-Armeni 1-1
Greqi-Kosovë 0-0
Moldavi-Slloveni 0-4
Maqedonia V-Gjeorgji 1-1

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barazimi ndaj Lituanisë, Kumbulla i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla foli pas barazimit në transfertë ndaj Lituanisë me rezultatin 0-0, duke u shprehur:

“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot. Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar.

Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla për “Supersport”.

LEXO TE PLOTE