Connect with Us

Avokati i “ç’jerr maskën” Bashës/ Ky është standardi i lirisë së fjalës, së Lulit të Soros

Politikë

Avokati i “ç’jerr maskën” Bashës/ Ky është standardi i lirisë së fjalës, së Lulit të Soros

Publikuar

-

Ish-kreu i PD-së ironizon Bashën/ Stambolli digjet, republikasi krihet

Avokati Altin Goxhaj akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha se përdor call centerat për t’i bllokuar profilet e tij në rrjetet sociale.

Goxhaj e akuzon Bashën, si ushtarë të Soros dhe sipas tij bllokimi i profilit i ka ardhur pas denoncimeve që ka bërë kundër Soros.

Sipas Goxhajt si PS dhe PD janë mbështetës të Soros dhe kanë të njëjtin standard.

Goxhaj thekson se “Këtu nuk lejohet që të përmendet dhe akuzohet Soros!”. Kjo është edhe arsyeja se pse unë censurohem në TV shqiptare sepse gazetarët e Soros bëjnë detyrat e shpisë që u jep Sorosi”.

LEXO EDHE:  Balla plas “bombën” në Kuvend/ Ja kush qëndron pas dhunimit të gazetarit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zhupa i përgjigjet Veliajt/ Do mbahesh mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës të Tiranës Erion Veliaj, teksa dha lajmin se ka filluar ndërtimi i shkollës “Sami FRashëri”.

Zhupa deklaron se Veliaj do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave.

Ajo thotë se Veliaj lodhert kot duke ngritur akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa pretendon se nga qeverisja e Veliajt do mbahen mend vetëm kullat.

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4 kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat. Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkëqeverisje me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Publikuar

-

Nga

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Oerd Bylykbashi thotë se opozita do të bëjë strategji dhe taktikë elektorale për të marrë sa më shumë vota në zgjedhje dhe t’i përkthejë ato në mandate, por thekson se, nuk do të jetë sistemi zgjedhor që do të bëjë diferencën më 25 prill.

Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Për praninë e partive të reja në kampin opozitar dhe rrezikun për fragmentarizmin e votave, z. Bylykbashi tha se, Shqipëria ka një ligj liberal për partitë politike që ka nevojë për përmirësim, por që në thelb është një vlerë për demokracinë.

Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, tha ai duke shmangur kështu sulmet ndaj ish-funksionarëve të PD-së që tashmë kanë formuar partitë të reja politike.

Për çështjen e përzgjedhjes së kandidatëve, Bylykbashi pranoi që mund të jenë bërë dhe gabime por ka ende kohë tha ai për të “ndrequr” këtë me vendimin përfundimtar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

LEXO EDHE:  Lapsusi në parlament/ Reagon Rudina Hajdari, “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhi

LEXO EDHE:  “Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël

Bylykbashi duke bërë një parashikim për atë që do të ndodhë pas 25 prillit, theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis me Ramën.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës. Do të bëjmë kompromis politik por qeverisje me Edi Ramën jo”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Publikuar

-

Nga

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të analistit Fatos Lubonja i cili sot në një dalje televizive u shpreh se “kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë nga Rama”, duke ju referuar Jozefina Topallit.

Me tone kritike, Kulluri shkruan se “marksistët” nuk e pranojnë dot lirinë e mendimit dhe veprimit. O duhet të mendosh si këta, ose të shpallin armik.

Lulzim, me këta me 26 prill do jetë ose thjesht deputet, ose zv.kryeministër i Ramës, vijon Kulluri më tej.

“Marksizmi mbeshtetet tek urrejtja klasore, solidariteti i klases punetore, lufta e klasave, ndarja e shoqerise ne dikotomine “pushtet-armiq”! Pra o do mendosh si keta ose duhesh shpallur armik!

Rruge te mesme nuk ka! Lirine e mendimit dhe veprimit nuk e pranojne dot marksistet! Dhe kur e djathta sillet si marksiste dhe mbeshtetet tek marksistet, eshte e destinuar te deshtoje!

Vazhdo Lulezim me keta se 26 prill do jesh nje deputet i thjeshte i mazhorances ose zv/kryeminister i Rames!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE