Connect with Us

Zyrtare/ Zëvendësuesi i Rrocës, Kukësi prezanton një brazilian

Sport

Zyrtare/ Zëvendësuesi i Rrocës, Kukësi prezanton një brazilian

Publikuar

-

Largimi i Eduart Rrocës drejt Istanbulspor ka krijuar një boshllëk jo të vogël te Kukësi, duke qenë se mesfushori nga Librazhdi ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Kukësi ka vendosur ta zëvendësojë atë me një brazilian.

Mateus Leira ka firmosur me nënkampionët pasditen e sotme për dy vite dhe klubi i ka besuar menjëherë fanellën me numrin ‘10’. 25-vjeçari sezonin e fundit është aktivizuar me ekipin e Platania në ligën e dytë greke, ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi dy gola. /vipsport.al/

POSTIMI I KLUBIT VERILINDOR:

Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus!”, shkruhej në njoftimin e Kukësit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Greizmann “tradhton” Messin, shikoni çfarë ka bërë së fundmi

Publikuar

-

Nga

Antoine Griezmann ka dalë në krah të Bartomeu-t për çështjen e reduktimit të pagave. Në shtëpinë e Barcelona-s po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për problemin financiar në çdo mënyrë. Gjatë javëve të kaluara, klubi u ka kërkuar futbollistëve që të ulnin rrogën deri me 30%, por lojtarët kanë refuzuar.

Nga sa mësohet, disa lojtarë e kanë kuptuar situatën e klubit dhe duket se janë gati të ndihmojnë klubin në këtë moment krize. Ter Stegen, de Jong dhe mbi të gjithë Griezmann duket se e kanë pranuar ofertën për ta shtyrë marrjen e një pjese të rrogës të viteve të ardhshme.

Një sjellje që nuk duhet se çfarë reagimi mund të krijojë brenda grupit, duke parë se shumë senatorë, nga sa thuhet në Spanjës, nuk ishin shumë në favor të kësaj zgjidhjeje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Foto/ Ylli i Kombëtares shqiptare në formacionin e lojtarëve më të shtrenjtë debutues në Champions

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha këtë javë do të përjetojë për herë të parë emocionet e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, turneun më të rëndësishëm për klube në Europë. Një arritje e shkëlqyer për portierin shqiptar, i cili do të mund të tregojë vlerat e tij edhe në arenën më prestigjioze në kontinent.

Për Strakoshën, kjo pejsëmarrje do të jetë edhe më e veçantë për faktin se tashmë rreshtohet mes yjeve që do të debutojnë në këtë edicion. Portali i njohur “Transfermarkt”, i cili trajton vlerat e futbollistëve në treg, ka përpiluar formacionin e debutuesve me vlerat më të shtrenjta dhe në mes tyre gjendet edhe Strakosha.

Portieri vlerësohet 25 milionë euro ndërsa ka përpara emra të tjerë shumë të njohur në mbrojtje si Uan-Bisaka (40 milionë euro) apo Diego Karlos (50 milionë euro). Kamavinga dhe Luis Alberto me vlerë 50 milionë euro janë yjet e këtij rreshtimi në mesfushë. Ndërsa në sulm, dy emrat më të njiohur janë Kulusevski dhe Kieza, të dy futbollistë të Juventusit që luajnë për herë të parë në Ligën e Kampioneve në edicionin aktual.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kontratë 4-vjeçare, Skënderbeu zyrtarizon afrimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Joan Çela është lojtari më i ri i Skënderbeut. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi korçar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori ka qënë pjesë e Luftëtarit në sezonin që kaloi, duke dhënë kontributin e tij.

Çela firmosi një kontratë katër vjeçare, me shpresën se do ambientohet sa më shpejt me Klubin e ri.Skënderbeu pësoi revulucion në verë, ku u larguan shumë lojtarë kryesorë. Kjo bëri që të kishte shumë hapësira në ekip, e më pas ndërhyrja në merkato të ishte e detyrueshme. Në pankinë u ul një ekspert si Juljan Ahmataj, i cili synon ringritjen e ekipit.

LEXO TE PLOTE