Connect with Us

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD “çmend” Instagramin/ Tregon format perfekte në pozat me bikini

Showbizz

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD “çmend” Instagramin/ Tregon format perfekte në pozat me bikini

Publikuar

-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD “çmend” Instagramin/ Tregon format perfekte në pozat me bikini

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Lediana Fratari ka rritur temperaturat në Instagram teksa ka publikuar foto të ndryshme me bikini.

Bjondina është e njohur për jetën e saj luksoze dhe udhëtimet e shumta nga ku nuk mungojnë edhe fotot seksi.

Lediana ka treguar linjat e saj perfekte teksa pozon me bikini dhe krahas fotos shkruan: “Nuk mund të garosh atje ku nuk krahasohesh.”

Fratari është shumë e apasionuar pas makinave luksoze të cilat nuk nguron t’i ekspozojë edhe në rrjetin e saj social./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Procesi më i bukur në botë”/ Olta Gixhari shfaqet duke i dhënë gji Amarit

Publikuar

-

Nga

“Procesi më i bukur në botë”/ Olta Gixhari shfaqet duke i dhënë gji Amarit

Pak kohë më parë, aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Gixhari solli në jetë një djalë të cilin e quajti Amar, me të cilin nuk mungojnë postimet në Instagram.

Së fundmi, aktorja ka postuar në Instagram një foto shumë spontane, ku shfaqet duke i dhënë gji të voglit të saj.

LEXO EDHE:  Bukuritë natyrore që do t’iu lënë pa frymë/ Fotot më mahnitëse që keni parë ndonjëherë

LEXO EDHE:  Kylie Jenner me bikini

“Procesi me i bukur n’botë”, ka shkruar Gixhari, duke marrë edhe shumë komplimenta nga ndjekësit e saj.

Kujtojmë se Olta prej muajsh është shpërngulur në Spanjë ku po qëndron së bashku me familjen e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Historia e flirtit të politikanit me modelen/ Përballen live në emision: Ishim bashkë për 7 orë, u çarmatosa komplet

Publikuar

-

Nga

Historia e flirtit të politikanit me modelen/ Përballen live në emision: Ishim bashkë për 7 orë, u çarmatosa komplet

Vittorio Sgarbi është një personazh i njohur në Itali, si kritik arti po ashtu edhe si politikan. Së fundmi ai ka pasur një përballje direkte në emisionin “Non è la d’Urso” me modelen Franceska Pepe, me të cilën është raportuar se ka pasur një flirt. Ata u njohën bashkë në një event në Sanremo dhe e kanë kaluar natën bashkë. Fillimisht modelja Pepe e ka pranuar këtë flirt, ndërsa ka folur për mediat italiane.

“Ishim në Sanremo bashkë, në një event. Një gazetar pyeti Sgarbin, sa e bukur, e fejuara jote është kjo vajzë? Sgarbi u përgjigj, do të doja që të ishte, por megjithatë, po, është e fejuara ime”, tregon Pepe, sipas së cilës, flirti mes tyre zgjati për 7 orë. “Isha në një inagurim në Sanremo dhe duhet të them se nuk kam pasur kurrë një ndenjë të tillë dashurie kaq të mënjehershme. Mu prezantua një femër e bukur dhe u çarmatosa komplet. Një rrufe në qiell të pastër, që zgjati deri në 6 të mëngjesit”, ka treguar Sgarbi nga ana tjetër. Por tani Pepe e mohon të ketë ndodhur gjë mes tyre dhe mes modeles dhe Sgarbit ka pasur një përballje live, për historinë e flirtit.

“Ke qenë me mua në një tualet për më shumë se çerek ore, kemi një dëshmitar. Përse do të zihesh me mua? Ishe me mua për 7 orë atë natë. Nuk mund ta mohosh që ke qenë në një dhomë me mua dhe ajo që ndodhi e dimë vetëm unë dhe ti dhe nuk më intereson ajo që tani ti do apo nuk do”, ka thënë Sgarbi. “Ti në fakt je zemëruar me mua, sepse nuk bëmë gjë”, i drejtohet modelja Sgarbit. “Nuk jam i zemëruar, përkundrazi. Të mos ishte për mua, s’do ishte bërë e njohur dhe s’do të ftonin në Grande Fratello”, iu përgjigj Sgarbi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kryeministrja finlandeze “pushton” rrjetin/ Dekolteja e saj shkakton reagime të shumta në opinionin publik

Publikuar

-

Nga

Kryeministrja finlandeze "pushton" rrjetin/ Dekolteja e saj shkakton reagime të shumta në opinionin publik

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka bërë të gjithë mediat rozë të shkruajnë për të por këtë herë nuk ka lidhje me vendimet e saj politike.

Në mediat sociale, dhe posaçërisht në Facebook dhe Tëitter, ka pasur një diskutim rreth vendimit të saj për të pozuar për “Trendi Magazine” me një kostum elegant dhe xhaketë, pa këmishë ose sytjena, dhe me një dekolte të hapur, të stolisur me një varëse të mrekullueshme.

Disa komentues e konsideruan foton të papërshtatshme për kreun e një qeverie, ndërsa ndjekësit e saj e kanë mbështetur dhe madje e imituar atë, duke postuar foto të ngjashme me gjatë së Shtunës me hashtagun iamëithsanna.

Shumë artikuj janë botuar gjithashtu nga tabloidët finlandezë mbi këtë çështje, shumica e tyre për të mbrojtur sjelljen e kryeministres dhe duke shprehur admirim për “bukurinë”, “forcën” dhe “pavarësinë” e saj.

LEXO EDHE:  Bukuritë natyrore që do t’iu lënë pa frymë/ Fotot më mahnitëse që keni parë ndonjëherë

LEXO EDHE:  Shpërthen me format e saj/ Njihuni me modelen më të “nxehtë” të momentit

Këto janë disa nga komentuesit që kanë mbështetur kryeministren në rrjetet sociale ku komentet kanë qenë të shumta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE