LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trendi i pazakontë në Tik Tok që po shqetëson stomatologët/ Çfarë po bëhet virale në rrjetet sociale

18 Shtator 2020, 10:02, Lifestyle CNA
Trendi i pazakontë në Tik Tok që po shqetëson

Aplikacioni Tik Tok është kthyer në një nga më të përdorurit nga të rinjtë. Të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke realizuar video të shkurtra të cilat më pas i ndajnë në Tik Tok, ku disa prej tyre kthehen edhe në virale. I tillë është edhe trendi që po qarkullon së fundi në rrjet.

Disa vajza kanë prezantuar një mënyrë se si mund të bëni dhëmbët të duken të barabartë dhe të mprehtë. Vajza shfaqet me një limë në dorë dhe në moment nis ta përdorë atë në dhëmbët e saj.

Por kjo gjë ka shqetësuar shumë stomatologët të cilët paralajmërojnë se kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin dhe rrezikojnë sëmundje apo prishje të smaltit të dhëmbëve.

Stomatologët tregojnë se kjo është tepër e dëmshme dhe mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të strukturës së dhëmbëve, si dhe smaltit rreth skajit të dhëmbi Ju nuk mund të rigjeni smaltin e dhëmbëve, kështu që dëmtimi është i pakthyeshëm.

Rrezikojnë të dëmtojnë indet e dhëmbëve ose smaltin e shëndetshëm, duke shkaktuar potencialisht çështje të tilla si ndjeshmëria ose dhimbja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga