Connect with Us

Vllaznia pa frena, prezanton dhe mesfushorin kuksian

Sport

Vllaznia pa frena, prezanton dhe mesfushorin kuksian

Publikuar

-

Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori kuksian është prezantuar te kuqeblutë pas firmosjes së kontratës për sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës sezonin e kaluar, ekip me të cilin u shpall nënkampion. Jonuzi është një prodhim i Kukësit, teksa u aktivizua për dy sezone edhe me Laçin.

Fjoart Jonuzi ka nënshkruar për Vllazninë një kontratë një vjeçare me të drejtë nga ana e Klubit për rishikimin e saj në merkaton e Janarit nëse performanca e lojtarit nuk është në nivelin e dëshiruar nga stafi teknik.

Jonuzi është pëlqyer nga traineri Brdaric për të patur një forcë më tepër në mesfushë“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit shkodran.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Bojkoti i kampionatit, Liga Profesioniste bën reagimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Nuk ka ende një datë se kur do të fillojë kampionati shqiptar, i cili është në bojkot nga 12 shtatori. Presidenti i FSHF, Armand Duka ditën e djeshme konfirmoi se kishte pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku ishte folur pikërisht për kampionatin e futbollit.

Megjithatë në një deklaratë të bërë së fundmi, Liga Profesioniste e futbollit bën me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga qeveria apo kryeministri.

Gjithashtu më tej në njoftim bëhet me dije se ditën e hënë Liga do të mblidhet sërish në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Laçi mposht Tiranën në miqësoren e zhvilluar në “Selman Stërmasi”

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur me fitoren e kurbinasve, ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Laçi në “Selman Stërmasi”.

Të besuarit e Cungut fituan me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Deliu në minutën e 62’. Bardheblutë ishin dominues gjatë ndeshjes, ku kishin disa raste për shënim, të cilat nuk i shfrytëzuan.

Nga kjo përfituan kurbinasit, të cilët nëpërmjet një aksioni model në minutën e 61, ia dalin të shënojnë golin e avantazhit. Pas kësaj skuadra e Egbo u hodh e gjitha në sulm, për të gjetur të paktën barazimin, por pa sukses, pasi bardhezinjtë ishin të pozicionuar shumë mirë në fushë.

FT: TIRANA-LAÇI 0-1

Deliu 62′

62’ GOOOL LAÇI 0-1! Aksion model i skuadrës së Cungut, që futet bukur në zonë me Xhixhën, i cili pason te Rodrigez, ky i fundit pas një lëvizje të bukur, e nxjerr Deliun të vetëm përballë portierit, i cili nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë.  

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video/ Spektakël në “El Clasico”, Reali i Zidanit “leksion” Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 3-1 Barcelonën, duke u larguar nga “Kamp Nou” si fitues të “El Clasicos”.

Që në fillim ndeshja nisi me spektakël, teksa skuadra e Zidanit kaloi në avantazh me anë të Valverdes në minutën e 5’. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi Fati barazoi shifrat në minutën e 8-të. Pas kësaj rastet për të dyja skuadrat ishin të shumta, por asnjëra nuk ia doli të shënojë golin e avantazhit në pjesën e parë.

Pikërisht golin e avantazhit e gjeti Reali në minutën e 63’, teksa pas një penalltie të fituar nga Ramos, ishte pikërisht ky i fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Ky gol duket se i tronditi katalanasit, të cilët dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. Për të hipotekuar fitoreën e madrilenëve, mendoi Luka Modriç, i cili pas një aksioni të ndërtuar vetë, ia doli të shënojë në minutën e 91’.

Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditen në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.

FT: BARCELONA – REAL MADRID 1-2

Fati 8′ / Valverde 5′ , Ramos 62′, Modriç 91′

 

LEXO TE PLOTE