Connect with Us

A mund të shkaktojë koronavirusi një valë sëmundjesh kardiake?

Shëndeti

A mund të shkaktojë koronavirusi një valë sëmundjesh kardiake?

Publikuar

-

A mund të shkaktojë koronavirusi një valë sëmundjesh kardiake?

Nga Euan Ashley “Los Angeles Times”

Një mësues që po mendonte ta braktiste këtë profesion për shkak të koronavirusit, më kontaktoi kohët e fundit. Ai kishte lexuar se infeksioni shkakton një valë sëmundjesh kardiake, dhe mbi pacientët simptomatikë për javë apo muaj me radhë, pasi ishin shëruar nga infeksioni i tyre fillestar me koronavirus.

Ai ishte i shqetësuar për rikthimin e vet në shkollë, për mundësinë e bartjes së virusit në shtëpi, dhe infektimin e familjes së tij. Sigurisht, problemet e vazhdueshme shëndetësore pas shërimit nga Covid-19, duket se janë të zakonshme.

Në një studim italian, 87 për qind e pacientëve raportuan të paktën një simptomë dy muaj pas fillimit të sëmundjes. Një studim tjetër në Gjermani, raportoi se midis pacientëve të shëruar së fundmi, 78 për qind e tyre kishin një anomali të zbuluar nga skanimi me rezonancë magnetike i zemrës.

Një studim tjetër evropian, duke përdorur ultratingujt tregoi se 55 për qind e pacientëve të shtruar në spital, kishin parametra jo normalë të zemrës. Një studim tek sportistët e shëruar nga Covid, zbuloi se rreth 40 për qind e tyre kishin një anomali të zemrës pas skenarit MRI.

Pra, a duhet të shqetësohemi për miliona pacientë me sëmundje të zemrës, të shkaktuara nga Covid-19?

Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Shumica e pacientëve me koronavirus nuk kanë simptoma, ose i kanë ato minimale. Sipas disa vlerësimeve, rreth 40 për qind janë asimptomatikë, dhe rreth 40 për qind të tjera sëmuren lehtë.

Përveç kësaj, profesioni i mjekut na ka mësuar ndër shekuj, që pas një sëmundjeje virale, një grup i vogël pacientësh do të duhet të presin të kenë një shërim që zgjat më shumë në kohë. Sindroma e lodhjes që e pason gripin e zakonshëm, njihet mjaft mirë.

Ndaj pritet që një lodhje afatgjatë të ndjekë mononukleozën infektive. Këto simptoma post-virale nuk zhduken menjëherë. Nuk është habi pse po shohim prova se Covid-19 ndikon

në trup përtej mushkërive. Që në fillim të pandemisë, shkencëtarët e dinin se “brava” që “zgjedh” virusi të hapë për të hyrë në qelizat tona (një receptor i njohur si ACE2), është e pranishme në qelizat e zemrës, veshkës dhe sistemit gastrointestinal.

Ne do të prisnim të gjenim prova të sistemit imunitar, që e lufton virusin në secilën prej këtyre indeve, sidomos me teknologjinë e skanerit MRI. Shumica e pacientëve shërohen plotësisht, madje edhe në rastet e miokarditit, një inflamacion i rëndë i zemrës ku qelizat imune pushtojnë vazhdimisht zemrën, një simptomë që duket se është e pazakontë në mesin e pacientëve me Covid-19.

Së fundmi, studimet e raportuara në Evropë mbi dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në zemër, përfaqësojnë popullata më të prekura sesa mesatarja. Kështu në studimin gjerman me MRI, pacientët ishin prekur më rëndë nga dëmet në zemër sesa popullata në përgjithësi.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin 3.5 milion dollarë/ Kush e bleu heshtjen e Lulzim Bashës?

Prandaj titujt e fundit në media për një valë të ardhshme të sëmundjeve së zemrës, janë spekulative, ose të paktën të parakohshme.

zemer atak

Ajo që harrohet është se sëmundjet ekzistuese të zemrës nuk janë zhdukur nga qarkullimi. Fatkeqësisht, disa pacientë vazhdojnë të hezitojnë të vijnë në spital kur ndiejnë shenjat klasike të një sulmi në zemër – një ngushtim në gjoks që mund të përhapet në qafë, nofull ose krahë, të përziera, marramendje dhe palpitacione të zemrës.

Mjekët e zemrës përdorin një frazë:Koha është flori. Sa më gjatë që pret dikush që ka pësuar një sulm në zemër, aq më shumë funksione të zemrës mund të humbasin, dhe aq më i madh është rreziku për jetën e tij. Mesazhi është i qartë: Mos prisni.

Më shumë se 6 milionë amerikanë janë dokumentuar zyrtarisht si të infektuar me SARS-CoV-2, e cila shkakton sëmundjen e Covid-19. Disa vlerësime thonë se numri duhet të jetë 5 herë më i lartë nëse përfshihen edhe rastet e pa dokumentuara.

Me kaq shumë raste, komuniteti mjekësor duhet të përgatitet të monitorojë me kujdes përqindjen e vogël të pacientëve që kanë simptoma të vazhdueshme. Përveç testimit në spital, aplikacionet digjitale mund t’i ndihmojnë mjekët të monitorojnë nga shtëpia simptomat e pacientëve të tyre.

Lajmi më qetësues në lidhje me simptomat kronike të Covid-19, është se sa shumë kemi mësuar në lidhje me shmangien dhe trajtimin e Covid-19 akut. Ritmi i përparimit shkencor, ka qenë marramendës – më shumë se 50.000 studime janë botuar vetëm këtë vit mbi Covid-19.

Tani e kuptojmë mirë dinamikën e transmetimit SARS-CoV-2, dhe për pasojë dimë se si të hartojmë strategjitë parandaluese për të zvogëluar ekspozimin tonë ndaj virusit (maskat, distancimi social, ventilim i ambienteve të mbyllura, të dalurit jashtë).

Ne e dimë se kush është më i rrezikuar (të moshuarit, të sëmurët kronikë, invalidët). Kemi trajtime që janë dëshmuar se shpëtojnë jetë njerëzish (steroidi deksametazon), apo që e zvogëlojnë ndikimin e sëmundjes (ilaçi antiviral remdesivir).

Vaksina të shumta premtuese janë në fazën e fundit të testimit, dhe ka të ngjarë që t’i raportojnë rezultatet e tyre gjatë 2-3 muajve të ardhshëm. E gjitha kjo duhet të na japë shpresë. Pasi i shpjegova mësuesit disa nga kontekstet e studimeve për të cilat shqetësohej, ai më tha se nuk do ta linte punën si mësues, të paktën jo tani.

Shënim: Euan Ashley, është profesor i mjekësisë kardiovaskulare dhe gjenetikës në Universitetin e Stenfordit, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Publikuar

-

Nga

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report Tv, ku ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave.

Ai u shpreh se hapja e kinemave ishte një hap i nxituar njësoj edhe për teatrot.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim” , tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Publikuar

-

Nga

“Numri i të infektuarve disa herë më i lartë së raportohet”/ Pipero ngre alarmin: Vetëm dje janë shtruar 30 persona

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Pipero ngriti dhqetësimin për numrin e të të shtruarve në spitale, ku tha se vetëm dje u shtruan 30 persona.

Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve.

Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë.

Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes. Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë. Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid edukatorja/ Mbyllet kopshti i fëmijëve në Peqin

Një kopësht publik në Peqin është mbyllur pasi një edukatore ka rezultuar pozitive me Covid-19

Ndërkohë 10 punonjësve të tjerë i është bërë tamponi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është konfirmuar me Covid-19 edhe një zyrtar i Ujësjellësit të Peqinit, raporton ABC news.

Gjithashtu sot  janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE