Connect with Us

6 faktorë që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj

Life Style

6 faktorë që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj

Publikuar

-

Sipas  hulumtimeve , dieta juaj, zgjedhja e sapunit dhe madje edhe zakonet tuaja të përditshme mund të bëjnë që rrudhat të shfaqen në lëkurën tuaj.

Zgjedhja e ushqimeve, larja e fytyrës dhe ndryshimi në rutinën tuaj mund të bëjë që të qëndroni të rinj dhe të freskët edhe pse vitet tuaja kalojnë.

Lista që do t’iu ndihmojë të fitoni betejën tuaj me plakjen.

Mungesa e gjumit çon në dehidratim të lëkurës.

Sipas këtij studimi , nëse e humbni gjumin edhe për një natë ose vazhdimisht flini më pak se 5 orë në ditë, kjo mund të çojë në dehitartimin e lëkurës. Pushimi i mirë është çelësi për përtëritjen dhe rritjen e qelizave të reja, kështu që organizojini atë sa më mirë.

Mungesa e  antioksidantëve lidhet me formimin e më shumë rrudhave.

Vitaminat A, C, E dhe kalium janë thelbësore për lëkurën e shëndetshme. Ne ju rekomandojmë që të hani më shumë perime, veçanërisht karota, kunguj, domate dhe perime me gjethe jeshile.

Konsumi i mishit të kuq shoqërohet me më shumë rrudha në fytyrë.

LEXO EDHE:  Dieta Ketogjenike/Çfarë duhet të dini për trendin e fundit të ushqimit në botë?

Ekziston një studim Hollandez që tregon se gratë që hanë mish të kuq kanë më shumë rrudha. Më shumë se kaq, gatimi i mishit dhe yndyrës në nxehtësi të lartë dhe të thatë mund të çojë në  diabet .

Dietat mono ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës.

Çelësi për këto dieta është të përjashtoni të gjitha produktet përveç një. Kjo çon në një çekuilibër të proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve, gjë që ul aftësinë e lëkurës për tu shëruar vetë.

Mungesa e proteinave parandalon qelizat e lëkurës të rinovohen.

Kërkimet thonë se nëse kufizoni marrjen e kalorive dhe hani më pak proteina së bashku me të, lëkura juaj do të humbasë elasticitetin, gjë që më pas do të çojë në më shumë rrudha. Ai gjithashtu parandalon shërimin e lëkurës dhe rindërtimin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

E adhurojnë aktivitetin fizik/ Njihuni me shenjat më sportive të horoskopit

Publikuar

-

Nga

E adhurojnë aktivitetin fizik/ Njihuni me shenjat më sportive të horoskopit

Virgjëresha

Ata nuk e preferojnë sportin në kuptimin e ngushtë, por janë patjetër atletë të mirë, aq sa i përkushtohen mjaft shpesh ndonjë aktiviteti motorik, edhe nëse janë më të prirur për aktivitete gjimnastikore, të lidhura me ekuilibrin dhe përqendrimin, sesa me forcën fizike.

Shigjetari

Një shenjë plot energji si Shigjetari mund të ishte i pranishëm në listë: jeta e përditshme e pengon atë të fillojë aventura të pashkelura siç do të dëshironte, por kur të ketë mundësinë ai i përkushtohet ekskursioneve ose bën shëtitje të gjata për të kalitur trupin dhe mendjen.

Akrepi

Sporti është një mënyrë e shkëlqyeshme për Akrepin për të provuar veten e tyre në krijimin e mënyrave të përpikta dhe të planifikuara për të qenë nga një moshë shumë e re. Shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e aktiviteteve, ai tenton të zgjedhë një disiplinë dhe e ndjek atë me përpikmëri për të provuar veten.

LEXO EDHE:  Duke kërkuar për ushqim, leopardit i ngec koka në tenxhere

LEXO EDHE:  Shtojeni bukurinë me ushqim të duhur

Luani

Ndër shenjat më të dedikuara për lëvizjen dhe aktivitetet motorike: Luani ka një nevojë të vazhdueshme për t’u kënaqur dhe vlerësuar dhe sporti, veçanërisht ai i bazuar në forcë dhe lëvizje është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmbushur këtë qëllim. Fort konkurrues dhe i përqendruar në sukses.

Dashi

Një profil këmbëngulës dhe konkurrues si ai i Dashit tenton të shkëlqejë në aktivitetet atletike, veçanërisht ato që janë më pak të lodhshme dhe prandaj zakonisht janë më komplekse./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Mbi gjoksin e saj vendos logon” Unë votova”/ Modelja e njohur bën thirrje për votim me pozat topless

Publikuar

-

Nga

Mbi gjoksin e saj vendos logon” Unë votova”/ Modelja e njohur bën thirrje për votim me pozat topless

Ireland Baldwin ka përdorur platformën e saj për të inkurajuar ndjekësit e saj të japin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

25-vjeçarja ka pozuar topless duke mbuluar gjoksin e saj, me dy ngjitëse ku shkruhej “Unë votova”. Modelja shfaqet afër buzës së pishinës me një palë pantallona dhe mjaft e relaksuar.

Menjëherë pas këtyre fotove të publikuara në rrjetet sociale kanë vërshuar komënetet e shumta komplimentuese drejt modeles së njohur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Adele i befason të gjithë/ Shfaqet në publik me 45 kilogramë më pak

Publikuar

-

Nga

Adele i befason të gjithë/ Shfaqet në publik me 45 kilogramë më pak

Këngëtarja me famë botërore, Adele i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj teksa është shfaqur me një pamje totalisht ndryshe në publik.

Ajo ka humbur 45 kilogramë dhe së shpejti pritet që këngëtarja të rikthehet në ekran.

32-vjeçarja do të drejtojë “Saturday Night Live” dhe është tejet e emocionuar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku shkruan: “Edhe tre ditë kanë mbetur”. Ndërsa në promon e emisionit, këngëtarja shfaqet më elegante se kurrë, gati sa nuk njihet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE