Connect with Us

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie/ Nxjerr rezultatin brenda pak minutash

Bota

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie/ Nxjerr rezultatin brenda pak minutash

Publikuar

-

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie/ Nxjerr rezultatin brenda pak minutash

Një kompani me qendër në Silicon Valley është aprovuar nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg të një pajisjeje të re, që teston individët për COVID-19.

Ky produkt është testuesi i parë portabël që miratohet nga nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Ai ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e coronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda pak minutash.

“Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam De La Zeda, themelues dhe CEO i “Visby Medical”.

LEXO EDHE:  Gjiganti i teknologjisë bën veprimin e papritur/ Dërgon testet për Coronavirus në shtëpitë e punonjësve

Kompania gjithashtu ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

Sipas doktorëve të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.

Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.

“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.

“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.

LEXO EDHE:  Gjiganti i teknologjisë bën veprimin e papritur/ Dërgon testet për Coronavirus në shtëpitë e punonjësve

LEXO EDHE:  Manjani publikon videon dhe bën ironinë therëse/ Kush bën ‘lobbying’ në Amerikë, akoma dhe më mirë

Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.

Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padinë më të madhe të mosbesimit, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, në më shumë se dy dekada.

Departamenti i Drejtësisë, së bashku me 11 shtete amerikane, paraqitën padinë të martën, duke pretenduar se Google “është portë e pasfiduar për në internet për miliarda përdorues” dhe se abuzon me pozicionin dominues për të shkatërruar konkurrencën.

“Ka ardhur koha për ta ndaluar sjelljen anti-konkurruese të Google”, thuhet në padi.

Kompania simotër e Google, Alphabet, aktualisht ka vlerën në treg mbi një trilion dollarë.

Në vitin 2019, vetë Google ka pasur të ardhura prej 162 miliardë dollarësh.

LEXO EDHE:  Manjani publikon videon dhe bën ironinë therëse/ Kush bën ‘lobbying’ në Amerikë, akoma dhe më mirë

LEXO EDHE:  Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid 19

Google e mbrojti veten pas paraqitjes së padisë, duke thënë se “njerëzit e përdorin atë sepse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, e jo sepse detyrohen ose nuk kanë alternativa”.

Ky është rasti më i madh i mosbesimit në Shtetet e Bashkuara prejse gjykata, në vitin 1999, ka vendosur se kompania Microsoft ka krijuar monopol në tregun e sistemeve operative kompjuterike.

Vëzhguesit thonë se padia kundër Google mund të shënojë fillimin e një numri padish kundër kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, si: Apple, Amazon dhe Facebook./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve në kufi me Austrinë

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme.

Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

LEXO EDHE:  Mbyllet reparti i Radiologjisë në Berat/ Infektohet mjeku, karantinohet i gjithë stafi

LEXO EDHE:  Gjiganti i teknologjisë bën veprimin e papritur/ Dërgon testet për Coronavirus në shtëpitë e punonjësve

Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit./Rel

 

LEXO TE PLOTE